9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 22 prill, Zhurnal.mk – Planeti tokë në të cilën ne jetojmë është çatia e miliarda njerëzve por edhe e shumë të tjerëve që kanë jetuar në të kaluarën dhe që do të jetojnë në të ardhmen, është vendi i vetëm në sistemin tonë diellorë i cili ka mundësi për jetë.

Shoqëria njerëzore që jeton në këtë planet ka kaluar në cikle të ndryshme të zhvillimit, e cila në shumë raste është treguar “egoiste” pasi ka menduar vetëm interesin e saj për të arritur zhvillim të madh, por nuk ka treguan një interes të njejtë për kujdesin ndaj vendit të vetëm në të cilin ne mund të jetojmë pra planetin e jetës TOKËN.

Revolucioni industrial shënoi zhvillim shumë të fuqishëm të shoqërisë njerëzore, por në të njejtën kohë ajo dëmtoi shumë rëndë ambientin jetësorë, pasi në tokë, uj dhe ajër u lëshuan masë e pa llogaritshëm e ndotëseve të cilët dëmtuan rëndë ekosistemin tonë. Me qëllim ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë sonë me 22 prill të vitit 1970 Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e bërë këti datë si datën e Tokës dhe muajin prill si muajin e Tokës.

Në vitin 1970 në rrugët e gjithë qyteteve të botës dolën më shumë se 20 milion njerëz në mbështetje të saj që përbën edhe protestën më të madhe globale të shoqërisë njerëzore. Kjo datë festohet në 175 shtete dhe ka pjesëmarrës rreth 500 milion njerëz të cilët shprehin mbështetjen dhe solidaritetin e tyre në mbrojtje të këti planeti.

Një hap shumë i rëndësishëm për mbrojten e Tokës ishte marrëveshje e Parisit e vitit 2016, ku shumica absolute e vendeve të botës u bashkuan rreth një kauze të përbashkët që ishte mbrojtja e klimës. Kjo marrëveshje sot ka rreth 197 shtete të cilët janë nënshkruese të saj të cilët kanë rënë dakord për mbrojtjen e mjedisit dhe zvogëlimin e emetimit të gazrave serë dhe mbajtjen e temperaturës globale nën 2 grad celsius e cila do të ndikojë në uljen e rrezikut të ndryshimeve klimatike.

Është interesant fakti se 73 nga 197 shtete nënshkruese të traktatit janë emetuesit e 56.87 % të gazit ser në atmosferë e cila është shkaktari kryesorë i ndotjes dhe ndryshimeve klimaterike. Shtete kryesore emetuese të gazit serë që ende zyrtarisht nuk i janë bashkuar marrëveshjes janë Turqia, Irani dhe Iraku, si dhe SHBA e cila në fillim ishte pjesëmarrëse e marrëveshjes në kohën e administratës Trump u tërhoq, kurse me ardhjen e administratës Biden SHBA u rikthyen përsëri në traktat, shkruan Zhurnal.mk.

Arritjet kryesore të kësaj marrëveshje janë:

Zvogëlimi i nxehjes globale nga 2 grad celsius në 1.5 gradë

Emetimi i Gazit Serë të ulet sa më shpejtë që të jetë e mudur që të arrihet deri në nivelin 0 të emetimit

Eliminimi i përdorimit të naftës, qymyrit dhe gazit për energji

Lëndët folise që përdorën për energji të zëvendësohen me energji të rinovueshme nga dielli, uji dhe era

Vendet e zhvilluara nga vitit 2020 duhet që të ndajnë çdo vit 100 miliardë dollarë për ti ndihmuar vendet në zhvillim

Mbrojtja e ambientit në Maqedoninë e Veriut

Republika e Maqedonisë Veriore ndonëse është një vend i vogël dhe nuk bënë pjesë në vendet që emetojnë shumë gazra ser, por përsëri ka mundësi që të luaj një rol të rëndësishëm në mbojtjen e klimës dhe natyrës në territorin e sajë e cila do të ndikojë ne përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të klimës

Sa i përket kësaj çështje Maqedonia e Veriut është nënshkruese e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe klimës, e cila është edhe njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Europian pasi mjedisi gjendet në kapitullin 27 të negociatave, rëndësia e saj shihet edhe në raportet e progresit që bën BE për vendin tonë.

