-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Maqedoni

Angellovska-Bezhovska: Me përfshirje më të madhe të grave deri në potencial më të madh të ekonomive

Në Raportin vjetor për indeksin e barazisë gjinore në institucionet financiare, të cilin dje e publikoi tin-tenku britanik OMFIF, është publikuar një prononcim special i guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska, si përfaqësuese e bashkësisë së bankave qendore. Në prononcimin e saj, siç informojnë nga Banka Popullore, ajo foli për rëndësinë e barazisë gjinore për produktivitetin dhe realizimet e ekonomive, duke i komentuar situatat aktuale në plan global.

Angellovska – Bezhovska theksoi se gjysma e popullsisë së aftë për punë në botë janë gra, por vetëm 50 për qind e tyre marrin pjesë në fuqinë e punës. Gjatë kësaj, thekson se dallimet në qasjen në arsim, mbrojtje shëndetësore, financa dhe teknologji, të drejtat ligjore dhe faktorët socialë dhe kulturorë, janë faktorë kufizues për realizim të potencialit të plotë të grave. Njëkohësisht, në prononcim është theksuar edhe se pandemia krijoi sfida të shumta për gratë, duke e pasur parasysh përfshirjen e tyre relativisht të madhe në segmentet më të goditura të ekonomisë.

“Mundësitë jo të barabarta për gratë shkaktojnë produktivitet më të vogël dhe rritje më të vogël të ekonomive. Vlerësohet se humbja ekonomike lëviz prej 10 për qind nga PBV në ekonomitë e prosperuara deri në më shumë se 30 për qind në vendet me të ardhura të ulëta. Kjo nuk duhet të na befasojë, sepse hulumtimet tregojnë se prania më e madhe aktive e grave në tregun e punës sjell përfitime ekonomike”, thekson guvernatorja, gjatë kësaj duke folur edhe për veprimin e kujdesshëm me rreziqet, soditjen dhe pragmatizmin – veçanti të cilat në hulumtimet dhe analizat kanë lidhje me kontributin e aktiviteteve të grave në ekonomi.

Siç është theksuar në Raport, vetëm 18 banka qendrore në nivel global janë të udhëhequra nga gra, ndërsa vetëm te 16 për qind e bankave qendrore, në këshillin e tyre ose në bordin ose komitetin për politikë monetare merr pjesë një grua.

Angellovska – Bezhovska thekson se në bankën tonë qendrore, gratë përbëjnë 57,7 për qind të ekipit, ndërsa se gra janë në 68,4 për qind të pozicioneve udhëheqëse, përfshirë edhe dy zëvendësguvernatore. Gjatë kësaj, ajo thekson se struktura e tillë gjinore e ekipit ka të bëjë me politikën e bankës qendrore e cila bazohet në realizëme dhe aftësi të profesionistëve të cilët e përbëjnë ekipin.

Angellovska-Bezhovska shfaqi bindje se me mbështetje dhe qasje të njëjtë, gratë do ta rrisin potencialin e ekonomive dhe mirëqenien në shoqëri.

Raporti i OMFIF tregon se më pak se 1 për qind e institucioneve udhëheqëse globale financiare kanë realizuar barazi gjinore. Vetëm 2,2 për qind e institucioneve financiare në korniza globale kanë arritur nivelin e indeksit që tregon se institucioni është afër arritjes së barazisë gjinore në ekip.

Përfundimet nga indeksi i prezantuar, siç kumtuan dje edhe nga OMFIF janë të qarta mungesa e barazisë gjinore në sektorin financiar është problem i strukturuar, i vazhdueshëm, pa dalim se a është në sektorin publik ose privat. Nevojiten politika progresive që të përmirësohet përfaqësimi i pamjaftueshëm historik i grave që të barazohen mundësitë në hapësirën për veprim dhe realizim afarist.

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com