9.8 C
Skopje, NM
24/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Arrihet marrëveshje me kantinat e verës: 10 denarë për varitetin “Smedervka” dhe 12 denarë për varietetin “Vranec”

Shkup, 15 shtator – Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave,  ministri Arjanit Hoxha realizoi takim me përfaqësuesit e kantinave të verës.

Pas dy orë e gjysmë negociatash, u arrit marrëveshja që çmimi i blerjes për varietetin Smedervka të jetë 10 denarë, kurse për varietetin Vranec, 12 denarë. Të gjithë kultivuesit e rrushit që kanë dorëzuar rrush nën këto çmime, njoftohen se diferenca e mjeteve do të kompensohet nga kantinat e verës.

Korrigjimi i çmimit hyn në fuqi menjëherë, duke filluar nga dita e sotme.

Gjithashtu, ministri Hoxha riafirmoi qëndrimin se do të vazhdohet me masën direkte shtesë prej 2 denarësh për kultivuesit e rrushit.

“Grumbullimi do të vazhdojë të rrjedhë pa probleme. Presim që këtë javë të ketë blerje të madhe, prej ku do të kemi një fotografi më të qartë të sasive të blera”, thuhet në kumtesë.

Ministri, në marrëveshje me kantinat e verës, premtoi se e gjithë sasia e rrushit të prodhuar do të blihet dhe asnjë kilogram i vetëm nuk do të mbetet pa u blerë. 

Related posts

Kovaçevski: Ka mjaftueshëm energji elektrike për amvisëritë, çmimi ngelet i njëjtë

Admin

Paga mesatare në gusht 28.642 denarë

Admin

Vazhdon mbështetja shtetërore për kooperativat bujqësore

Admin

Ngjarje përfundimtare nga projekti “Mbështetje për zhvillim të kooperativave bujqësore”

Admin

Do të shpallet një tender për REK Manastir, ofrohet pak thëngjill

Admin

LSM kërkon rritje të pagave përndryshe do të rritet varfëria

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com