Pas nisjes së aksionit të Gjykatës Speciale në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi ka reaguar edhe avokati Arianit Koci.
Ai theksoi se kjo mund të jetë konfirmim i aktakuzës, por jodomosdoshmërisht dhe shtoi se kjo bastisje është e panevojshme, duke aluduar se deri sot të gjithë ata që kanë poseduar ftesë për t’u gjykuar në gjykatë janë paraqitur.
“Po kryhet një bastisje, e cila është spektakël i panevojshëm, deri sot çdonjëri është paraqitur në Speciale, nuk ka pasur nevojë për një spektakël të tillë. Kjo mund të jetë konfirmim i aktakuzës, por jodomosdoshmërisht”, tha ai në një emision televiziv.
Ai theksoi se Policia e Kosovës është vetëm mbështetje në këtë aksion.