15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Arabia Saudite dhe Iraku do të themelojnë fond të përbashkët investues

Riad, 1 prill – Gjatë muajve të fundit marrëdhëniet me Arabinë Saudite u përshpejtuan në drejtim pozitiv. Arritëm të tejkalojmë shumë sfida, deklaroi kryeministri irakian Mustafa al Kadimi pas takimit me princin saudit Mohamed bin Salman në Riad.

Ai citoi se Arabia Saudite do të marrë pjesë me tre miliard dollarë në fondin investues për Irakun.

“Fondi i përbashkët do t’i përforcojë investimet në Irak me pjesëmarrje të sektorit privat në të dy vendet”, thuhet në kumtesën e Agjencisë gazetareske saudite (SPA).

Në takim janë nënshkruar pesë memorandume për bashkëpunim. Riadi dhe Bagdadi u pajtuan të bashkëpunojnë në energjinë e rinovueshme dhe në sektorin e naftës në suaza të marrëveshjes OPEK dhe OPEK plus.Arabia Saudite dhe Iraku janë dy prodhuesit më të mëdhenj të OPEK-ut dhe Riadi i ka udhëhequr përpjekjet e grupacionit ta zvogëlojë prodhimtarinë e naftës që të rritet çmimi.

Al Kadimi i ka mohuar akuzat mediatike se sulmi i mëparshëm me dron mbi Riadin është kryer nga mbështetësit militant të Iranit në Irak.

“Ne nuk pranojmë ose lejojmë ç’farëdo lloj agresioni ose sulmi mbi mbretërinë e Arabisë Saudite nga territori irakian”, potencoi Al Kadimi.

Iraku mban lidhje edhe me Arabinë Saudite dhe me Iranin, rivalët rajonal të cilët i mbështesin palët kundërshtuese në konfliktet në Lindjen e Afërt, duke e përfshirë edhe Jemenin. Udhëtim i parë zyrtar i Al Kadimit vitin e kaluar ishte në Iran.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com