28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Anketë e BPRMV: Ekonomistët presin rritje graduale ekonomike

Tejkalim gradual të krizës dhe rimëkëmbje të ekonomisë në dy vitet e ardhshme janë pritjet e analistëve në vend, gjatë një ankete të Bankës Popullore që ishte zbatuar në Shtator të këtij viti.

“Lidhur me aktivitetin ekonomik, krahasuar me anketën e mëparshme, analistët e anketuar presin rrënie më të thellë të ekonomisë vendore për këtë vit prej 4.3%, por edhe rritje më të lartë ekonomike në vitin 2021 dhe 2022 prej 2.7% dhe 3.4%.” thonë nga Banka Popullore.

Sic thuhet në komunikatën e Bankës Popullore, analistët presin që masat e ndërmarra monetare dhe fiskale, progresi në integrimet euroatlantike dhe optimizmi në gjetjen e vaksinës që do të ishte efikase në përballjen me korona-virusin si dhe realizimi I përshpejtuar I projekteve kapitale, do të kenë ndikim pozitiv ndaj ekonomisë gjatë periudhës së ardhshme dhe do të kontribuojnë në rritjen e përshpejtuar ekonomike pas krizës.

“Anketa tregon se pritjet mesatare për vitin 2020, 2021 dhe 2022 janë thuajse të pandryshuara me anketën paraprake që ishte zbatuar në Qershor duke çuar në shkallën mesatare prej 0.6% në vitin 2020, derisa për vitin 2021 dhe 2022 infalcioni mestar pritet të jetë prej 1.3% dhe 1.6%. Vlerësimet e analistëve ekonomik janë se inflacioni do të jetë I ulët e mesatar, sikurse deri në fund të këtij viti ashtu edhe në periudhën e ardhshme, me rritje graduale të çmimeve”. thonë nga Banka Popullore

Në Komunikatë thuhet se konkluzat e kësaj ankete që Banka Popullore e zbaton katër herë në vit, paraqesin qëndrimet e analistëve të anketuar ekonomik. /KlanMacedonia

Related posts

Maqedonia e Veriut dhe Kosova me kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit

Admin

Vendi i vetëm në Gjermani ku lejohet të bëhet pastrimi i parave të papastra, këtë shërbim e kryen pa pagesë Bundesbank

Admin

BE-ja kushtëzon ndihmën ekonomike prej 14.2 miliardë euro për Kosovën dhe vendet e Ballkanit

Admin

Edhe një muaj kthehet McDonald’s në Shkup?

Admin

Arrihet marrëveshje me kantinat e verës: 10 denarë për varitetin “Smedervka” dhe 12 denarë për varietetin “Vranec”

Admin

Me sukses do të përfundojë procesi me “fingerprint” terminalet, konsideron Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com