11.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Ballkani me letër të hapur: Janë duke u bërë kalkulime në futboll

Ballkani që mori kreun e Superligës së Kosovës mendon që skuadrat kundërshtare janë duke bërë kalkulime të ndeshjeve.

“Xhebrailat” fituan me rezultat minimal 1 – 0 ndaj Gjilanit dhe morën kreun me pikë të barabarta me Dritën, derisa Prishtina zë pozitën e tretë me një më pak.

Përmes një komunikate zyrtare, Ballkani i dërgoi letër të hapur presidentes, kryeministrit dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit me dyshimet që janë duke u ‘shitur’ ndeshjet.

Letra e plotë pa ndërhyrje:

“Letër e hapur

Për:​​Presidentën e Republikës së Kosovës

​​Kryeministrin e Republikës së Kosovës

​​Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Cc:​​Kushdo që është i interesuar

Tema: ​​Kampionati i Kosovës në Futboll – Superliga

Të nderuar/a,

Pa asnjë fije dyshimi konsiderojmë që secili qytetarë i Republikës së Kosovës është gëzuar me faktin që futbolli vendor u anëtarësua në FIFA dhe UEFA, duke shpresuar se përfundimisht futbolli i Kosovës po dilte nga mjerimi ku kishte mbetur si rezultat i okupimit.

Fatkeqësisht kjo shpresë rezultoi e dështuar për arsye se përveç problemeve të okupimit dhe të mos inkuadrimit në mekanizma ndërkombëtarë, tani jemi duke u ballafaquar me mos zhvillimin, pengimin apo thjesht shkatërrimin e futbollit në Kosovë, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, fajtorë janë vet faktorët e futbollit kosovar.

Si është e mundur që për vite me radhë në futbollin e Kosovës, ose më saktë në përfundim të çdo sezoni të futbollit qoftë në garat e kampionit apo të kupës, opinioni më tepër merret me kalkulime matematikore sesa me futboll të vërtetë. A jemi ne duke luajtur futboll, apo jemi duke bërë “matematik“, sepse ne si klub jemi regjistruar në FFK për të luajtur futboll, e jo për të bërë “kalkulime”.

Si është e mundur që opinioni të dijë, e me javë para ndeshjes dinte si do të përfundonte ndeshja. Cili klub cilit klub tjetër po ia lëshon lojën, cili klub e lëshon kupën për kampionat, e cili klub e lëshon kampionatin për kupë etj.

Mjafton të hysh në faqet zyrtare të klubeve dhe këtë fenomen e vëren nga vet tifozët e klubeve gjegjëse, fatkeqësisht në krejt këtë maskaradë janë të përfshirë disa klube, disa mbetje politike dhe FFK, kjo e fundit në mënyrë mjeshtërore kryen punën e sajë duke vendosur cili klub do bëhet kampion, e cili do ta fitojë kupën, si dhe cili do mbetet pa asgjë.

Mjafton t’i shohim vetëm ndeshjet e muajit të fundit në kupë dhe të kampionatit që të arrijmë në përfundimin se futbolli në Kosovë ka degraduar në çdo aspekt.

Prandaj i lusim të lartshënuarit dhe mekanizmat ligjorë të fillojnë të merren më këtë çështje sa nuk është bërë vonë, kjo për hir të rinisë kosovare dhe investimeve të mëdha të cilat po i bëjnë investitorët me djersen e tyre”, shkroi klubi në Facebook.

Letër e hapur Për:​​Presidentën e Republikës së Kosovës​​Kryeministrin e Republikës së Kosovës​​Ministrin e…

Posted by FC Ballkani on Sunday, April 25, 2021

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com