39.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Analiza Ekonomi Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë: Maqedonia në garë me vende të zhvilluara me taksën ekologjike për derivatet

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 13 korrik – Çmimet e derivateve po rriten çdo ditë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kjo nuk është vetëm si pasojë e rritjes në bursat ndërkombëtare, por një instrument përmes së cilës qeveria po synon që ta mbushë arkën e shtetit, dhe këtë ajo po e arrinë, pasi afër gjysma e çmimit të derivateve janë taksa shtetërore, e që sa i përket përqindjes që merr shteti, ne po u’a kalojmë edhe disa vendeve të zhvilluara, e që e tërë kjo po rëndon edhe më shumë jetën e qytetarëve.

Pandemia që shkaktoi Kovid-19 uli ndjeshëm kërkekesën për derivate, pasi masat kufizuese detyruan që zinxhiri prodhues të mbyllet e si pasojë çmimet e derivateve ranë ndjeshëm në të gjithë botën, përfshi edhe Maqedoninë e Veriut, e që kjo ishte një lehtësim i madh për buxhetin e familjeve në vendin tone, shkruan Zhurnal.

Në vitin 2020 çmimet e dirivateve në vendin tonë shënuan rënie të ndjeshme, ku benzina EUROSUPER BS-95 kushtonte 49.50 denarë / litër, EUROSUPER BS-95 52.00 denarë, EURODIESEL 42.50 denarë për litër, e këto ishin të përballueshme për qytetarët e vendit tonë, dhe shumë e mirpritur pasi efektet nga pandemia kishin shkaktuar shumë të pa punë dhe rritje të varfërisë në vend.

E gjendur në vështirësi si pasojë e pandemisë, qeveria me anë të një vendimi rriti akcizën e karburantëve me 4 denarë, e kjo shkaktoi rritjen e menjëhershme të çmimit të hidrokarburëve, ku kjo ishte një masë pozitive për mbushjen e buxhetit të shtetit.

Me miratimin e një takse mjedisore në vendin tonë kjo taksë kishte vlerë prej 3.5 denarë dhe së bashku me Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH) arrinë në 4.13 denarë, e kjo do ti mundësojë shtetit do të arkëtojë rreth 54 milion euro, të cilët nga buxheti i qytetarëve do të kalojnë në atë të shtetit. Rritja e çmimeve të karburanteve po vazhdon pa ndërprerë në vendin tonë, ku ato sëfundi u rritën shumë. Benzina BS-95 do të kushtojë 72 denarë (1.116 €) Benzina BS-98 – 74 denarë (1.200 €) , Dizel = 63 denarë (1.022 €)

ProduktetBenzin BS-95Benzin BS-98Dizel
Çmimi i blerjes31.77833.43129.519
Depozitimi dhe Marzhi5.5195.5615.291
Transporti0.750.780.75
Taksa Ekologjike0.080.080.03
Rezervat e kërkuara0.890.890.30
Akciza222217.5
TVSH10.98311.2889.61
Totali727463

Në Maqeoninë e Veriut vlera e taksave që merr shteti përmes akcizave apo edhe taksën mjedisore përbën gati 45 % të çmimit të derivateve, e ky është edhe “sekreti” se pse çmimet e karburanteve në vendin tonë janë me çmime kaq të larta.

Në Shqipëri Benzina kushton 1.184 €, Dizeli 1.143 €, në Bullgari Benzina BS-95 1.093 €, Benzina BS-98 1.303 €, Dizeli 1.093 €, në Serbi Benzina BS-95 kushton 1.050 €, Nafta kushton 1.0 €, në Malt të Zi Benzina BS-95 kushton 1.330 €, Benzina BS-98 1.330 €, Dizeli 1.190 €, në Kroaci Benzina BS-95 kushton 1.436 €, Benzina BS-98 1.524 €, Dizeli 1.372 €, informon Zhurnal.

Çmimet e derivateve në Gjermani janë: Benzina BS-95 kushton 1.602 €, Benzina BS-98 1.848 €, Dizeli 1.389 €, në Itali Benzina BS-95 kushton 1.688 €, Benzina BS-98 2.185 €, Dizeli 1.549 €, në Francë Benzina BS-95 kushton 1.581 €, Benzina BS-98 1.660 €, Dizeli 1.461 €, në Portugali Benzina BS-95 kushton 1.775 €, Benzina BS-98 1.776€, Dizeli 1.549 €.

Sipas të dhënave të globalpetrolprices, derivatet për litër më shtrejtë kushtojnë në:

Hong Kong2.10 €
Republika e Afrikës Qendrore1.83 €
Holanda1.79 €
Norvegjia1.72 €

Sipas të dhënave të globalpetrolprices, derivatet për litër më lirë kushtojnë në:

Venezuel0.02 €
Iran0.06 €
Angola0.21 €
Algeria0.29 €

Përqindja e taksave në çmimin përfundimtarë të karburanteve në botë sipas të dhënave të Uhy:

Maqedonia e Veriut sa i përket përqindjes së taksave në çmimin përfundimtarë të hidrokarbureve, qëndron relativisht lartë, pasi ne u’a kalojmë disa vendeve shumë të zhvilluara në këtë aspekt, e që kjo do të ndikojë pozitivisht në mbushjen e buxhetit të shtetit, por në të njëjtën kohë ajo do ta ul buxhëtine familjeve të vendit tonë.//Zhurnal.mk

Related posts

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

Admin

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

Admin

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

Admin

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

Admin

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

Admin

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More