39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Sport

Arsenali përgatit ofertën lojtar plus para për Maddison

Arsenali po përgatit një ofertë shkëmbimi plus para për yllin e Leicester City, James Maddison.

Drejtuesit e klubit londinez janë në kërkim të emrave të rinj për të përforcuar ekipin e tyre para sezonit të ri 2020/21.

Sipas Daily Mail, Arsenali është i gatshëm t’i ofrojë Leicester Cityt një numër lojtarësh ndërsa duan të shohin nëse do të jetë e mundur të nënshkruajë me Maddison këtë verë.

Besohet se në këtë fazë, 50 milionë funte nuk do të ishin të mjaftueshme për të bindur Leicesterin të lejoj largimin e yllit të tyre kryesor.

Por, Arsenali thuhet se është gati të ofrojë edhe një lojtar në ofertë, Reiss Nelson, i cili mund të lëvizë në drejtim të kundërt për të ëmbëlsuar marrëveshjen.

Topçinjtë besojnë se Dhelprat janë të gatshëm të negociojnë dhe vetëm duhet të gjendet formula e marrëveshjes mes klubeve.

Ainsley Maitland-Niles, të cilin Leicester City e shikoi janarin e kaluar, është një tjetër lojtar në dispozicion për transferim. 

Related posts

Lautaro nuk do ta braktiste Interin për Arsenalin

Admin

Zyrtare: Pjaca huazohet nga Juventusi te Torino

Admin

Milani do vetëm ta shesë Haugen dhe ia ka caktuar çmimin

Admin

Januzaj i shënon gol Monacos

Admin

Reagimi i thjeshtë i Mourinhos në postimin e Xhakës, tërheq vëmendjen e mediave sportive

Admin

KF Vardar bëhet me pronarë të rinjë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More