24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Avokati i Popullit nuk e dërgon në Kushtetuese shkarkimin e Valdete Dakës

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka me 27 tetor i ishte drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Megjithatë edhe përkundër vërejtjeve nga ana e Bashkimit Evropian, Avokati i Popullit konstaton se vendimi për shkarkim e kryetares së KQZ-së përcaktohet me ligj.

Sipas burimeve të Demokracia.com, për këtë vendim Avokati i Popullit i është referuar nenit 84 të Kushtetueses.

Sipas këtij neni të Kushtetuese “Paragrafi 26, i Kushtetutës përcakton kompetencën e Presidentit për të emëruar Kryetarin e KQZ-së, por që Kushtetua mbetet e heshtur sa i përket shkarkimit apo edhe ndërprerjes së mandatit”.

Po ashtu sipas këtij neni të Kushtetueses, ndërprerja e mandatit dhe emërimit të anëtarëve të KQZ-së, duke përfshirë këtu edhe Kryetarin e KQZ-së përcaktohet me Ligjin nr.03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (neni 61, paragrafi 5) mbi të cilin, në mes tjerash, bazohet Vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës nr.42/2021, i datës 14 qershor 2021.

Në kërkesë që Daka i ishte drejtuar Avokatit të Popullit, thuhej se vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, për ndërprerjen e mandatit si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është jo kushtetues dhe i paligjshëm dhe se ka shkelur të drejtat dhe liritë personale.

Ndryshe, Misioni i Bashkimit Evropian prezantoi muajin e kaluar një raport fillestar mbi procesin zgjedhor të 17 tetorit, ku thuhet se ekziston një dispozitë ligjore e paqartë lidhur me vendimin e presidentes Osmani, për shkarkimin e Dakës.

Related posts

Ardian Gjini fiton edhe një mandat për të qeverisur në Gjakovë

admin

Eurodeputetja: Kosova dhe Republika Srpska nuk duhet të krahasohen në asnjë mënyrë

admin

Kosova vështirë se do përmbushë objektivat e Agjendës së Gjelbër, thotë rregullatori evropian

admin