14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Ekonomi Maqedoni

Angellovska: Financat e gjelbra si qëllim strategjik për politikat monetare

Shkup, 10 janar – Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, paralajmëron se prej sivjet banka qendrore do të vendos sistem të rregullt të mbledhjes së të dhënave më të detajuara për financimin e gjelbër, ndërsa do të zbatohet edhe sondazh i cili do të japë përgjigje për vetëdijen e bankave për rreziqet e ndryshimeve klimatike në portofolet e tyre dhe nëse ata planifikojnë produkte të reja që janë nën financimin e gjelbër.

Në intervistë për “Marili”, guvernatorja thekson se ndryshimet klimatike tani më kanë efekte të dukshme ndaj ekonominë globale, dhe me këtë edhe ndaj sektorit financiar dhe se është e nevojshme bartësit e politikës t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj çështje.

“Banka Popullore i ka vendosur financat e gjelbra si objektiv strategjik dhe po punon në hartimin e masave monetare për inkurajimin e tyre. Është duke u konsideruar edhe formimi i një portofoli “të gjelbër” të letrave me vlerë në rezervat devizore, ndërsa janë planifikuar udhëzime për bankat për financimin e gjelbër dhe stres testimin e bankave për rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike”, thotë Angelovska-Bezhoska.

Guvernatorja shtoi se në bazë të analizave, duke ndjekur praktikën evropiane, planifikohet të përgatisë udhëzime për funksionimin e bankave në fushën e financave të gjelbra, duke përfshirë financimin transparent. Testet e stresit janë planifikuar për të vlerësuar rezistencën e sistemit bankar ndaj ndryshimeve klimatike, të cilat do të kërkojnë forcimin e kapaciteteve institucionale si të rregullatorit ashtu edhe të bankave.

“Gjithashtu, punohet në mënyrë aktive të hartimit të masave monetare të cilat do ta nxisin financimin e gjelbër, ndërsa në sferën e menaxhimit të rezervave valutore po mendohet për një portofol të veçantë “të gjelbër” të letrave me vlerë”, thekson Angelovska-Bezhoska.

Shton se sipas një sondazhi të kryer në vitin 2021, 63 për qind e bankave qendrore e shohin financimin e gjelbër si pjesë të mandatit të tyre, krahasuar me 46 për qind në vitin 2017.

Lidhur me atë që sistemi bankar mund të bëjë për ndikimin e ndryshimeve klimatike, guvernatori theksoi se është thelbësore të përcaktohet më saktë raporti i sektorit financiar me segmente të qëndrueshme dhe të paqëndrueshme të ekonomisë, si dhe të bëhen përpjekje për komponentë “të gjelbër”në financat në ekonomi.

“Kjo ka të bëjë me bankat vendore, të cilat kanë potencial të madh financiar, por pesha e kredisë së gjelbër është ende e ulët, ose vetëm 2.5 për qind e totalit të kredive. Rreth një e katërta e këtyre kredive financohen përmes linjave të dedikuara kreditore nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat në të ardhmen mund të luajnë një rol të rëndësishëm katalitik në këtë segment”, thotë guvernatorja.

Sipas saj, inkurajojnë të dhënat e marra nga anketat e fundit të Bankës Kombëtare, sipas të cilave rreth 70 për qind e bankave miratojnë kredi për projekte që kanë ndikim pozitiv në mjedis, 43 për qind e bankave kanë krijuar një sistem formal për identifikimi i projekteve të gjelbra dhe pesha e kredisë së gjelbër, edhe pse e vogël, ka ende një tendencë rritjeje.

“Kjo tregon vetëdije gjithnjë e më të zhvilluar edhe tek bankat për çështjen e qëndrueshmërisë, ndërsa orientimi i tyre gjithnjë e më i madh ndaj financave të gjelbra ka rol të dyfishtë – nga njëra anë, e përmirëson strukturën e ekonomisë në tërësi, ndërsa nga ana tjetër, e forcon rezistencën e sistemit bankar në këto rreziqe”, vlerëson guvernatorja.

Related posts

Editorial/ Pushteti qendror dhe ai lokal në test bashkëpunimi, a do të ketë obstruksione nga Qeveria?

admin

MSHIA: Mjete të reja në proceset për transformim digjital të shoqërisë

admin

Arben Çejku: Në pranverë ka gjasa për zgjedhje nëse deri në dhjetor nuk ka hapje të negociatave

admin