23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Maqedoni

Azeski: Zaevi, Rama dhe Vuçiqi treguan liderizëm politik

Shkup, 29 korrik – Liderizëm politik- këtë sot mund ta shihnim në vepër nga kryeministrat Zaev, Rama dhe presidenti Vuçiq. Ky ka qenë vlerësimi i kryetarit të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski para fillimit të panelit ekonomik që po mbahet në kuadër të Forumit rajonal ekonomik “Ballkan i integruar” në Shkup.

“Ajo që nënkuptohet sipas kritereve perëndimore se kërkohet liderizëm politik nga kryetarët, atë sot mundëm ta shohim në vepër edhe nga Zaevi, edhe Rama dhe Vuçiqi, pasi një nismë e cila ende nuk ka mbështetje të plotë, drejtuesit politik ta shpjegojnë, kanë guxuar të ecin përpara dhe ta dërgojnë popullin në atë qëllim, është pra vetëm liderizëm politik që e kupton perëndimi dhe në të cilën duhet ecur”, ka thënë Azeski.

Përmes video fjalimit ai më pas dërgoi dy porosi.

“E para prej tyre është që sot përfundimisht të dakordohemi të zhduken turmat e gjata të kamionëve në kufijtë tanë, e dyta- atë që deri tani e karakterizonte: mbyllja, ekonomia gri dhe forca e lirë punëtore të mbeten pas nesh. Prandaj nevojitet të bëjmë marrëveshje për dy punë: “ta hapim Ballkanin dhe të bashkohemi si biznes”, ka thënë Azeski.

Kolegia e tij, Ines Mukostepa, kryetare e Unionit të Odave tregtare- industriale të Shqipërisë ka bërë rezyme të shkurtë duke thënë se Ballkani Perëndimor është rajon i marrëveshjeve, mundësive dhe njerëzve të aftë dhe të vlefshëm.

“Kjo mjafton t’i ruajmë marrëdhëniet tona dhe të ndihmojmë. Komuniteti i biznesit është para një momenti të rëndësishëm që ta merr drejtimin e duhur. Pres mbështetje nga liderët politik, besoj se ata do t’i ndjekin hapat tonë. Shpresoj në besim dhe bashkëpunim pa barriera”, ka thënë Mukostepa.

Në fjalimet hyrëse, Zaevi, Vuçiqi dhe Rama kanë thënë se fillon një epokë e re e bashkëpunimit në rajon- autentik, nismë e pavarur e Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë ku të mirëseardhur dhe të ftuar janë edhe shtete tjera të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Liderët politik thanë se i kanë dëgjuar kërkesat e bashkësisë së biznesit dhe se bëjnë përpjeke maksimale për realizimin e tyre. Që të tre dërguan porosi për bashkim të ekonomive të rajonit, lehtësim të lëvizjes, eliminim të barrierave dhe krijimin e tregut të përbashkët.

Related posts

Zbulohen lëndë narkotike në Gostivar, arrestohen dy persona

Admin

Kaloi më shumë se gjysma e kohës, ndërsa Maqedonia e Veriut ka regjistruar më pak se një milion banorë

Admin

A po ashpërsohet fushata ende pa filluar ?

Admin

Nxënësit e Tetovës dhe Gostivarit kthehen në bankat e shkollës

Admin

Ruskovska: Së shpejti padi për Rashkovskin

Admin

Galloway: Reformat të domosdoshme, jo për BE-në, por për një jetë më të mirë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com