13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Bota

Australia e shpall Hezbollahun organizatë terroriste

Australia e ka shpallur Hezbollahun si organizatë terroriste.

Ndonëse autoritetet australiane e kanë konsideruar më parë si terrorist vetëm krahun e armatosur të këtij grupi, tani masa është shtrirë në gjithë organizatën politike.

Ministrja për Punë të Brendshme në Australi, Karen Andrews, ka thëë më 24 nëntor se ky grup shiit, i përkrahur nga Irani “vazhdon të kërcënojë me sulme terroriste dhe të ofrojë mbështetje për organizata terroriste”.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë po ashtu Hezbollahun si grup terrorist, mirëpo shumë shtete nuk e konsiderojnë të tillë krahun politik të grupit, pasi ka shqetësime se një vendim i tillë do të ndikonte në kufizim të kontakteve me Qeverinë e Libanit.

Me 23 qershor 2020 edhe Qeveria e Kosovës e ka shpallur organizatë terroriste gjithë Hezbollahun.

Hezbollah është forcë politike dominuese në Liban, me bllok në parlament, pozita në Qeveri dhe krahun e armatosur që konsiderohet më i fuqishëm sesa ushtria e shtetit.

Related posts

Njihuni me gratë nga India që nuk heshtin përballë dhunës së meshkujve, përkundrazi – ato u kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë

admin

Zjarr i madh në një depo masive në Lubjanë, angazhohen 150 zjarrfikës – pamje nga vendi i ngjarjes

admin

Merkel, thirrje për bisedime urgjente për të luftuar përhapjen e Covid-19

admin