5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Analizë / Legalizimi kanabisit në Maqedoni, a do të rrit apo ul nivelin e kriminalitetit !

Shkup, 21 prill, Zhurnal.mk – Kërpi, apo siç është e njohur me emrin Latin Cnnabis është një bimë vjetore e familjes së bimëve Cannabacea, e cila ndahen në shumë lloje dhe ka shumë emërtime si marihuanë dhe të tjera e cila përdoret për qëllime mjekësore si dhe si drogë me qëllime psikoaktive. Përdorimi i kësaj bime është shumë i vjetër dhe daton që nga periudha Neolite ku materiale arkiologjie të përdorimit të kësaj bime janë gjetur rreth viteve 2000 para erës së rë në provincat e Kinës së sotme.

Fibrat e kanabisit në Kinë janë përdorur edhe për prodhimet e tekstilit, po ashtu edhe në Europë dhe SHBA janë përdorur për prodhimin e letrës, tekstili dhe litarëve, por në shekullin XX përdorimi i kanabisit edhe për qëllime industriale shënoi rënie pasi për të njëjtat qëllime që ishin përdorur fibrat e kanabisit tani përdorej pambuku i importuar nga SHBA.

Për qëllime ekonomike si dhe përshkak të efekteve psikoaktive që ky produkt shkaktonte, në vitin 1937 SHBA-të miratojnë konventën “Marihuana TaxAct” e cila parashihte dënime të ashpra për prodhuesit, shpërndarësit dhe konsumuesit e saj, kjo shkaktoi që kanabisi në pjesën më të madhe të botës të shpallej si i paligjshëm në kuadër të “ Konventës unike mbi substancat toksike ( drogat) të vitit 1961”.

Në vitin 2000 në Kanada dhe në shumë vende të botës filloi të bëhej dallimi mes përdorimit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe posedim privat. Uruguaji u bë vendi i parë në botë i cili në vitin 2013 legalizoi përdorimin , prodhimin dhe shitjen e kanabisit për qëllime rekreative. Përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore aktualisht është i autorizuar në rreth 40 vende të botës ku prijnë Kanada, Izraeli dhe Holanda.

Llogaritet se nga 128 deri në 232 milion njerëz apo nga 2.7 % deri në 4.9% e popullatës së botës e përdorim kanabisin për qëllime rekreative, shkruan Zhurnal.mk

Legalizimi i Marihuanës në Maqedoni

Maqedonia e Veriut me qëllim plotësimin e nevojave të saj mjekësorë në vitin 2016 duke u bërë vendi i 14 europian i cili legalizoi përdorimin e kanabisit, e cila u vlerësua si një hap shumë i rëndësishëm për pacientët të cilat kanë nevojë për këtë produkt.

Ligji parasheh që vaji i kanabisit që është i lejuar në vendin tonë ndahet në tre kategori: vaj i cili përmban më pak se 0.2 % TCH, që përmban më shumë se 0.2 5 TCH dhe grupi i tretë janë preparate me bazë konopi që gjenden edhe në tregjet europiane. Aktualisht në Maqedoni ekzistojnë 40 firma të licencuara për prodhimin e kanabisit medicinal, por që kjo shifër pritet që të rritet pasi sipas raporteve interesim për këta aktivitet kane 70-80 firma.

Qeveria parashikoi që në vitin 2021 të debatohet për dekriminalizimin e kanabisit dhe deri në fund të qershorit do të debatohet për legalizimin e plotë të përdorimi të kanabisit në vendit tonë dhe për qëllime rekreative.

Përfitimet ekonomike nga Legalizimi i Kanabisit

Me anë të legalizimit të përdorimit të kanabisit Maqedonia synon që të bëhet një qendër e re turistike e llojit të Amsterdamit, e cila do të sillte një numër shumë të madh të turisteve nga e gjithë bota të cilat janë të apasionuar për këtë bimë. Kjo është një strategji e cila mendohet se do të gjeneroj të ardhura të mëdha në buxhetin e shtetit dhe më një impakt të fuqishëm ekonomik.

