18.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë: Politikanët nuk përfillin qytetarët në rrjetet sociale, publikojnë vetëm aktivitete

Analizë për përdorimin e rrjeteve sociale nga politikanët si dhe sa janë të kapshëm dhe komunikativ me qytetarët

Shkup, 10 janar – Politikanët janë aktivë në rrjetet sociale vetëm kur duan diçka të kumtojnë për opinionin, ndërsa mendimet e qytetarëve janë pothuajse të parëndësishme.

Përmirësime, por edhe rënie në përdorimin e rrjeteve sociale nga ana e funksionarëve publik në vitin 2021. Nevojitet përpunim i proedurave të miratuara ligjore për dorëzim të llogarive të institucioneve publike në rrjetet sociale si vende ku sigurohet demokraci më e lehtë dhe mundësi për qytetarët, organizatat dhe kompanitë, e veçanërisht të rinjtë, të kyçen në proceset e vendimmarjes, tregon kështu analiza e rregullt vjetore e Institutit për menaxhim të mirë dhe perspektiva euro-atlantike, informon Zhurnal.

Nga gjithsej 120 deputetë, 115 kanë qenë prezent me së paku një rrjet social në vitin 2021. Bartësit e pushtetit eksekutiv – presidenti dhe Qeveria në përgjithësi kanë qenë online, ndërsa numri i kryetarëve të komunave aktiv në rrjetet sociale është rritur për tre në krahasim me vitin 2020 dhe shënon 80 nga gjithsej 81 kryetarë komunash.

“Politikanët dhe institucionet publike janë prezent në rrjetet sociale vetëm kur duan diçka të kumtojnë, të mbrohen apo të sulmojnë, e mendimet e qytetarëve pothuajse janë të parëndësishme”, thotë analiza e Institutit.

“Përsëri gjetëm uebfaqe të institucioneve publike të cilat nuk janë të fokusuar në nevojat primare dhe shërbimet e qytetarrëve, por kryesisht drejt promovimit të funksionarëve, gjegjësisht publikimin e përmbajtje klasike promovuese. Ajo që sivjet është vërejtur është nevoja definitive nga përpunimi i procedurave të aprovuara juridike për dorëzim të llogarive përdoruese të institucioneve publike në rrjetet sociale. Kjo është e rëndësishme përshkak se politikanët shpesh ndryshojnë nga funksionet udhëheqëse, por institucionet duhet të kenë vazhdimësi. Kjo është një pratikë demokratike në vendet e zhvilluara dhe mendoj se është koha e undit të zbatojmë edhe tek ne, e kjo të mos varet nga vullneti njerëzor”, thotë autori i analizës, Bojan Kordallov, specialist për marrdhënie me publikun.

Tek Presidenti i shtetit, analiza tregon rezultat të pandryshueshëm pozitiv. Edhe në vitin 2021, sikur në dy vitet e kaluara, presidenti ka qenë njëkohësisht në uebfaqen e tij, si dhe në rrjetet sociale Facebook, Twitter, Instagram.

Sa i përket Kuvendit, konstatohet rënie prej katër deputetë, në krahasim prej vitit 2020 apo gjithsej 115 nga 120 deputetë në Kuvend kanë qenë aktiv në Facebook vitin e kaluar. Analiza tregon dhe rënie për dy në numrin e deputetëve aktivë në Twitter, gjegjësisht gjithsej 24 kanë qenë aktiv në këtë rrjet social. Gjendja e Instagramit nuk ndryshon, ku aktivitete të tyre kanë publikuar gjithsej 35 deputetë, informon Zhurnal.

“Analiza tregon se gjithsej 11 nga 120 deputetë njëkohësisht kanë përdorur FB, Twitter dhe Instagram, ndërsa pesë deputetë nuk kanë patur fare profil në cilindo medium në vitin 2021. Në krahasim me vitin 2020, vërehet rënie edhe në këtë segment (15 kanë qenë aktivë në të gjitha platformat, ndërsa vetëm njërin askush nuk ka mundur ta kontaktojë as në FB, as në Instagram e as në Twitter.

Rritje e komunikimit online me qytetarët përmes rrjeteve sociale është vërejtur te Qeveria. Çdo anëtar i kabinetit qeeritar apo 20 nga gjithsej 20 ministra kanë qenë aktiv në FB në vitin 2021. Twitter përdorin 16 prej tyre ndërsa Instagram vetëm 15. Nga ministrat, 13 kanë qenë aktiv njëkohësisht në të gjitha platformat, që është përmirërsim për 3 në krahsaim me vitin 2020 kur ky numër ka shënuar 10.

Diçka e re në ndjekje për herë të parë të aktivitetet në kabinetin qeveritar në Youtube, ku në vitin 2021 kanë qenë prezent gjithsej 5 nga 17 ministri. Vetëm Qeveria, MPJ dhe Ministria për Sistem POlitik janë njëkohësisht aktivë me uebplatforma, si dhe me akountë të tyre në FB, Twitter, Instagram dhe Youtube. Për herë të parë nuk ka rast kur ndonjë ministri nuk ofron mundësi të kontaktohet nga qytetarët përmes rrjeteve sociale, që paraqet përparim në krahasim me vitin 2020 kur mundësi të tillë nuk ofronte një ministri, e veçanërisht në vitin 2019 kur këtë opsion nuk e kishin siguruar madje pesë ministri.

Pas përzgjedhjes së Qeverisë së re, paralajmërohet se gjatë vitit 2022 do të përpunohen analiza shtesë për shkallën e përdorimit të rrjeteve sociale nga ana e kabinetitt të ri qeveritar.

Analiza është bërë nga të dhënat publike në rrjetet sociale në periudhën prej 22 deri më 29 dhjetor 2021. Profilet/faqet/kanalet në mediat sociale të cilat janë private, gjegjësisht janë të mbyllura apo nuk përmbajnë asnjë përmbajtje për një kohë të gjatë, nuk janë marë parasysh në këtë analizë.//Zhurnal.mk

Related posts

Alternativa sot vendosë nëse do të jetë apo jo pjesë e Qeverisë

admin

“Virtuale apo reale – rregullat janë të njëjta! Të jemi mediatik të edukuar” – Ditët e edukimit mediatik

admin

Lëvizja Besa: Kryetari Kasami përjashton Deputetin Kastriot Rexhepin

admin