24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Bota

Austriakja e pavaksinuar, Carina: I shikoj njerëzit në kafene, por mua nuk më lejohet të hyj

Carina, një mësuese e yogas në Vjenë, nuk është e vaksinuar kundër COVID-19 dhe dëshiron të mbetet e tillë.

Pra, ajo tani është nën izolim, si rreth dy milionë austriakë të tjerë të pavaksinuar, raporton bbc.

Ajo lejohet të largohet nga shtëpia vetëm për arsye thelbësore si puna ose blerja për ushqim dhe i është ndaluar të hyjë në kafene dhe restorante.

Carina thotë se nuk e kupton arsyen e bllokimit dhe se kjo e bën të ndihet e trishtuar.

“Sot në mëngjes isha duke ecur pranë disa kafeneve”, më tha ajo. “Është pak e çuditshme të shikosh brenda dhe të dish se nuk mund të hyja. Kjo të bën të ndihesh vërtet e përjashtuar. Unë jam një nga këta njerëz që janë bërë armik”, tha austriakja.

“Unë nuk dua që njerëzit të sëmuren. Unë jam e kujdesshme. Unë testohem. Nuk jam në rrezik shumë të madh [nga Covid-19] dhe ndihem sikur është një vendim shumë personal. Unë i kuptoj njerëzit që vaksinohen dhe kur njerëzit nuk duan të vaksinohen”, tha ndër të tjerash Carina.

Theksojmë se ka pasur demonstrata në disa pjesë të vendit në shenjë proteste kundër bllokimit. Policia thotë se do të kryejë kontrolle të rastësishme tek njerëzit në vende publike dhe do të gjobisë këdo që nuk mund të tregojë një certifikatë vaksinimi ose shërimi.

Rreth 65 për qind e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore. Vendi aktualisht po sheh shkallën më të lartë të infeksioneve ditore për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Që nga shtrëngimi i masave, më shumë austriakë janë goditur. Jashtë një qendre vaksinimi në Vjenë janë krijuar radhë të gjata. Disa vinin për injeksione përforcuese, të tjerë për injeksionet e tyre të para. 

Related posts

50 vite pas rikthimit historik në OKB

admin

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Linhart: Ballkani Perëndimor është pjesa më e rëndësishme e një Evrope të përbashkët

admin

Rreth 600 migrantë do të kthehen nga Bjellorusia në Irak

admin