12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Analizë / Padrejtësia e Qeverisë ndaj Zonës së Lirë në Tetovë, gjithë investitorët drejtohen në “Bunarxhik”, ministrat shqiptar në gjumë!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 28 prill – Tërheqja e investimeve të huaja është një strategji të cilën e hartojnë shtetet e të cilat përshijnë një sërë reforma me qëllim që tregu i brendshëm i një vendi të jetë sa më shumë atraktiv për investitorët e mundshëm. Këto strategji janë shumë të rëndësishme pasi kjo mundëson që shtetet të tërheqin investime kapitale të cilët do të ndikonin direk në ekonominë e vendit dhe në krijimin e vendeve të punës.

Një nga format me të cilat shtete dëshirojnë që të bëhen më atraktive për investitorët është edhe krijimi i Zonave të Lira Ekonomike territore që kanë një status të veçantë ekonomik, ku shteti angazhohet në sigurimin e të gjitha kushteve infrastrukturore për të cilën investitorët kanë nevojë për ushtrimin e aktiviteteve të tyre. Si një vend që ka nevojë për investime të huaja edhe Republika e Maqedonisë së Veriut ka krijuar disa Zona të Lira Ekonomike si në Shkup, Tetovë, Prilep, Shtip dhe në vendet tjera me qëllim tërheqjen e sa më shumë investimeve në vendin tonë.

Ajo që bie në sy në këto zona ekonomike është se kemi një diskriminim të qartë nga ana e shtetit në lidhje me investimet në këto hapësira, pasi për të njejtat zona dhe me qëllim të njejta qeveria vepron me dy standarde.

Zonat ekonomike në Shkup, Prilep apo edhe në zonat tjera të Maqedonisë Lindore shteti ka qenë investitori kryesorë për krijim e të gjitha kushteve në këto hapësira dhe ai do të jetë menaxhuesi i saj, kurse në Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës nuk është vepruar me të njejtin standard pasi këtu është shkuar në bazë të parimit publiko-privat ku menaxhimi i kësaj zone do ti jepej një kompanie private për 99 vjet.

Zona e Lirë Ekonomike në Shkup me një sipërfaqe 140 hektar ishte themeluar në vitin 2000, kurse Zona Ekonomike e Tetovës me një sipërfaqe 94 hektarë ishte premtuar që nga viti 2007, dy herë ishin vendosur gurëthemele dhe vetëm në vitin 2016 kjo hapësirë bëhet funksionale, pra rreth 16 vjet më vonë se sa ajo e Shkupit.

Edhe përkundër se kanë kaluar shumë vite në Zonën Ekonomike të Tetovës nuk kanë përfunduar rregullimi i jashtëm i infrastrukturës së kësaj zone pasi ende nuk ka lidhje direkte me autostradën dhe si rrugë lidhëse ajo ende e përdor rrugën e vjetër, kurse Zonat tjera ekonomike ku ka investuar shteti është kompletuar gjithçka.

Qeveria në vitin 2021 vendosi që të krijojë një Zonë të Re Industriale në Manastir në të cilën do të investohet prej rreth 1 milion euro,kurse deri në fund të vitit 2021 kjo shifër pritet që të shkojë deri në 3-4 milion euro. Deri sa ka para për themelimin e zonave rë reja vendin tonë, kurse per zonën ne Tetovë nuk ka aq para sa ti mundësojë lidhen me autostradën.

Në Zonën e Lirë Ekonomike 2 në Shkup për krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme ka investuar rreth 107 milion denarë, kurse në Zonën e Vetme Ekonomike në rajonet shqiptare që është në Tetovë qeveria nuk ka investuar asgjë duke e dhënë të anjë kompani private.

Në Zonën Ekonomike në Shkup investimet e huaja vazhdojnë pandërprerë ku në kohët e fundit janë nënshkruan shumë marrëveshje të cila do të sjellin shumë investime dhe shumë vende të reja pune. Edhe këtu shihet diskriminimi që bëhet nga ana e shtetit pasi Zonat tjera Ekonomike promovohen tek investitorët e huaj kurse ajo e Tetovës lihet në “HARRESË”.

Një investim tjetër i madh që po bëhet në Zonën Industriale “Bunarxhik” në Shkup është ajo e ndërmarrjes farmaceutike gjermane “Geresheimer’ e cila kap një vlerë rreth 25 milion euro dhe pritet të gjenerojë rreth 400 vende të reja pune.

Një investim tjetër i rëndësishëm është ai i – Kompanisë turke Purplast e cila do të investojë deri në 12 milion euro dhe do të krijojë 200 vende të reja pune, si dhe kompania gjermane Iprotex do të investojë rreth milion euro që do të krijoj 40-50 vende të reja punë, pra për rreth 4 muaj në këtë zonë kemi 3 investime konkrete.

Kompania Amerikan DURA automotiv ka nënshkruan marrëveshje për ndërtimin ndërtimin e dy impianteve të reja të prodhimit, pas fabrikës së parë e cila është funksionale e që në tre impiantet pritet që të punësoj rreth 1000 persona.

Në Zonën Ekonomike në Prilep janë realizuar investime të mëdha nga kompanitë e huaja të cilët kanë ndikim direkt në ekonominë dhe punësimin në zonë. Investimi i kompanisë amerikane Genterm e cila do të prodhojë komponenta për industrinë automobilistike e cila ka rreth 2000 të punësuar, një kompani tjetër është Akomplast e cila ka gjeneruar rreth 150 punësime.

Në Shtip kemi investimin e kompanisë italiane Kondevo, lider në prodhimtarinë e këmbimit të ngrohëseve për bojlerë ka bërë një investim rreth 40 milion euro e cila ka hapur rreth 300 vende pune.

Kompania “VIK (WIK) Maqedoni” në vitin 2020 ka fituar ndihmë shtetërore për projektin e dytë të investimeve në zonën zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) Prilep me një vlerë prej 2,5 milionë euro në të cilin parashihet të punësohen rreth 100 persona.

Në Zonën e Tetovës në vitin 2019 u promovua investimi i kompanisë “GlasFex” për prodhimin e xhamave që është një investim pre rreth 9 milion euro dhe do të gjenerojë 300 vende pune, dhe kompania “ Normac Investment Gropup”.

Ajo që e bën edhe më tragjike këtë diskriminim, në investimet qeveritare dhe tërheqje e investimeve të huaja në Zonën Ekonomike të Tetovës është fakti se në të gjitha legjislaturat e qeverisë së Maqedonisë kemi pasur ministra shqiptarë të ekonomisë, financave, zëvendësministra dhe tani kemi edhe Zëvendëskryeministrin e parë, por që situata në terren nuk po ndryshon asgjë, dhe prania e udhëheqësve tanë është e pa dukshme në këtë pjesë. Për katër muajt e parë të vitit 2021 në Zonën Ekonomike në Shkup investohen 38 milion euro, kurse në Tetovë investimi i fundit ka qenë në vitin 2019 i cili ishte rreth 8 milion euro. Me këtë disbalancë investuese është e habitshme “KOMODITETI” i zyrtarëve tanë në kolltukët e qeverisë.

Related posts

VMRO-DPMNE me shumë vërejtje për procesin zgjedhor

Admin

Spasovski: Kaluam një proces të qetë zgjedhor

Admin

Në një vendvotim në Llabënishtë do të votohet deri në orën 22:00

Admin

Përfundon votimi, fillon numërimi i votave

Admin

Bujar Osmani: Likovën, Sarajin dhe Pllasnicën fitojmë që në rreth të parë

Admin

Dalja në zgjedhje në Komunën e Likovës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com