5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Analizë: Pandemia kishte ndikim më të madh negativ tek gratë

Shkup, 8 mars– Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, publikuan një analizë, të mbështetur nga Misioni, për ndikimin e pandemisë Kovid-19 mbi gjininë dhe diversitetin. Analiza tregon se pandemia dhe përgjigjja e të njëjtës kishin ndikim negativ më të madh në mënyrë disproporcionale tek gratë në të gjitha zonat dhe në të gjitha grupmoshat.

Sipas studimit, siç kumtoi Misioni i OSBE-së në Shkup, pas mbylljes së shkollave dhe kopshteve, gjasa që nënat ta marrin rolin e kujdestarit kryesor është 70 për qind më e madhe se te baballarët.

“Nëse nuk adresohet si duhet nga politikat e synuara të qeverisë, kriza e krijuar nga pandemia Kovid-19 mund ta rrisë më tej pabarazinë, përjashtimin dhe diskriminimin. Gratë në përgjithësi dhe grupet e prekshme siç janë romët, nënat e vetme, personat me aftësi të kufizuara dhe veçanërisht gratë rurale janë më të prekurat”, tha Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup gjatë onlajn ngjarjes.

Pandemia, sipas Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, nuk ishte një pengesë, përkundrazi ishte një sfidë për të miratuar dy ligje kryesore që i prekin kryesisht gratë, përkatësisht Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje.

Analiza, e disponueshme në https://www.osce.org/mission-to-skopje/480401 u zhvillua së bashku me Qendrën e Hulumtimeve dhe Krijimit të Politikave dhe organizatat e shoqërisë civile Radar,, Polio Plus, Koalicionin Rural dhe Rrjetin Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. 

Related posts

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Admin

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Admin

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

Admin

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Admin

Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Admin

Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com