28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Analiza Përzgjedhjе nga redaktori

Arsimi në Maqedoninë e Veriut është futur në kaos!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Dailynews.mk”

Viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut filloi me një muaj vonesë për shkak të pandemisë. Por, edhe pse arsyetimi ishte që duhet kohë të përgatiten me platforma të reja të mësimit, nxënësit vazhdojnë të keni probleme të shumta. Nuk punon platforma nacionale për mësim online, disa shkolla po i bojkotojnë mësimet ndërsa të tjerët vazhdojnë  të keni probleme me kushtet elementare. A po shkon Maqedonia e Veriut në kaos të arsimit!

Mbi 40mijë nxënës nuk kanë pajisje për mësim online

Më 1 tetor ka filluar edhe zyrtarisht fillimi i vitit të ri shkollor 2020-21, me një muaj vonesë për shkak të gjendjes së krijuar me Covid 19. Ky vit do të jetë përplot me sfida prandaj, si kurrë më parë kërkoi mbështetjen e nxënësve dhe punonjësve në arsim. Mësimi me prezencë fizike do tu lejohet 600 shkollave fillore dhe të mesme, ndërkohë që pjesa tjetër do ta ndjek mësimin nga distanca.

Për shkak problemeve të vazhdueshme me Platformën kombëtare për mësim nga distanca, mësimi online do të filloj përkohësisht në “Microsoft Teams”. Kyçja e nxënësve është problem. Shumica e prindërve nuk kanë pajisje adekuate për mësimin online, kështu që do jetë problem. Mësimin nga distanca pritet ta ndjekin 260 mijë nxënës dhe 25 mijë mësimdhënës, ndërsa rreth 40 mijë nxënës mbeten jashtë mësimit online për shkak se nuk kanë pajisjet e duhura.

Klasat me mbi 20 nxënës tashmë ishin ndarë në grupe. Mësimdhënësit do të bëjnë punë të dyfishtë. Siç thonë ato, do të ballafaqohen me vështirësi të ndryshme.

Mësimi me prezencë fizike u lejua vetëm për nxënësit nga klasa e parë e deri në tretën, pjesa tjetër, me mësim nga distanca. Gjithashtu, prezencë fizike u lejua edhe për shkollat me pak nxënës, mirëpo shumë prej tyre u refuzuan. Kërkesë për mësim me prezencë fizike dorëzuan mbi 800 shkolla fillore dhe të mesme, ndërsa u lejuan rreth 600. Rreth 260,000 nxënës dhe 25,000 mësues të arsimit fillor dhe të mesëm do të realizojnë mësimin nga distanca. Ndërkohë, rreth 40 fëmijë do të mbeten edhe pa mësim “online” për shkak të gjendjes jo të mirë ekonomike. Të mbeturit jashtë platformës “online” mësimin do të mund ta ndjekin në radiotelevizionin kombëtar dhe do t’u dërgohen materiale mësimore në shtëpi.

Protesta nga shkollat e mesme

Qindra nxënës të shkollave të mesme në Tetovë, Strugë, Dibër dhe qytete të tjera kanë protestuar kundër mësimit online. Ata kërkojnë që mësimin ta fillojnë me prezencë fizike. Nxënësit kundërshtuan vendimin e Unionit të Nxënësve të cilët u pajtuan që këtë muaj mësimi të fillojë online. Kërkesa e shumicës së nxënësve që protestojnë është që mësimi të fillojë fizikisht. Nxënësit e shkollave të mesme pohojnë se ata janë të rritur dhe të vetëdijshëm dhe mund t’iu përmbahen protokolleve të shkollave që i ka caktuar Ministria e arsimit dhe e Shëndetësisë. Nxënësit konsiderojnë se platforma online është e dështuar sepse njejtë siç ishte mësim i dështuar me platformën, do jetë edhe ky tani.

Githashtu ata janë të revoltuar se si shumë objekte dhe veprimtari deri më tani janë hapur dhe shumë aktivitete janë mbajtur, ndërsa ende nuk lejohet mësimi në shkollë.

Efikasiteti i mësimit online në të kaluarën u tregua se është shumë negativ,prandaj

 do të vazhdojnë protestat e nxënësve derisa organet kompetente të kuptojnë revoltën e tyre dhe të marrin masa rreth kësaj çështjeje.

Mësimi online aspak nuk ka filluar në shumicën e shkollave të Malësisë së Sharrit dhe vendeve tjera më rurale sepse lidhja einternetit është shumë e dobët por nxënësit kanë mungesës edhe të kompjuterëve.

Ministria e Shëndetësisë  u bën thirrje shkollave dhe nxënësve që t`i respektojnë rekomandimet

Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikatë, u bën thirrje shkollave dhe nxënësve që t`i respektojnë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe vendimet e Komisionit qeveritar për mënyrën e mbajtjes së procesit mësimor.

Rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, që kanë të bëjnë me fillimin e procedit edukativo-arsimor në këtë vit shkollor, bazohen në analizat e situatës aktuale epidemiologjike dhe projeksionet për përkeqësim të mundshëm të situatës me fillimin e vjeshtës.

Paralajmërimet për bojkotimin e mësimit dhe mosrespektimin e protokolleve janë të palejueshme dhe vështirësojnë procesin e gjithmbarshëm të ballafaqimit me koronakrizën. Të gjitha vendimet që i merr Komisioni janë në interes të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve.

Respektimi i plotë i masave dhe protokolleve në të gjitha sferat, duke llogaritur edhe arsimin, mund të kontribuojë që situata me epideminë sa më shpejt të stabilizohet. Situata stabile epidemiologjike do të mundësojë të rritet numri I fëmijëve që do ta ndjekin mësimin me prezencë fizike.

Ky kaos i shkaktuar në arsim padyshim se është pasojë e politikave të gabuara. Që nga muaji mars kur filloi mbyllja e shkollave, shteti dhe politika e saj është dashur që të gjejë zgjidhje se si dot ë fillojë mësimi në vitin e ri shkollor. Nëse do të vendosej që të ketë mësim online, është dashur të sigurohen kushte dhe të gjenden forma se si të ndihmohen nxënësit,si të sigurohen kompjuter  dhe kushte të tjera.

Fatkeqësisht, përderisa e gjithë bota vraponte si të mobilizonte nxënësit dhe të zgjidhte problemin e shkollave, tek ne institucionet vraponin si të grumbullonin vota. Politikë e mirëfilltë është momenti të ndërtohet strategji adekuate që shërbimi ndaj qytetareve të jetë në çdo kohë në nivelin e duhur, në të kundërtën, kemi vetëm manipulime dhe mashtrim ndaj popullit.

Related posts

Analizë: Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të fuqisë punëtore

Admin

Analizë: As Komisioni për Antikorrupsion nuk ndihmoi në çrrënjosjen e korrupsionit në Maqedoni

Admin

Analizë: Qeveria ka rritur pagën mesatare por ende e pamjaftueshme për koston e jetesës

Admin

Analizë: Fuqia ushtarake e Maqedonisë dhe vendeve fqinje/ Kosova më e dobta

Admin

Analizë/ Në prag të regjistrimit diaspora nuk ndihet e gjallë, nevojitet numri i saktë i shqiptarëve

Admin

Analizë: Eksporti i mallrave në rritje në krahasim me vitin 2020

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com