9.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Arbëria bën hap prapa në luftën për mbijetesë, humb në fund ndeshjen ndaj Gjilanit

Arbëria ka humbur ndeshjen me Gjilanin në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Arbërisë ka humbur ndeshjen me  Gjilanin, në një duel me plot gola dhe spektakël.

Musolli i dha avantazhin Gjilanit në min 5’ të takimit, por pastaj, Arbëria reagoi me dy gola të shpejtë.

Marcei shënoi nga penaltia në min 11’ dhe Kryeziu i dha avantazhin skuadrës së tij në min 20’.

Por, ende pa përfunduar pjesa e parë, Progni shënoi një gol të bukur në min 39’ për të barazuar gjithçka në pjesën e parë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin baras.

Në pjesën e dytë, Arbëria u tregua më kërkuese, ku Bahtiri shënoi golin e tretë për skuadrën në min 53’.

Por, Gjilani në stilin e një skuadre luftarake arriti të rikthehet në lojë.

Progni shënoi gol në min 83′ i ndjekur nga Shend Kelmendi i cili shënoi golin e epërsisë në min 87′

Pas kësaj ndeshje, Arbëria mbetet në pozitën e parafundit me 33 pikë.

Rezutlati përfundimtar, Arbëria 3-4 Gjilani.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com