34.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Nga doli varianti Delta dhe sa është i rrezikshëm? E vetmja zgjidhje mbetet vaksinimi

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 7 korrik – Pandemia që shkaktoi Kovid-19, ishte një nga katastrofat më të mëdha shoqërore që ka prekur shoqërinë njerëzore gjatë historisë, kjo e gjeti botën të pa përgatiur për tu përballur me një armik të tillë të pa dukshëm, e kjo shkaktoi milion viktima dhe të infektuar. Shpresat u ngjallën se do të triumfonim ndaj saj me zbulimin e vaksinave, por këto shpresa u venitën shpejt pas zbulimit të variantit Delta, që është më I rrëzikshëm dhe përhapet më shpejte, e që ka ngjallur frikën e rritjes së fataliteteve apo rikthim të izolimit në tëre globin, shkruan Zhurnal.

Paraqitja për herë të parë e Kovid-19 në Wuhan të Kinës, në vitin 2019, që nuk u mor shumë seriozisht për rreziqet që ajo mund të paraqesë, por që I njejti shumë shpejtë u përhap në të gjithë botën, e kjo I vuri shumë shtete në vështirësi shumë të mëdha, pasi sistemet e tyre shëndetësore nuk ishin të përgatitura për të përballuar një situatë të tillë. Ky virus I kushtoi shtrejtë botës, pasi kjo shkaktoi humbjen e rreth 4 milion jetëve njerëzore dhe humbjet ekonomike shkuan në triliona dollarë. Prodhimi I vaksinave u mendua se do ti jepte fund pandemisë, dhe autoritetet në tërë botën bënin thirrje për vaksinim. Kjo prodhoi rezultate pozitive, pasi numri I infektimeve dhe vdekjeve nga Kovid-19 në nivel botëror filloi që të ulet. Sa u shfaq dritë në fund të tunelit, se do të shpëtojmë nga pandemia, doli varianti Delta, I cili është varianti dominant I infektimeve të fundit, e që e gjithë kjo e ka bërë të pa qartë të ardhmen rreth pandemisë.

Varianti Delta (B.1.617.2)

Varianti Delta për herë të parë u zbulua në Indi në tetor të vitit 2020, e që nga ajo periudhë ky variant është përhapur gjerësisht në tërë Indinë, por edhe në të gjithë botën, e që është shëndrruar në një shqetësim serioz për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), por edhe të të gjithë shteteve, dhe nga kjo organizatë Delta është etiketuar si “ Variant Shqetësues” (VOC). Deri më tani OBSH ka identifikuar katër VOC: Alfa (B.1.1.7), Beta (B.1.351), Dama (P.1) dhe Delta (B.1.617.2).

Varianti Delta ka mutacione të shumëfishta, dhe fatkeqësisht shkencëtarët ende nuk kanë një përgjitje të rolit të këtyre mutacioneve, apo edhe simptomave të ndryshme që mundet të paraqese ky variant në krahasim me atë Alfa, që ishte edhe Koronavirusi I parë. Në përgjithësi simptomat e variantit Delta janë të ngjajshme me simpromat e mëhershme si: temperaturë e lartë, kokëdhembje, rrjedhje hundësh, kurse kolla dhe ndryshim I nuhatjes dhe shijes janë më pak të pranishme tëk ky variant. Mungesa e njohurive më të detajuara për karakteristikat e këti varianti, po e bënë atë vështirë të identifikueshëm dhe si pasojë edhe më të rrëzikshëm, shkruan Zhurnal.

Shqetësues është fakti se varianti Delta është shumë herë më I transmetueshëm se sa variantet e tjera, ku ajo është 50% më e transmetueshme se sa Alfa, e kjo shkakton më shumë të shtrirë në spitale dhe është më rezistente ndaj vaksinave.

