28.5 C
Los Angeles
August 9, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Armata do të bartë të infektuarit me Covid 19

Në Klinikën “Bukuresht” në Shkup sot do të dorëzohen disa automjete sanitare ushtarake nga armata, që përkohësisht të përdoren për shëndetin publik, me qëllim të ndihmohet në menaxhimin me pandeminë dhe përkujdesin e banorëve, informon Zhurnal.

Në dorëzimin e automjeteve do të marin pjesë dhe ministrat për mbrojtje dhe shëndetësi, Radmilla Shekerinska dhe Venko Filipçe.

Që nga muaji qershor, Armata e RMV-së është e kyçur në testimin e qytetarëve për covid. Ekip i personelit teknik nga Qendra Ushtarake mjekësore është në teren, në asistencë të ekipeve nga Qendra për Shëndet Publik, për t’u ndihmuar për marje të strishiove për testim nga virusi. Pjesë e resurseve dhe nga mjetet e Armatës do të angazhohen si forca të reja të armatosura në kryerjen e detyrave për mbështetje të institucioneve të shtetit për menaxhim me pasojat nga pandemia nga Covid.

Armata do të ndihmojë dhe për sigurimin e një hapësire për vendosjen e pajisjeve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, vendosjen e shatoreve dhe llojeve të tjera të kapaciteteve të caktuara për kurimin e personave të infektuar, si dhe për dezinfektimin e hapësirave.//Zhurnal.mk

Related posts

Bajden: Do të vaksinohem publikisht kur Fauçi do të thotë se është e sigurt

admin

Samiti i Sofjes, Bregu: Nuk ka “viktima”, vetëm fitues nga bashkëpunimi rajonal

admin

Kryeministri Zaev dhe bordi Maqedonia 2025: Fokus drejt krijimit të politikave afatgjate për zhvillim ekonomik

admin