29.7 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Arsenal, Chelsea dhe Totteham në garë për transferimin falas të Boateng

Arsenal, Chelsea dhe Tottenham janë në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e Bayern Munich, Jerome Boateng, si një transferim të lirë.

32 vjeçari po kalon sezonin e tij te 10-të te Bayern Munich, ku ka ndihmuar bavarezët që të fitojnë tetë tituj të Bundesligës dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve.

Boateng, që i është bashkuar Bayernit pas një sezoni te Manchester City, ishte duke shpresuar për vazhdimin e kontratës.

Por, sipas Sport Bild, Bayern ka vendosur të mos i vazhdojë kontratën mbrojtësit, gjë që nënkupton largimin e tij falas në fund të sezonit.

Boateng karrierën e tij mund ta vazhdojë në Premierligë, pasi po kërkohet nga skuadra si Arsenal, Chelsea dhe Tottenham.

Related posts

Ancelotti e kujton rastin me Fenomenin në pytjen për James Rodriguez

admin

Sfida Aston Villa – Newcastle Utd drejt shtyrjes shkaku i COVID-19

admin

Llapi nuk tërhiqet nga garat, i premtohet nga FFK-ja se nuk do të dëmtohen prapë

admin