1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Analizë: Kryetari i ardhshëm i Tetovës, një pakt i pashmangshëm me maqedonasit

Tetovë, 9 prill – Zhurnal.mk – Komuna e Tetovës shtrihet në pjesën veri-perëndimore të Republikës së Maqëdonisë së Veriut, me një sipërfaqe rreth 261.89 kilometra katrorë, është një nga komunat më të mëdha në vend sa i përket numrit të banorëve. Në bazë të regjistrimit të vitit 2002 kjo komunë gjithësej ka 86.580 banorë ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullatës me 66.886 banorë apo 70.3 %, maqedonasit 20.053 apo 23.2 %, turqit 1.882 apo 2.2% egzistojnë edhe pakica tjera kombëtare por në një shifër më të ulët, shkruan Zhurnal.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në vitin 2020 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, numri i përgjithshëm i votusve në këtë komun është 84.541, gjithësej ka 117 qendra votimi dhe dalja ishte 45.64 %. Në bazë të rezultateve fitues në këtë komunë ishte BDI me 11.909 vota apo 30.36%, e dyta renditet ASH/AAA me 8412 të votave apo 21.44 %, vendi i tretë i takonte LSDM-së me 7417 të votave apo 18.91 %, VMRO zë vendin e katërt me 5483 të votave ose 13.98 %, PDSH me 5091 të votave apo 12.98%. Në bazë të rezultateve fitues në kampin shqiptarë është BDI kurse nga pala maqedonase është LSDM.

Zgjedhjet lokale të cilët u mbajtën në tetorin e vitit 2017, në raundin e parë fituese doli kandidatja e BDI-së Teuta Arifin me 13.265 vota apo 33.18 %, në vendin e dytë ishte kandidati i Besës Bilall Kasami i cili mori 8.767 të votave apo 21.93 %, kandidati i VMRO-së Goran Manojllovki u rendit i treti me 6.459 vota apo 16.16 %, i katërti ishte kandidati i Aleancës për Shqiptarët Atnan Neziri i cili mori 4.874 vota apo 12.19 %, i pesti u rradhit Bardhyl Dauti kandidat i PDSH me 4.568 vota apo 11.43 %. Në raundin e parë kishim një koalicion BDI-LSDM, pasi kjo e fundit nuk kishte kanidadtin e vet dhe mbështeti atë të BDI-së. Ndërsa në raundin e dytë të zgjedhjeve u krijua një koalicio i ri mes ASH dhe Besës, PDSH dhe VMRO nuk kishin një koalicion zyrtare me asnjërën nga partitë. Në raundin dytë fitoi Teuta Arifi si kandiate e koalicionit qeveritarë me 18.110 vota ose 49.08 % ndaj ati të Besës i cili mori 17.096 ose 46.33 %.

Sipas analizave që ka realizuar Zhurnal shifrat na tregojnë se në këtë komunë shqiptarët janë shumicë dhe në këtë rast kryetari do të jetë nga radhët e etnisë shumicë, por partit maqedonase do ta përcaktojnë se cili kandidat apo parti do të udhëheq me komunën. Në dallim prej zgjedhje lokale të vitit 2017 në ato parlamentare të 2020 koalicioni ASH/AAA ka një rritje të konsiderueshme prej 9.25 %, PDSH ka rritje në krahasim me zgjedhjet lokale të 2017 nga 11.43 % në 12.98 % ngritje prej 1.55 %.

Duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve paramentare të vitit 2020 një koalicion i mundshëm BDI-LSDM do ti siguronte rreth 49.27 % të votave që do ti mundësonte BDI-së udhëheqjen e komunës së Tetovës edhe për një mandate të tretë. Një koalicion mes ASH/AAA-VMRO do ti jepte rreth 35.42 % të votave e cila është e pa mjaftueshme për ta marrë drejtimin e komunës. Edhe në rastin më optimist arritja e një koalicioni mes ASH/AAA-VMRO-PDSH do ti jepte asaj rreth 48.4 % të votave që është përsëri më e vogël se shifra e BDI-LSDM. Mundësia e një rotacioni të mundshëm është krijimi i një koalicioni më të gjërë mes ASH/AAA-VMRO-PDSH- E MAJTA e cila në zgjedhjet e fundit kishte 1.8 % të votave që do ti mundësonte ASH/AAA të arrinte 49.58 % të votave që do ti jepnin drejtimin e komunës.

Duke qenë qendra me e madhe e banuar me shqiptar në Republikën e Maqedonsë se Veriut, përplasja dhe gara për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në fundin e muajit tetor do të jetë e ashpër mes partive politike të kesaj entie, pasi partia e cila drejton Tetovën do të jetë edhe partia më e madhe e shqiptarëve në këtë vend. Në këto zgjedhje partitë shqiptare mund të na befasojnë me kandidatët, koalicionet, por edhe me rezultatet që mund të arrijnë.//Zhurnal.mk

Related posts

Menduh Thaç: Fitorja e Qytetit të Shkupit varet nga BDI-ja në Shkup, ndërsa sonte i uroj fitore BDI-së në Tetovë

Admin

A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët

Admin

Pranohet ankesa e ASH-AAA-së, në Dibër do të ketë rivotim në një vendvotim

Admin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takime me qytetarët e Peshtanit, Raçës, Elshanit

Admin

Forumi i gruas dhe ai rinor i BDi- Çair, organizuan marshin e blertë (FOTO)

Admin

Presidenti Pendarovski u ndau certifikata pjesëmarrësve të Shkollës së parë për politika

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com