33.3 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Anxhela Prajs Ageler konfirmohet si ambasadore e re e SHBA-së në Shkup

Shkup, 5 gusht – Anxhela Prajs Ageler është konfirmuar ambasadore e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, publikoi në Tuiter shumica demokrate në Senat.

Ajo vjen në pozitën e Kejt Mari Bërnz, e cila e kreu funksionin e ambasadores së SHBA-së në Shkup që nga viti 2019.

Javën e kaluar, Komisioni i Senatit për Punë të Jashtme pati seancë dëgjimore për nominimin e saj,  në të cilën ajo paralajmëroi “se do të punojë për t’i ndihmuar Maqedonisë së Veriut të zhvillojë një strategji kombëtare që në mënyrë efektive do të kërkohet përgjegjësi nga aktorët e korruptuar”, njoftoi Zëri i Amerikës.

“SHBA-ja dhe dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë prioritete të përbashkëta, duke e përfshirë luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e qeverisjes së mirë. Nëse konfirmohet nominimi, unë do të inkurajoj reformat në drejtësi dhe do t’u bëj thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që ta promovojnë transparencën në hetimin e akuzave për abuzim dhe të përballen me vendosmëri me korrupsionin për ta forcuar besimin e opinionit në qeverisje. Do të punoj me partnerë ndërinstitucionalë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të zhvillojë një strategji kombëtare që në mënyrë efektive do të kërkojë përgjegjësi nga aktorët e korruptuar. Nëse konfirmohet nominimi im, do të punoj për ta mbështetur të ardhmen ekonomike të Maqedonisë së Veriut përmes politikave për ta forcuar klimën e saj të investimeve, për të forcuar infrastrukturën, për ta përmirësuar energjinë, diversitetin dhe sigurinë dhe për të ndërtuar rezistencën ndaj ndikimeve të jashtme keqdashëse, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën”, tha Ageler atëherë, duke theksuar prioritetet e punës së saj si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut.

Ageler, gjithashtu, potencoi se SHBA-ja e mbështetë Maqedoninë e Veriut në qëllimin e saj afatgjatë për aderim në BE.

“Ne qëndrojmë fuqishëm pas procesit të zgjerimit të BE-së, sepse ai ka avancuar zhvillimin demokratik dhe ka promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në kontinentin evropian, duke ndërtuar partnerë strategjikë më të fortë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Maqedonia e Veriut i kapërceu sfidat e vështira dhe bëri zgjidhje të vështira për të bërë hapa historikë përpara në rrugën e saj inkuadruese. Nëse konfirmohet nominimi, unë do të lidhem me këto suksese për ta siguruar atë rrugë përpara”, tha Ageler.

Sipas saj, SHBA-ja dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë në përgjigjen e kanosjeve për sigurinë dhe rendin ndërkombëtar, pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

“Urgjenca e këtij momenti e thekson rëndësinë e bashkëpunimit më të thellë politik, ekonomik, kulturor, të sigurisë dhe lidhjeve të njerëzve me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor, ndërsa ata punojnë për të arritur qëllimet e tyre strategjike për integrimin evropian”, deklaroi Ageler.

Ambasadorja e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Prajs Ageler paraprakisht ka punuar në funksione të ndryshme në Departamentin amerikan të Shtetit, në mesin e së cilave edhe në Ambasadën amerikane në Shkup, e angazhuar për marrëdhëniet me opinionin.

Related posts

Këtë vit janë siguruar 1,8 miliard denarë për masat për punësim

admin

MPB: Policia po vepron pas një alarmi të bërë

admin

10 viktima dhe 409 raste të reja me Covid

admin