14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Kuzhina

Bajadera të bardha me kokos: Pa pjekje, gatuhen për 10 minuta!

Bajadera është padyshim një nga ëmbëlsirat më të preferuara dhe për të gjithë adhuruesit e saj –  ja një version shumë i veçantë 

Përbërësit:

▪ 300 g sheqer
▪ 200 ml ujë
▪ 250 g margarinë
▪ 300 g keks
▪ 100 g kokos

Glazura:

▪ 100 g çokollatë të bardhë
▪ 3 lugë vaj

Përgatitja:

Sheqerin dhe ujin qiteni në tenxhere dhe kur të vlojë zieni edhe 3–4 minuta.

Shtoni margarinën dhe përzieni derisa të shkrihet.

Pastaj shtoni keksin e bluar dhe kokosin dhe të gjitha përzieni mirë.

Përbërjen qiteni në enë të mbështjellë me folie dhe lëreni të forcohet.

Nga gjysma e kësaj përbërjeje mund të bëni toptha dhe t’i rrokullisni në keksin e bluar.

Shkrini në avull çokollatën me vaj dhe qitjani bajaderës, kur të forcohet priteni në shtangla (shufra).

Bajaderës mund t’i hidhni edhe përbërjen e bardhë të gatuar nga sheqeri pluhur me pak ujë.

Ju bëfshin mirë.

Related posts

Speca të mbushur me kërpudha

admin

Tortë Pandoro në formë bredhi

admin

Byrek me brumë të gatuar me tri lloje djathi: Më të butë dhe më të shijshëm as që mund të ketë!

admin