5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Bota Editor's Picks

Australia nuk do të hapë plotësisht kufijtë për vitin 2021

Australia nuk ka gjasa që të hapë plotësisht kufijtë e saj në 2021 edhe nëse shumica e popullsisë do të vaksinohen siç është planifikuar, thotë një zyrtar i lartë i shëndetit.

Sekretari i Departamentit të Shëndetësisë, Brendan Murphy bëri parashikimin pasi u pyet për përshkallëzimin e koronavirusit nga kombet e tjera.

Dr.Murphy drejtoi aksionin e mëparshëm për të mbyllur kufijtë e Australisë marsin e kaluar.

“Unë mendoj se do ta kalojmë pjesën më të madhe të këtij viti me kufizime ende thelbësore të kufirit,” tha ai të hënën.

“Edhe nëse do të kemi një numër të madh të personave të vaksinuar, nuk e dimë nëse kjo do të ndalojë transmetimin e virusit,” shtoi ai .

Qytetarët, banorët e përhershëm dhe ata me përjashtime lejohen të hyjnë në Australi nëse kryejnë një karantinë hoteli 14 ditore me shpenzimet e tyre.

“Qantas”, transportuesi kombëtar i Australisë rihapi rezervimet në fillim të këtij muaji, por tha që udhëtimet ndërkombëtare të fillonin nga korriku 2021.

Megjithatë, kjo tani varet nga vendimi i qeverisë Australiane për të rihapur kufijtë, shkruan BBC.

Related posts

Marrëdhëniet NATO-Rusi janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë, thotë Stoltenberg

Admin

Coronavirusi mund të ketë vrarë 80-180 mijë punonjës shëndetësorë, thotë OBSH

Admin

Lëshuan çantat, zhveshën uniformat, hoqën këpucët,…: Kjo ishte mënyra e protestës së stjuardesave të ish-Alitalia në rrugët e Romës

Admin

Fermeri belg bleu banane në treg, por në to gjeti kokainë

Admin

Rusia identifikon variant të ri të koronavirusit

Admin

Kremlini nuk e “respekton” çmimin për Navalnyn

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com