21.7 C
Skopje, NM
24/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Politika Rajoni

As BE dhe SHBA nuk janë në gjendje t’i hynë një procesi të dytë mes RMV dhe Bullgarisë, si ajo e Greqisë!

Kontesti me Bullgarinë, a mund përsëritet skenari “Greqia2” në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së?

Kontesti me Bullgarinë për gjuhën maqedonase dhe prejardhjen etnike të disa personaliteteve nga e kaluara historike, ka rritur përplasjet mes partive politike në Maqedoninë e Veriut.

Bullgaria ka arritur që këtë kontest ta ngrehë në nivelet më të larta të Bashkimit Evropian, me një memorandum, përmes të cilit kërkon që Marrëveshja bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes për fqinjësi të mirë, të jetë pjesë e kornizës negociuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Në këtë memorandum, pala bullgare thekson se “gjuha maqedonase nuk ka ekzistuar deri në 2 gusht të vitit 1944 dhe se formimi i kombit maqedonas është projekt i Beogradit gjatë periudhës mes dy luftërave botërore”. Sofja gjithashtu konteston prejardhjen e Goce Dellçevit duke theksuar se ai është bullgar, njëjtë siç pretendon edhe Shkupi se ai është maqedonas.

Madje disa herë zv/kryeministri bullgar Karakaçanov ka kërcënuar se Bullgaria mund të pengon rrugën drejt BE-së nëse nuk gjindet gjuhë të përbashkët mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare. Por a mund të ndodhë të përsëritet skenari “Greqia2” në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt antarësimit në Bashkimin Evropian?

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se zgjidhje të problemi duhet të ketë, dhe njëherit shprehen skeptik se mund të ndodhë skenari “Greqia2”, por ata shprehen rolin më të mëdh në këtë çështje duhet ta ketë Bashkimi Evropian.

Muhamed Halili, ish diplomat, për Zhurnal nuk përjashton mundësinë edhe të këtij skenari, por sipas tij kjo është shumë largë të ndodhë sepse Bullgaria nuk mund t’i bëj ballë presioneve të Berlinit.

“Në këtë moment ende jemi largë asaj, por poqëse konfliktet historike thellohen edhe më tej dhe nuk gjindet gjuhë e përbashkët është e mundur edhe kjo të bëhet, por për momentin besojë se ende nuk jemi në atë pikë të vlimit. Nuk jemi shumë largë, por nuk jemi afër pikës sepse megjithatë Gjermania është e interesuar që kryesimin me BE-në ta përmbyllë me një rezultat, e ai rezultat duhet të jetë fillimi konferencës ndërqeveritare njëherë me RMV dhe Shqipërinë. Shqipëria është pak më largë sepse ka edhe kushte plotësuese, por kushtet plotësuese të Shqipërisë mund të tejkalohen, ndërsa ky kusht i Maqedonisë është pak i vështirë. Nuk besoj se Bullgaria do të mund ti përballet presioneve që do t’i bëjë Berlini ndaj Bullgarisë sepse rrallë ndodhë që kryesimi i një shteti të fuqishëm me BE-në të mbarojë me fijasko”, ka deklaruar për Zhurnal, Muhamed Halili, ish diplomat.

Edhe analisti politik, Selim Ibraimi është i mendimit që skenari “Greqia2” është vështirë të ndodhë. Por ai thotë që bie në sy që në negociatat mes komisioneve nuk është i përfshirë asnjë historian shqiptarë.

“As BE dhe SHBA nuk janë në gjendje t’i hyne një procesi të dytë me MV. Mbetet që Komisioni ndërshtetëror në mes Bullgarisë dhe MV të punojë rëndë dhe i pavarur nga politika që të gjejë një zgjidhje për figurat historike që shkaktojnë probleme në mes dy shteteve. Në Komisione që kur u bllokua ka hyrë politika e qeverive dhe grupeve nacionaliste. Andaj është mirë që në favor të zgjidhjes, palët duhet të tërhiqen nga interpretimi ideologjik i historisë dhe datave. Një krizë tjetër për MV do të ishte fatale për të gjithë. Ajo që bie në sy është mungesa e historianëve shqiptarë në MV dhe mosinvolvimi i tyre në krizën aktuale dhe kuptohet pasiviteti i tyre ndaj marrëveshjeve që MV i ka nënshkruar dhe do t’i nënshkruajë. “Greqi 2″ si vështirë, përshkak të mungesës së mekanizamve dhe klimës ndërkombëtare për tu marrë me një problem minor si identiteti maqedonas”, ka deklaruar për Zhurnal, Selim Ibraimi, analist.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev e ka refuzuar kërkesën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për mbajtjen e takimit të liderëve ku përveç bisedimeve me Bullgarinë do të diskutohej edhe për regjistrimin, ekonominë, arsimin.

“Nuk e shoh të nevojshëm takimin e liderëve. Veçmas me njeri i cili nuk ka qëndrim për asnjë çështje të rëndësishme, kombëtare ose strategjike. Mickoski nuk është për marrëveshje në çfarëdo teme, ai kërkon mënyra se si të dëmtojë shtetin, veçmas për proceset që na çojnë drejt BE-së”, ka thënë Zaevi në deklaratën e shkurtë për mediat.

Para kësaj, në konferencën për shtyp, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski e përsëriti thirrjen që dje e dërgoi lideri i tij, Hristijan Mickoski për takim liderësh ku në tryezë do të viheshin “të gjitha çështjet e rëndësishme”.

Mickoski publikisht ftoi në takim liderësh ku përveç bisedimeve me Bullgarinë do të diskutohej edhe për regjistrimin, ekonominë dhe arsimin.

Zaev pritet që gjatë muajit nëntor të udhëtojë për në Sofje, në kuadër të Procesit të Berlinit 2020, i cili do të jetë nën bashkudhëheqje Maqedoni-Bullgar. Ai atje pritet të ketë takim me Boyko Borissovin, ku do të diskutojnë për çështjet historike.

Nga ana tjetër, komisioneri evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi gjatë vizitës së tij javë më parë në Shkup ka thënë se “është në interes edhe të Bullgarisë ashtu edhe të Maqedonisë së Veriut, që të gjejnë zgjidhje për këto çështje”.
Sipas tij, pa u sqaruar këto mosmarrëveshje, do të jetë shumë e vështirë që gjërat të lëvizin para, meqë procesi i zgjerimit të BE-së kërkon mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare.

Marrëveshjen për fqinjësi të mirë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria e kanë arritur më 2 gusht të vitit 2017, por për shkak të dallimeve të thella, ajo ende nuk është arritur të zbatohet.

Related posts

Vuçiq paralajmëron takim në kuadër të mini-Shengenit

NEFAIL EMINI

Daçiq: Serbia asnjëherë nuk do t’i bashkohet Perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

NEFAIL EMINI

Aleksandër Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Samit dy ditor i BE-së në Bruksel

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More