21.4 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
VIP YJET

Aquamen rrëfen prapaskenat e vështira të jetës

Aktori i famshëm ka treguar se e ka pasur një jetë të vështirë.

Aktori i famshëm Jason Momoa, u bë i famshëm për të gjithë me rolin e tij si “Aquaman”, film i cili bëri bujë të madhe dhe rezultoi super i suksesshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Ai tani është i suksesshëm mirëpo në jetë ka hasur në shumë vështirësi.

S’kishte asnjë të ardhur për t’u ushqyer apo për të rritur fëmijët e tij.Momoa-s nuk i dilnin paratë për të paguar faturat e muajit dhe madje ishte futur në borxhe, ndërkohë që të gjithë mendonin se ai bënte një jetë luksi për faktin që ishte aktor.

Në një intervistë për “In Style”, aktori ka rrëfyer pak nga jeta e tij.

“Pas Games of Thrones, ne po vuanim për bukë. Nuk kisha punë. Është shumë e vështirë kur ke bebe për të rritur dhe je në borxhe. Ndonëse isha i famshëm, kjo nuk do të thotë se isha i suksesshëm financiarisht”, është shprehur ndër të tjera ai.

Related posts

E mbështeti Trumpin, Bella Hadid e quan reperin e njohur ‘të papërgjegjshëm’ dhe ‘humbës’

admin

Maluma zgjodhi një ngjyrë flokësh aspak të zakontë dhe duket kaq interesant

admin

Edhe kolumnisti britanik drejton kritika të ashpra për Rita Orën lidhur me festën e ditëlindjes

admin