22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Arsovska e emëroi Bujare Abazin për zëvendëskryetare të Shkupit

Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, ka emëruar sot Bujare Abazin për zëvendëskryetare të re të Qytetit të Shkupit.

Siç kumtuan nga Qyteti i Shkupit, Arsovska solemnisht e ka dorëzuar vendimin, ndërsa në takimin e sotëm me Abazin është biseduar për bashkëpunimin e ardhshëm dhe sfidat me të cilat ballafaqohet qyteti.

Bujare Abazi është inxhiniere e diplomuar në Fakultetin e shkencave të komunikimit në Zagreb dhe ka arsim të lartë shtesë si ekonomiste e diplomuar.

Abazi është zgjedhur anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor të këtij viti.

Related posts

Linhart: Është jashtëzakonisht e rëndësishme negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE të fillojnë në dhjetor

admin

Humb jetën nga coronavirusi një 16-vjeçare nga Tetova

admin

Shefi i diplomacisë austriake për vizitë në Shkup

admin