Author: DailyNews
Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Bruksel, ka akuzuar drejtpërdrejt Izraelin për gjenocid në Rripin e Gazës. Duke folur para deputetëve të Parlamentit Evropian, ajo e quajti situatën në Gaza një akt gjenocidal dhe u shpreh se është koha që bashkësia ndërkombëtare të mos heshtë më përballë një tragjedie të tillë. “Ky është gjenocid. Unë do të guxoj ta them këtë këtu dhe sot… Ne po e shohim, po e vëzhgojmë dhe po heshtim”, deklaroi ajo, duke i bërë thirrje BE-së të reagojë më fuqishëm ndaj bllokadës humanitare në Gaza, e cila…
Leroy Sane me shumë mundësi do të largohet nga Bayern Munich gjatë kësaj merkato verore. Sulmuesi gjerman ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit, teksa ka opsione të tjera që presin. Një nga të interesuarit më seriozë, janë gjigantët e Arsenal. Klubi londinez është i gatshëm që t’i plotësojë kërkesat ekonomike Sanes, i cili do të jetë një lojtar i lirë dhe okazion për “Topçinjtë”. Përsa i përket sezonit që lamë pas, 29-vjeçari ka bërë mirë me bavarezët. Në 45 ndeshje që ka marrë pjesë, Sane ia ka dalë që të shënojë 13 gola dhe të asistojë në 6 të…
Kryetari i Komunës së Gostivarit sot në përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë të Gostivarit. Bëhet fjalë për asfaltim të mbi 1.2 kilometrave që do të lidhë fshatin me qytetin e Gostivarit dhe dukshëm do të përmirësojë komunikacionin jo vetëm të fshatit Zdunjë, por edhe fshatrava afër tij. “Me këtë projekt është përmirësuar shumë infrastruktura në Zdunjë, dhe jo vetëm për banorët e këtij fshati, por edhe për qytetarët e vendbanimeve tjera që kalojnë nga këtu”, u shpreh Limani. Kryetari Valbon Limani theksoi se tani do të kemi periudhë më dinamike dhe se do të punohet kryesisht në…
Shtetet e Bashkuara dhe Irani pritet ta zhvillojnë rundin e pestë të bisedimeve për programin bërthamor të Teheranit të premten në Romë. Rëndësia e këtyre bisedimeve kurrë nuk ka qenë më e madhe. Pengesa kryesore është pasurimi i uraniumit nga Irani. Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se Irani duhet të heqë dorë nga kjo për të arritur marrëveshje, në mënyrë që të mos e përdorë atë për zhvillimin e bombave atomike. Megjithatë, për Iranin, vazhdimi i pasurimit të uraniumit është bërë çështje parimore, pasi ministri i Jashtëm, Abbas Araqchi, tha se pasurimi do të vazhdojë “me apo pa marrëveshje”. Araqchi e…
Presidenti Donald Trump, ka njoftuar sot një shkëmbim të madh të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përgëzuar të dyja vendet. Trump shkruan u shpreh se kjo mund të çonte në diçka të madhe, ndoshta duke iu referuar negociatave të mundshme midis palëve në luftë. “Një marrëveshje për një shkëmbim të madh robërish sapo është arritur midis Rusisë dhe Ukrainës. Do të zbatohet së shpejti. Urime të dyja palëve për këtë negociatë. A mund të çojë kjo në diçka të madhe?”, shkroi presidenti amerikan në një postim në rrjetin Truth Social. Ukraina ka paraqitur një listë me 1.000 robër lufte…
Përvjetori i ushtrisë dhe ditëlindja e Trumpit, Amerika përgatitet për një paradë gjigante ushtarake
Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të organizojë më 14 qershor një paradë të madhe ushtarake për të shënuar 250-vjetorin e themelimit të saj, një ngjarje historike që ka ngjallur debate për shkak të përkimit me ditëlindjen e ish-presidentit Donald Trump. Sipas zyrtarëve të ushtrisë, në paradë do të marrin pjesë mbi 6,600 ushtarë, 150 automjete ushtarake, 50 helikopterë si dhe shtatë banda muzikore ushtarake. Ngjarja do të zhvillohet në kryeqytetin amerikan dhe do të pasohet me një spektakël fishekzjarresh në National Mall. Ndërsa ushtria thekson se qëllimi i paradës është të nderojë themelimin e saj në vitin 1775, kritikët…
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot se dy rastet e para të lisë së majmunëve janë konfirmuar në Maqedoni. Pacientët u testuan me rekomandimin e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës, dhe përveç lisë së majmunëve, u kryen edhe teste për HIV, sifiliz dhe herpes. Analizat laboratorike, të kryera në tre mënyra të ndryshme, konfirmuan rastet. Pas rezultateve të marra, menjëherë u morën masat e duhura dhe u informuan të gjitha institucionet përkatëse – Ministria e Shëndetësisë, Klinika për Sëmundjet e Lëkurës dhe Klinika e Sëmundjeve Infektive. Epidemiologët nga Instituti i Shëndetit Publik kanë nisur një anketë të individëve të infektuar…
Gaza vijon të mbetet në mëshirë të fatit. 29 persona, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, kanë humbur jetën për shkak të kushteve të rënda të urisë, ndërsa mijëra të tjerë janë në prag të vdekjes. Ky bilanc tragjik është shënuar në vetëm dy ditët e fundit, ndërsa shumë familje kanë vuajtur në heshtje, përballë mungesës së ushqimit dhe mundësive për të mbijetuar. Lajmi vjen ndërkohë që ofensiva ushtarake izraelite ka rifilluar me intensitet të shtuar, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave të tjerë që nga agimi i ditës së enjte. Sipas Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së, rreth…
Luka Modric është konfirmuar tashmë se do të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere dhe klubi ka filluar përgatitjet për zëvendësimin e tij. Me largimin e kroatit, pritet që të sjellin një mesfushor të ri dhe disa emra kanë filluar të shqyrtohen si pasues të mundshëm. Në muajt e fundit është raportuar se mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez, është në radarët e Real Madridit, dhe sipas Cadena SER, ai shihet si një kandidat serioz për të zëvendësuar Modricin. “Los Blancos” kishin shfaqur interes për të që para transferimit të tij të shtrenjtë te Chelsea pas Kupës së Botës 2022,…
Partia bullgare “Ekziston një popull i tillë” (EPT) njoftoi se do të propozojë një deklaratë që do të konfirmojë qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me Maqedoninë e Veriut. Këtë e njoftoi zëvendëskryetari i grupit parlamentar, Stanislav Balabanov, për gazetarët në parlamentin bullgar. Ai theksoi se deklarata do t’u paraqitet të gjitha grupeve parlamentare. Do të përmenden të gjitha marrëveshjet dhe elementët e Kornizës Negociuese, në mënyrë që të mos ketë presion nga jashtë Bullgarisë dhe që të bëhet gjithçka e mundur ndaj RMV-së dhe “rruga e tyre drejt BE-së është e shtruar nëse plotësojnë kushtet e tyre të pranimit”, theksoi…