Në një mjedis ku nuk ka persona të vaksinuar, apo ku nuk respektohen masat si distanca sociale apo edhe mbajtja e maskave, një person që është infektuar me koronaviusin që u përhap për herë të parë do të infektonte 2.5 njerëz, kurse I njejti I infektuar me variantin Delta do të I infektonte 3.5 -4 njerëz, e kjo flet për shpejtësin dhe egërsinë e përhapjes së saj.

Ky variant është përhapur në më shumë se 104 shtete të botës, ku vendi I parë në Europë ku u zbulua ky variant është Britania e Madhe ku rreth 98 % e rasteve të reja me Kovid-19 janë të variantit Delta. E njëjta gjë po ndodh edhe në Francë, ku sipas autoriteteve të këti vendit varianti Delta është shkaktari I 20 % të infektimeve të reja me Kovid-19, e që është një rritje në krahasim e të dhënave të mëhershme ku Delta ishte shkaktare e vetëm 9-19 % të rasteve, në Gjermani Delta është shkaktare te 50 % të infektimeve të reja me Kovid-19, Italia raportoi se 17 % e infektimeve të reja në këtë vend janë rezultati I këti varianti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan se Delta është identifikuar në 50 shtete ku ajo është shkaktare e 93 % të rasteve të reja.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve javën e kalauar vlersoi se deri në fund të muajit gusht varianti Delta do të jetë shkaktari I 90 % të të gjitha infektimeve me Kovid-19 në Bashkimin Europian, e kjo tregon për rrëzikshmërinë e lartë që po paraqet ky variant për kontinentin, por edhe për tërë botën.

Kohët e fundit po raportohet edhe për një degë të variantit Delta I njohur si Delta Plus apo AY.1, I cili ka mutacionin K417N, e që për herë të parë u identifikua në Afrikën e Jugut, por që fatmirrsisht nuk ka shumë raste të të infektuarve më këtë variant, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut regjistron 4 raste me variantin Delta, e që kjo përbën një shqetësim të madh për shëndetin publik, pasi përhapja e shpejtë e saj mund të rrisë numrine të infektuarve dhe fataliteteve në vendin tonë. Serbia deri më tani ka konfirmuar 2 raste me variantin Delta, Kosova ka raportuar dy raste me këtë variant, ndërsa Shqipëria deri më tani nuk ka të raportuar persona të infektuar me Delta..

Vaksinimi si shpëtim?

Vaksinimi I plotë po shihet si një shpresë nga shkencëtarët, të cilët besojnë se kjo është forma e vetme përmes së cilës mund ti bëhët ballë këtij varianti që po paraqitet si më I fuqishëm dhe më lehtësisht I përhapur. Udhëheqësit shtetërorë nga e gjithë bota kanë bërë thirrje që të gjithë qytetarët pa përjashtim dhe masovikisht të vaksinohen me qëllim që ti jepet fund pandemisë dhe variantit delta.

Në bazë të një hulumti të Institutit të Shëndetit Publik të Anglisë (Public Health England) vlerson se një dozë e vaksinës Pfizer-Biontec ishte 94 % efikase ndaj variantit Delta, ndërsa doza e dytë e kësaj vaksine ishte rezistence 96 % ndaj këti varianti, AstraZeneka ishite efektive ndaj Deltës në dozën e parë 71 %, kurse në dozën e dytë 92 %. Efikasiteti kundër simptomave nga varianti Delta për Pfizer-BioNTech ishte 36 % pas një doze dhe 88% pas dy dozave. Për AstraZeneca ishte 30% pas një doze dhe 67% pas dy.

Këto të dhëna na tregojnë për rrëzikshmërinë që paraqet ky variant I ri I Kovid-19, dhe sipas shkenctarëve “shpëtimi” I vetëm prej saj është vaksinimi i plotë, pasi as marrja e një doze të vetme të vaksinës nuk është e mjaftueshme për tu ndjerë I sigurt nga Delta.//Zhurnal.mk

Related posts

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

Admin

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

Admin

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

Admin

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

Admin

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

Admin

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More