Kompanitë që cilët operojnë në vendin tonë në fushën e kanabisit sipas të dhënave do të gjenerojnë rreth 100 milion euro në buxhetin e shtetit. 1 litër vaj kanabisi kushton rreth 95 euro që është një çmim motivues për prodhuesit, pos kësaj ato kanë gjeneruar vende të mëdha të punës që është një ndihmë shumë e madhe për ekonominë e vendi. Kanabisi pritet që të gjeneroj të ardhura me vlerë rreth 1 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Deri në vitin 2028 tregu i kanabisit mjekësor në BE do të arrijë deri në 55 miliard euro, që nënkupton se të ardhurat në buxhetin e shtetit mund të jenë shumë më të mëdha se sa parashikimet e tanishme.

Legalizimi rrit apo ul nivelin e kriminalitetit !

Duke pasur parasysh se me ligjin e tanishëm në rast se arrestohesh për posedim të kanabisit dënohesh me 5 vite burg, kjo ka bërë që shumë përdorues të saj të përfundojnë në burgje për shkak të ligjit aktual. Në tregun e zi një gram kanabis kushton nga 8 deri në 10 euro, kjo ka bërë që bandat kriminale që merren me këtë aktivitet të fuqizohen shumë, kurse ne rast të legalizimit çmimi i saj do të ulej shumë.

Aspekti tjetër pozitiv i kësaj është se përmes legalizimit shteti do të ketë një pasqyrë të sakt se sa persona e përdorin këtë produkt e cila do të ju ndihmojnë në strategjitë e tyre për të parandaluar futjen e substancave tjera të dëmshme për qytetarët.

Reagimet për këtë Iniciativë

Reagimet për këtë iniciativë janë shumë të mëdha dhe të ndryshme në vend e cila në një masë është e arsyeshme pasi kjo është një gjë e re në vendin tonë, dhe informacionet që kanë qarkulluar për kanabisin në të kaluarën i bën njerëzit dyshues dhe të frikësuar.

Jovan Mitevsk- shefi i grupit parlamentar të LSDM theksoi se ne jemi ende në fazën e konsultimeve, si deputet ne ende nuk kemi marrë asnjë dokument për këtë çështje, por sigurisht që do të ketë debat dhe ndërhyrje me propozim-ligje.

Nga partia opozitare VMRO theksojnë se kjo nuk është asgjë tjetër vetëm se një përpjekje e qeverisë për ta shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale të vendit si ajo e pandemisë dhe vetoja bullgare.

Edhe partitë shqiptare kanë reaguar kundër kësaj ideje të cilët ata e cilësojnë vetëm si përpjekje për të shmangur vëmendjen e popullatës nga problemet reale me të cilën ata përballen çdo ditë.

Janki Mitrovski kryetar i shoqatës për kanabis dhe politika të gjelbërta “Blinka” Një legalizim i tillë jo që nuk do të ndikoj në uljen e tregtisë ilegale, por përkundrazi do ta stimuloj atë edhe më shumë.

Komuniteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut thekson se: ” Është koha që të vendosen vendime progresive për legalizimin e kanabisit sipas shembujve të shumë vendeve të botës, numri i të cilëve dita ditës po rritet”

Disa reagime të tjera theksojnë se vendi ynë nuk i plotëson kriteret për një veprim të tillë se do të duhet të pritet edhe disa vjet për ta realizuar atë.

Duke pasur parasysh problemet me pandeminë dhe krizën ekonomike që e ka kapluar vendin tonë si dhe shumë probleme të tjera me të cilën po ballafaqohemi çështja e legalizimit të kanabisit është element luksi që nuk na e lejojnë rrethanat që ti kushtojnë aq shumë rëndësi.

Related posts

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Admin

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Admin

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

Admin

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Admin

Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Admin

Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com