-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Analizë / Pandemia rriti papunësinë në Maqedoni rreth 52%, ndërsa ndikoi negativisht në biznese rreth 82 %

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 20 prill, Zhurnal.mk – Pandemia e Kovid-19 ka pllakosur në të gjithë planetin, duke përfshirë çdo kënd pa përjashtim që ka bërë që bota të futet në një amulli dhe kaos ku çdo sektor i funksionimit të shoqërisë është ndikuar nga ky virus.

Ekonomia është një nga më e prekura nga kjo pandemi, pasi në nivel globale ajo po regjistron shifra negative ku shumë shtete kanë rënë në recesion duke e komplikuar edhe më shumë të ardhëm e sistemit tonë politiko-ekonomik. Republika e Maqedonisë së Veriut është njëri nga shtete që është prekur shumë fuqishme nga kjo pandemi e cila ka ndikuar që vendi ynë të shënojë shifra negative të rritjes ekonomike, ku edhe zyrtarisht ka hyrë në recesion.

Recesioni dhe masat Anti-Kovid ndikuan negativisht në biznese ku rreth 82 % e tyre kanë deklaruan se janë të prekur nga pandemia, këto dy faktorë janë shkaktarët që shumë biznese të mbyllen apo ta pezullojnë aktivitetin e tyre ku si pasojë shumë punëtor mbetën të pa punë.

Në periudhën janar-dhejtor 2020 numri i të papunëve në Maqedoni u rrit me rreth 52, që tregon për efektin e fortë që ka pasur pandemia në vendin tonë. Me qëllim përballjen me pasojat ekonomike që solli pandemia qeveria e vendit tonë ndërkomri disa masa ekonomike duke miratuar deri më tani 5 Pako të cilat synohet që ti vinë në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve. Vlera e 5 pakove të miratuara deri më tani për të ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike ka arritur në vlerën e rreth 860 milion eurove, ndërsa planet janë që të injektohen 1.2 miliard euro.

Sot u paralajmërua edhe pakta e 6 ekonomike, por duket duke pasur parasysh se pakoja e 5 ishte prezantuar me 16 shkurt kurse u miratua më 18 prill, pra një vonesë prej rreth 2 muaj që për një vend në recesion është periudhë shumë e gjatë.

Pakoja e 5 mbeti peng i përplasjeve politike mes partive të vendit tonë, por nga kjo sjellje “arrogante” e politikanëve tonë po vuajnë qytetarët dhe shtresat në nevojë. A do të zvarritet edhe pakoja tjetër kaq gjatë se ajo pararendësja? Kjo është një frikë e arsyeshme duke parë “shqetësimin” e udhëheqësve tanë për popullin e tyre.

Pakoja e parë është implementuar në masën 90.1 %, e dyta në masën 100 %, e treta 75.4 %, masa e katërt është realizuar në masën 72.7 %, totali i katër masave të realizuara është 82 % kurse pakoja e pestë është miratuar tani dhe mbetet të shihet se deri në çfarë mase do të realizohet ajo, në këto pako janë të përfshira rreth 70 masa të cilët synojnë që ti ndihmojnë qytetarët, punëtorët dhe bizneset.

Pakoja e parë dhe e dytë përfshinin 17 masa, 50 milion euro janë ndarë për kompanitë, 8 milion euro kredi pa kamata, shtyrjen e pagesave të qirave për rastet sociale, nga 100 euro për familjet që ka anëtarë të papunë, ndihmë prej 50 % të rrogës për ata që e kanë humbur punën.

Pakoja e tretë kanë përfituar rreth 730 mijë persona, 100.000 qytetarë kanë përfituar nga 9.000 denarë për blerje të produkteve vendore, 100.000 kanë përfituar nga 6000 denarë për turizëm vendorë, të rinjtë kanë përfituar nga 6000 denarë për arsim.

Nga pakoja e katërt kanë përfituar 20.000 kompani dhe 120.000 punëtorë, 16.5 milion euro kanë shkuar në ndihmë të rasteve sociale dhe ndihma të tjera.

Me pakon e pestë ekonomike me vlerë rreth 31 milion euro, ku do të përfitojnë rreth 60.000 punëtorë për pagesën e pagave të muajve shkurt dhe mars, me vlerë nga 14.500 deri në 21.776 denarë.

Në bazë të këtyre ndihmave ekonomike, qeveria parashikon që vendi ti kthehet normalitetit duke shënuar rritje ekonomike me 4.1 %, rritjen e eksporteve, konsumit publik dhe rritjen e numrit të punësimeve me rreth 1.9 %, si dhe uljen e numrit të të papunëve, por që kjo pritet të jetë e kushtëzuar nga rrethanat pandemike, kurse Banka Botërore parasheh që rritja ekonomike e vendit për këtë vit të jetë rreth 3.5 % kurse për vitin pasardhës të jetë 3.5 %.

Odat Ekonomike shprehen se pos asaj që masat ekonomike janë vonuar, ato janë të pa mjaftueshme për ti mbuluar në tërësi nevojat e bizneseve siç kanë bërë shumë shtete të botës. Një problematik tjetër e cila raportohet është se shumë kompani që kanë marrë ndihmat financiare nga shteti të njejtat nuk ua kanë shpërndarë punëtorëve që ka ndikuar negativisht në mirëqenien e tyre.

Odat ekonomike kërkojë që mbështetja e qeveris ndaj bizneseve të jetë e përhershme, dhe thekson nevojën e ndihmës së pakthyeshme për disa sektorë si hoteleria, turizmi, transporti të cilat kanë qenë më të prekurat nga pandemia e Kovid-19 të cilët kanë humbje nga 70 deri në 100 %. Investimet kapitale shihen si një instrument shumë i fuqishëm për rritjen ekonomike dhe të punësimit në vendin tonë.

Edhe përkundër këtyre masave ekonomike, niveli i papunësisë dhe varfërisë relative dhe ekstreme po rritet çdo ditë e më shumë, kjo na bënë që të kuptojnë se strategjia e qeverisë sonë për përballimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia nuk po funksionon, e që duhet të merren masa që këto pako të mbërrin te qytetarët dhe të ndikoj pozitivisht në përmirësimin ekonomin të vendit.

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com