9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë: Mjerë qytetarët çfarë i pret me rritjen e çmimeve të produkteve

Shkup, 5 tetor – Bota në muajt e fundit po përballet me një rritje të madhe të çmimeve të ushqimeve dhe burime energjetike, e kjo situat ka shkaktuar alarm dhe panik tek qytetarët, pasi në qoftë se ky trend vazhdon me këtë nivel atëherë ajo do të shkaktojë efekt të fuqishëm negativ socio-ekonomik, e që nga kjo nuk mund të jetë imun as Maqedonia e Veritu, pasi në qoftë se tregjet ndërkombëtare do të tronditen atëherë do të tronditet edhe vendi ynë.

Ngritja e çmimeve është një dukuri e zakonshme në tregjet ndërkombëtare, pasi rritja e tyre varet nga shumë faktorë si inflacioni apo edhe politikat qeveritare, të cilat ndikojnë fuqishëm në tregun e brendshëm por edhe në atë të jashtëm, por që të gjithë këto ngritje kanë qenë në një masë të ulët dhe brenda normave ekonomike dhe financiare, shkruan Zhurnal.

Situata në të cilën gjendemi tani është jashtë “normales” ekonomike, pasi rritja në muajt e fundit ka qenë më e madhja në dekadën e fundit, e kjo ka filluar të shkaktojë panik, pasi rritja e tyre nga muaji në muaj shënon ngritje dhe ende nuk ka një shenjë se kjo gjë do të ndalojë, por fatkeqësisht parashikimet janë të zymta të cilët thonë se ky trend jo vetëm që do të vazhdojë por gjasat janë që niveli i tyre të shënoj ngritje edhe më të madhe.

Kjo situatë ka vendosur shtete në një situatë shumë të vështirë, pasi ata janë gjendur të pa përgatitur për një situatë të tillë, e që shkaqet e saj janë nga më të ndryshmet, por që të gjithë ato nga pak kanë kontribuar që të krijohet kjo gjendje.

Cilat janë shkaqet që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve?

Kovid-19 është një nga shkaqet që ka kontribuar për një situatë të tillë, pasi pandemia detyroi shumë biznese dhe zinxhirë të prodhimit dhe furnizimit të mbyllen e kjo shkatoi mungesë të ushqimeve dhe burimeve energjetike, e që në mungesë të tyre dhe rritja e kërkesës ndikuan që çmimet të ngrihen.

Një arsye tjetër është ajo e ndryshimeve klimatike të cilët kanë filluar që të japine fektet e tyre, si nxemja globale që ka shkaktuar rritje të dhatësirave, uljen e nivelit të reshjeve, e që këto kanë një ndikim të fuqishëm në prodhimin e produkteve buqësore, e kjo ka ndikuar që të ketë mungesë të tyre e kjo ka çuar në këtë situatë.

Rritja e popullatës është një faktor tjetër që ka ndikuar në këtë situatë, pasi kjo nënkupton se tani konsumohet më shumë ushqim dhe më shumë burime energjetike, e kjo ka bërë që çmimet e tyre të rriten në tregjet ndërkombëtare, shkruan Zhurnal.

Indeksi i çmimeve sipas të dhënave të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO):

Indeksi20152020Gusht 2020Gusht 2021
Ushqimet93.198.095.8127.4
Mishi96.795.592.2112.5
Produket e qumshtit87.1101.8102.1116.0
Drithrat95.9102.799.0129.8
Vajrat90.099.498.7165.7
Sheqerat83.279.581.1120.1

Sipas të dhënave të FAO-s, çmimi i ushqimeve në muajin gush është rritur me 3.1 % në krahasim me muajin korrik, ndërsa rritja në krahasim me periudhën e njetë të një viti më parë është 32.9 %.

Çmimi i dridhrave në mujin gusht në krahasim me muajin korrik është rritur me 3.4 %, ndërsa në krahasim me periudhën e njejtë të një viti më parë është rritur me 31.1 %.

Çmimi i vajrave u rrit në muajin gusht në krahasim me muajin korrik me 6.7 %.

Çmimi i mishit u rrit pak në krahasim me muajin korrik, por në krahasim me periudhën e njejtë të një viti më parë ajo u rrit me 22 %.

Çmimi i produkteve të qumshtit në muajin gusht u rrit pak në krahasim me muajin korrik, por që ajo kishte rritje shumë të madhe me periudhën e nejtë të një viti më parë ku ajo shënoi ngritje prej 13.6 %.

Çmimi i sheqernave u rrit në muajin gusht me 9.6 % në krahasim me muajin korrik të këti viti, shkruan Zhurnal.

Ndësa sipas të dhënave të FAO-s çmimet botërore të ushqimit janë rritur me gati 33 % në muajin stator të këti viti në krahasim me periudhën e njejtë të vitit paraprak, ndërsa në krahasim me muajin korrik ato janë rritur me mbi 3.1 % duke arritur nivele më të larta në dekadën e fundit.

Çmimet e ushqimit u rritën me një mesatare prej 2.9 % në Britani, 3.6 % në SHBA dhe 4.8 % në Japoni dhe Kanada midis shkurtit 2020 dhe korrikut 2021, ndërsa në çmimet u rritën Mianmar me 54 %, Liban 48 %, Mozambik 38.3 %, Siria 29.2 % dhe Timor-Leste 17.7 %- e kjo ka prekur kryesisht njerëzit që më së paku mund ta përballonin atë.

Pos ushqimeve rritje të çmimeve kanë pësuar edhe burimet energjetike, e kjo ka vështirsuar edhe më shumë jetesën e qytetarëve në nivel global, ku deri më tani Europa është me e goditura nga kjo rritje, shkruan Zhurnal.

Nga 1 tetori i këti viti qytetarët e Britanisë së Madhe do të paguajnë 12 % me shumë futurat e energjisë elektrike e me këtë rritje do të përballen më shumë se 15 milion qytetarë të këti vendi.

Afrimi i stinës së dimrit ka rritur kërkesën për gaz i cili shërben si burim ngrohje, e kjo ka ndikuar që çmimi i saj që nga fillimi i janarit e deri më tani të rritet me 250 %, ndërsa vetëm nga mujin gusht ai është rritur me 70 %. Kjo rritje çmimi po vjen si pasojë e rritjes së kërkesës për këtë burim energjetik nga vendet e Azisë dhe në të njejtën kohë shtete kanë nivel më të ulët të rezervave të gazit se sa normalja e për pasojë kjo ka shkaktuar edhe rritjen e kostos.

Këto janë të dhëna mjaft shqetësuese, pasi as Maqedonia e Veriut nuk do të jetë imune ndaj këtyre rritje,e që me shumë gjasë ajo do ta përfshijë edhe vendin tone, duke rënduar edhe më shumë gjendjen ekonomiko-sociale të qytetarëve tanë, e për të cilat shteti duhet të marrë masa sa nuk është bërë shumë vonë.///Zhurnal.mk

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com