13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Kulturë

Autor i mbi 50 dramave dhe komedive, ndahet nga jeta dramaturgu i njohur Fadil Kraja

Shkrimtari dhe dramaturgu i njohur Fadil Kraja është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Teatri “Migjeni” në një postim në rrjetet sociale. “Me hidhërim të thellë njoftojmë se vdiq në moshën 91 vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, Fadil Kraja. Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, me datë 19 , nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”, thujet në njoftimin e teatrit. Kraja është vlerësuar me disa çmime, si “Kalorësi i Skënderbeut”, “Mjeshtër i Madh” dhe “Krenaria e Qytetit”.Fadil Kraja u lind në Shkodër, Shqipëri, më 11 tetor 1931.Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin e Shkodres ku spikati me talentin per letersine. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhe-Letersi. Pas diplomimit punoi ne profesionin e mesuesit te cilin e trashegonte edhe nga familja e tij.Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat keshtu qe mesimi zhvillohej në shtëpinë e njerit prej banoreve, Hasan Metit. Kjo shkolle kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme psh. ne letërsi dhe art.Fadil Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Me vone ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër.Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin “Migjeni”.Nga viti 1972 gjer më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.Vëllimet poetike

• “Kënga ime”

• “Melodi malësore”

• “Jehona malesh”Vëllime me tregime

• “Kandidatja e fundit”

• “Ndodhitë e Nereidës”

• “Fajin e kishte Besa”Romane

• “Britma e një gruaje”

• “Pengu i diellit”

• “Balada e nënës”

Drama

Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë etj.

Related posts

Ekspozitë: “Kujtime” të artistit Burim Myftiu

admin

Arti i Frida Kahlo thyen rekord në ankand

admin

Organizim i ngjarjes “Anton Nikë Berisha studiues i letërsisë së arbëreshërve të Italisë”

admin