13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Argjendi vendos të largohet nga Për’puthen, ja arsyeja

Sot në puntatën e ‘Për’puthen’ Argjendi, djali i parë që u prezantua për këtë sezon vendosi të largohet nga programi.

Argjendi u bë shpejt ptotagonist në emision duke realiziar takime me shumë prej vajzave, ama afrimitet të vërtetë pamë mes tij dhe Ritvanës. Por edhe ky afrimitet tashmë është inekzistent.

Ai sot në emision tha se do të largohet pasi ka nisur një njohje jashtë dhe ja ka komunikuar këtë produksionit që prej dy javësh.

“Dua të them se kam shijuar çdo moment edhe të mira edhe të këqija, momente të bukura e ndoshta më pak të bukura. Shumë faleminderit të gjithëve, nuk kam dashur kurrë të shpik ndonjë gjë vërtetë. Thjesht dua t’ju falenderoj juve, Olsën, produksionin, për respektin që më keni dhënë dhe ju uroj çdo të mbarë”,- tha ai në ikje.

Gjatë puntatës ai tha se Ritvana ka qenë te shtëpia e tij, gjë të cilën Ritvana e mohoi disa herë e irrituar. Ajo gjithashtu tregoi biseda me të në WhatsApp, po sipas Argjendit ata kanë komunikuar më shumë në Snapchat ku fshihen bisedat, pasi Ritvana ruhet shumë.

Ritvana gjithashtu foli për akuzën që i ka bërë në backstage si biseksual, e këtë e justifikoi duke thënë se e shihte Argjendin të rrinte me djemtë dhe jo me vajzat.

Related posts

Kym Marsh praises Meghan Markle and Jess Hayes for sharing miscarriage agony

Lea Musliju

Jared Leto bie në sy me kostumin e tij interesant në premierën e “House Of Gucci” në Londër

admin

Artistët shqiptarë urojnë festën e 28 nëntorit

admin