28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Arrestimet e Hagës, flet eksperti: Pritet të ketë arrestime në Shqipëri edhe në Maqedoni (Video)

Pas aksioneve të policisë së UMNIK-ut në emër të prokurorisë speciale, ku u krye një fushatë arrestimesh në Kosovë që nuk ishte parë ndonjëherë, por pse po ndodh kjo gjë tani?

Për të folur në lidhje me këtë në emisionin Ballkan të gazetares Linda Karadaku, në një komunikim online ishte eksperti i së drejtës ndërkombëtare dhe studiuesi Roland Gjoni.

Në lidhje me këto arrestime Gjoni u shpreh:

“Preken eksponentë të lartë të skenës politike nga 4 parti, PDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje…këta janë persona shumë të fuqishëm dhe duhet të lëvizet shpejt për arrestimet e mundshme.”

Sipas ekspertit, është e pritshme që arrestime do të ketë edhe në Shqipëri por edhe në Maqedoni, kjo për faktin se ka eksponentë të lartë të përfshirë në ngjarjet e asaj kohe.

“E pritshme është që arrestime do të ketë edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni, mbase edhe në vende të tjera ku ka eksponentë të lartë të përfshirë në ngjarje të asaj kohe. Këtu e kam fjalën për Preshevën ose në diasporë disa nga financuesit e UCK-së, ose ish-themeluesit që jetojnë tashmë jashtë Ballkanit.”, deklaroi Gjoni.

Gjoni tha se zonat më të fuqishme ku ka qenë aktiviteti i UCK kanë qenë zonat ndërkufitare, Tropoja, Kukësi, Hasi ndërsa dyshohet për të tilla veprimtari edhe në Tiranë, Burrel e Durrës.

Se cilët janë këta eksponentë, Gjoni u shpreh se këto informacione super-sekret por sqaroi se pak a shumë dihet se cilët mund të kenë qenë zyrtarët që kanë patur informacione në atë kohë.

“Dihet pak a shumë zonat ku ka qenë e fuqishme aktiviteti I UCK-së, kanë qenë zonat ndërkufitare, aso kohe se sot po shkojmë drejt heqjes së kufijve, po aso kohe kanë qenë zonat e Tropojës, Kukësit, Hasit, me disa dyshime për veprimtari brenda në disa zona afër Tiranës, Burrel dhe Durrës. Po se kush janë eksponentët dhe cfarë përgjegjësie mund tu ngarkohet, nuk jam I saktë për momentin sepse këto janë super-sekret, mirëpo dihet pak a shumë se kush mund të kenë qenë zyrtarët që mund të kenë pasur qasje në informacione aso kohe.”, tha ndër të tjera studiuesi.

Related posts

MMJPH: Filloi shënimi i Javës evropiane të mobilitetit 2021

Admin

Gjykata Penale: Nëse Rashkovski keqpërdor lejen për të dalë, atëherë do t’i caktohet paraburgim

Admin

Tre të vdekur në qendrën Kovid, ulet numri i kontrolleve

Admin

Zaev për Ballkanin e Hapur: Kosova si shtet i pavarur i ndërton qëndrimet e veta, ne i respektojmë ato

Admin

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Njerëz të Musa Xhaferit “ndezin motorët“ në përkrahje të Nevzat Bejtës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com