13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Bota

Austria futet në izolim total pasi rriten rastet me Kovid-19

ustria do të bëhet vendi i parë europian që do t’i bëjë vaksinat e detyrueshme

Austria do të vendosë një tjetër bllokim kombëtar duke filluar nga e hëna dhe do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 duke nisur nga muaji Shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur Kancelari, Alexander Schellenberg pasi ky vend po vuan nga një valë e katërt e pandemisë.

Austria do të bëhet kështu vendi i parë në Evropë që do t’i bëjë të detyrueshme me ligj vaksinat kundër Covid-19.

“Ne nuk duam një valë të pestë“, u shpreh Schallenberg pas takimit me guvernatorët e nëntë provincave të Austrisë.

Rajone të caktuara po përballen me shkallën më të lartë të infeksioneve në vend, ku spitalet po arrijnë kufijtë e kapacitetit për trajtimin e të prekurve.

Rreth 66% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, një nga normat më të ulëta në Europën Perëndimore.

Vendimi për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin midis popullsisë së rritur pritet të shkaktojë debate të shumta.

Ky vend ka imponuar një sërë masash të rrepta së bashku me Gjermaninë dhe Sllovakinë në javët para Krishtlindjeve, pasi debatet po ndizen lidhur me faktin nëse vetëm vaksinat janë të mjaftueshme për të luftuar koronavirusin.

Related posts

Shefi i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe: Duhet të jemi gati për luftë me Rusinë

admin

Londër: Depozita në renminbi arrin në 88.5 miliardë juanë

admin

Hulumtim / Një e pesta e pacientëve të sëmurë me COVID-19 mund të preket nga sëmundje psiqike

admin