39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë: Sa janë transparente institucionet në Maqedoni të Veriut?

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 14 korrik – Transparenca është një element shumë i rëndësishëm për demokracinë e një vendi, pasi në këtë mënyrë shteti ju orfon qasje qytetarëve në punën e insititucioneve të saj, pasi kjo është edhe një obligim për institucionet, pasi qytetarët janë taksapagues dhe kanë të drejtë të kenë informacione se si po shpenzohen paratë e tyre, por jo të gjitha shtetet ofrojnë një mundësi të tillë. Një nga këto është edhe Maqedonia e Veriut, ku institucionet nuk publikojnë të dhëna për aktivitette e tyre.

Transparenca është një instrument i cili tregon nivelin e zhvillimit demokratik të një shteti, e që kjo në të njejtën kohë është një mekanizëm përmes së cilës pengohet korrupcioni, pasi publikimi i të dhënave nuk lejon hapësirë në krijimin e aferave apo keqpërdorimeve financiare nga institucionet e shtetit, e që e gjithë kjo ndihmon në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Maqedonia e Veriut si një demokraci në zhvillim, ka bërë përparime nga vitit në vit sa i përket rritjes së transparencës, por kjo nuk është reflektuar te të gjitha institucionet njëlloj, pasi disa prej tyre kanë nivel më të lartë të saj kurse disa të tjerë shumë më të ulët, e që e gjithë kjo ka bërë që vendi ynë të jetë ende shumë larg arritjes së nivelit të kenaqshëm për transparencë. Edhe përkundër faktit se egziston Ligji për Qasje të Lirë në Informacionin Publik, që i mundëson qytetarëve qasje në informacione me krakter publik, e njejta nuk respektohet nga shumë institucione të cilat nuk bëjnë publike aktivitetet e tyre, e që kjo po penalizon qytetarët dhe në të njejtën kohë po rrit mundësin e abuzimeve financiare brenda tyre.

Sipas hulumtitmit të ESE në vititn 2019 në monitorimine 89 institucioneve, theksohet se 20 institucione apo 22.47 % janë jo-transparente, 34 institucione janë pjesërisht transparente apo 38.20 % dhe transparente janë 35 institucione apo 39.33 %.

Hulumti i ESE për nivelin e transparencës në Maqedoninë e Veriut tregon se nga 25 institucioneve të monituruara 19 ose 76 % janë jo transparente, e që kjo përbënë thuajse tre te katërtën e institucioneve, të cilat brenda vitit 2020 nuk kanë publikuar as 40 % të informacioneve që janë me karakter publik. Dy institucionet që nuk kanë publikuar asnjë dokument gjatë gjithë vitit 2020 janë Qendra Shëndetësore Shkup dhe Qendra për Shëndet Publik Koçan. Këto janë dy institucionet më jo-transparente në vendin tonë, e që njëkohësisht janë edhe shkelësit e ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Më pak se 20 përqind të dokumenteve u publikuan nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore 19%, Qendra për Shëndet Publik Shkupi, vetëqeverisja lokale Tetovë me 13%, vetëqeverisja lokale Suto Orizari dhe Instituti i Shëndetit Publik me 7%.

Dhjetë institucione janë kategrizuar si pro-aktive jotransparente pasi të nejtat kanë publikuar dukumet mes 21-40 % të dokumenteve, kurse pesë institucione kanë publikuar vetëm një pjesë të dokumenteve që përbënë 20 % të institucioneve të monitoruara.

Një e katërta e institucioneve kanë publikuar pre 41-75 % të dokumenteve, ku në këtë kategori përfshihen :Shoqëria e Informacionit me gjithsej nëntë dokumente të botuara 60%, Ministria e Arsimit tetë dokumente të botuara 50 %, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Kulturës me botuar shtatë dokumente apo 47%, dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka botuar shtatë dokumente (47%).

Institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut për vititn 2020 është Ministria e Financave e cila ka botuar 80 % të dokumentave.

Të dhënat e ESE për lëvizshmërinë e transparencës në disa institucione të monitoruara në periudhën 2017-2020:

INSTITUCIONET2020201920182017
Ministria e Shëndetësisë6663
Fondi i sigurimeve shëndetësore3354
Instituti i Shëndetit Publik1222
Qendra Shëndetësore Shkup0111
Qendra për Shëndet Publik Shkup2333
Ministria e Financave13111212
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale5666
Qendra e Shëndetit Publik Kocani0010
Qeveria7866
Vetëqeverisja Lokale Dellçevë6636
Vetëqeverisja Lokale Suto Orizari1220
Vetëqeverisja lokale Vinica3552
Vetëqeverisja lokale e Pehçevës4544
Vetëqeverisja lokale Koçan4435
Ministria e Arsimit dhe Shkencës9577
Ministria e Kulturës8361
Ministria e Punëve të Jashtme4335
Ministria e Brendshme8454
Ministria e Drejtësisë6344
Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë  6567
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve5323
Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës10657
Vetëqeverisja lokale Manastir4678
Vetëqeverisja lokale Strumicë3567
Vetëqeverisja lokale  Tetovë2334

Maqedonia e Veriut në bazë të këtyre të dhënave tregon se disa institucione kanë bërë përparime në rritjene transparencës, por përsëri pjesa më e madhe e tyre vazhdon që të jetë jo transparente, e ka edhe institucione që nuk publikojnë asgjë sa i përket informacioneve me karakter publik, e kjo tregon s evendi yne gjende ende larg vendeve me demokraci të zhvilluar ku qytetarë kanë qasje të lirë në informacione, e kjo duhet të shërbëjë si një alarm që institutionet tona të punojnë më shumë në rritjene trasparencës institucionale.

Related posts

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

Admin

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

Admin

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

Admin

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

Admin

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

Admin

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More