Maqedonia ka miratuar shumë ligje sa i përket mbrojtjes së ambientit jetësorë, por implementimi i tyre në terren është një problematik ku nga shumë faktorë që kanë ndikuar është edhe mungesa e mjaftueshme e inspektorëve cila për pasojë ka sjellur edhe vazhdimin e ndotjes se ajrit, ujit dhe tokës së vendit tonë.

Problemi kryesor në Maqedoni është ndotja e ajrit, e cila rritet në masë të madhe sidomos gjatë stinës së dimrit, pasi në vendin tokë burimet kryesore të ngrohjes janë qymyri dhe druri, pasi na mungon gazifikimi. Niveli i grimcave PM10 ka qenë shumë herë më i lartë se normalja në dy qytetet kryesore Shkupin dhe Tetovën është alarmante ku për disa vite gjendemi në top listën e qyteteve më të ndotura të botës duke lën pas shumë vende si Kalkuta në Indi e cila ka 4.5 milion banorë, por edhe në qytete tjera të vendit tonë situata nuk ka qenë me e mirë. Tetova nga 365 ditë që ka viti, 138 kanë qenë me ajër të ndotur duke u shndërruar në një shqetësim kryesor për qytetarët e saj

Me qëllim përmirësimin e kushteve të ajrit qeveria ndërmori rreth 27 masa, por që në realitet ato nuk ndihmuan thuajse asgjë në përmirësimin e situatës në terren. Një element tjetër shqetësues është së në vendin tonë në një masë të madhe energjia elektrike prodhohet nga termocentrale ku “Rek Bitolla” është ndotësi i dytë më i madh i ajrit në Europë, Termocentrali i Osllomesë është një burim tjetër i madh ndotës pasi për prodhim energjetik përdor qymyr që është material shumë ndotës.

Sipas raportit të Agjencisë Europiane të Mjedisit ndotja e ajrit mbetet problemi më i madh ekologjik në Maqedoninë e Veriut, ku vendi ynë renditet i 30 në Europë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë. Kjo situatë bëhet edhe më alarmante në këtë kohë të pandemisë Kovid-19 e cila ndikon edhe më shumë në rritjen e numrit të të infektuarve dhe rasteve fatale.

Nga 4 miliard euro që ishte buxheti i Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 për mjedisin u ndanë vetëm 0.5 % apo rreth 16 milion euro, të cila janë të pa mjaftueshme për një vend i cili gjendet në majat botërore për ajrin më të ndotur.

Deponia “Drislla” është një tjetër ndotës i madh i ajrit në vend, ajo ka licencën për djegien e mbetjeve spialore, por e cila nuk i plotëson standardet për një aktivitet të tillë e si rezultat është dënuar nga organet kompetente për parregullsi gjatë djegien së mbeturinave, e cila edhe përkundër mungesës së kushteve vazhdon ta ushtroj aktivitetin e saj dhe ti helmojë qytetarët. Një deponi tjetër e cila po shkakton shumë ndotje është edhe “Rusino” në Tetovë e cila në shumë raste po i vihet flaka duke e zhytur qytetin nën tymin e zi ndotës.

Një element tjetër shqetësues është dëmtimi i lumenjve nga nxjerrja e rërës dhe zhavorrit pa kriter ku koncesionet e shumta kanë ndikuar që shumë lumenj të vendit të dëmtohen në masën të atillë sa thuajse është i pa mundur rehabilitimi i tyre, ku së fundi qeveria ndërpreu koncesionin për një kompani në Konjare e cila pos lumit kishte shkatërruar dhe tokën pjellore të banorëve.

Problemi i ambientit dhe i ndotjes është një çështje globale, e cila edhe neve si shtet dhe si banorë të këti planeti na tangon që sado pak edhe në të kontribuojmë në mirëmbajtjen e saj. Vendi ynë duhet të ndërmarrë reforma rrënjësore në këtë aspekt dhe të miratojë ligje plotësuese, pasi gjendja aktuale e ambientit në vendin tonë është alarmante.

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com