13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Kriza politike në Shkup dhe Sofje “shuan” ëndrrën Evropiane të dhjetorit

Shkup, 15 nëntor – Kontesti mes Bullagrisë dhe Maqededonisë së Veriut, ka bllokuar rrugën integruesë të kësaj të fundit, e këto dy vende janë në presion për ti dhënë fund mosmarrveshjes mes tyre, por që në këtë proces është paraqitur një problem që ka të bëjë me krizën politike që ka përfshirë dy vendet, ku Sofia mbajti dje zgjedhjet e përgjithshme, kurse Shkupi po përballet pasiguri politike, e që e gjithë kjo mund të rezultojë me vonesa në arritjen e kompromisit e cila mund të “shuaj” ëndrrën Evropiane të dhjetorit.

Maqedonia e Veriut, fatkeqësisht që nga pavarsimi i saj është përballur me konteste nga vendet fqinje, e kjo ka ndëshkaur shumë vendin tonë, si në aspektin e eruo-integrimeve por edhe në zhvillimin e përgjitshëm, pasi mosmarrëveshjet me fqinjët kanë qenë një katalizator i cili ka ngritur tensionet e brendshme etnike duke shkaktuar destabilitet dhe pasiguri. Zgjidhja e kontestit me Greqinë, u besua se vendi ynë nuk do të kishte pengesa të kësaj natyre në rrugën e saj integrusese, dhe çdo vonesë në drejtim të integrimit do të ishte faj vetëm i vendit tonë për mos plotësimin e kushteve dhe kërsesave që parasheh procesi i negociatave.

Në një moment kur vendi u antarsua në NATO, dhe prisnim me padurim marrjen e dritës jeshile nga BE-ja, fqinji lindor vendosi veton, e kjo ndikoi që ne mos të fillonim negociatat me Unionin, por të foksoheshim në gjetjen e një zgjidhje pëmrs bisedimeve me Sofien, që në këtë mënyrë ajo ti jepte fund bllokadës dhe Shkupi të fillonte bisedimet për antarsim.

Të thuash se çka duhet të bërë dhe të bëhet e njejta janë dy gjëra të ndryshme, e kjo gjë vështirsohet duke marrë aprasysh kontestin që kanë këto dy vende, e cila është tejet delikat e dhe në të njejtën kohë e komplikuar, e kjo e bëntë zgjidhjen e saj një sfidë të vërtet për të dy vendet, por që rruga deri të gjetja e një kompromisi është një sfidë e madhe, e njëra nga to që po godet përparimin në drejtim të aritjes së zgjidhes është kriza politike që ka përfshirë dy vendet, shkruan Zhurnal.

Bullgaria po përballet me krizë politike

Bullgaria është përfshirë në një krizë të fuqishme politike, ku ajo brenda vitit ka zhvilluar tre zgjedhje të përgjithshme parlamentare, e që rezultati i tyre në dy cilket e para ka qenë aq i ngushtë, sa ka vështirësuar tejmase negociatat për formimin e shumicës së re parlamentare, e ndasitë e mëdha që kanë pasur partit politike ka bërë që të dështojë për të formar ekzekutuvin e ri bullgar.

Në zgjedhjet e prillit, partia e ish kryeministrit Bojko Borisov GERB-SDS fitoi zgjedhjet, por që numrat që ky subjekt kishte marrë e bëni të pamudëur që ai të formonte i vetëm qeverinë, e kjo e detyroi atë që të fillonte negociatat, por që dështoi të formonte një shumicë të re parlamentare, e në këtë situatë, shkkuarja në zgjedhje të reja u bë e pa shmangshme. Kështu partia e Borisov për një periudhë më shumë se njëmujore dështoi që ti bindte subjektet tjera që të bashkohen më të për të formuar ekzektuvin e ri të Bullgarisë. Kjo krizë politike kishte një pasojë shumë të rëndë për Maqedonisë e Veriut, pasi mungesa e një qeveria politike e bëri të pamundur zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve e kjo bërri që vendi ynë të dështojë në marrjen e dritës jeshile për fillimine negociatave.

Presidenti bulgar Rumen Radev njoftoi se do të shpallte zgjedhje të reja parlamentare më 11 korik të këti viti, e që kjo me shpresë se tani kutitë e votimit do të nxirrnin një rezultat më të favroshëm për partitë,e cila do të krijonte një rezultat të atillë që partisë së parë do ti jepte pozita më të fuqishme për të negociuar për shumicën e re. Këto zgjedhje në krahasim me ato të prillit nxorrën partinë “Egzsiton një komb i tillë “ të Sllavi Trifunov si parti e parë, ndërsa atë të Bojko Borisov si të dytë, por që rezultati ishte shumë i ngushtë që vështirsonte arritjen e një shumice parlamentarre. Për rreth dy muaj u zhvilluan negociata mes partive politike për të krijuar ekzekutivin e ri të Bullgarisë, por që të gjithë këto përpjekje dështuan dhe kështu u shpallën zgjedhjet e reja të përgjitshme për në nëntor.

Zgjedhjet e 14 nëntorit, ndonëse janë në proces numërimi, por që me mbi 75 % të votave të numëruar prinë “Ne vazhdojmë ndryshimin” (PP) me 25.34 % të votave, e ndjekur nga GERB-SDS me 22.43 %, e që parashikimet janë që reultati mes tyre do të jetë shumë i ngushtë, e kjo do ta vështirsojë arritjen e shpejt të një koalicioni qeverisës, shkruan Zhurnal.

Në të njejtën kohë u zhvilluan edhe zgjedhjepresidenciale, ku presidenti aktual dhe pretendenti për një mandat të ri Rumen Radev udhëheq bindshëm ndaj kandidatit të dytë, por që me shumë gjasë ata do të shkojnë në balotazh i cili pritet që të mbahet në javën e ardhshme pra me 21 nëntor, e që rezultatet e saj do të kenë ndikim të fuqishëm në progresin e negociatave mes Shkupit dhe Sofies.
Kriza politike në Maqedoninë e Veriut

Në të njejtën kohë edhe Maqedonia e Veriut ka hyrë në një krizë politike, ku zgjedhjet lokale treguan rënien e mbështetjes ndaj partisë qeverisëse LSDM-së, dhe u inicua mocioni për mosbesim të qeverisë nga e cila shpëtoi, por që kjo komplikoi situatën, pasi numrat në kuvend janë 60 për qeverinë dhe 60 për opozitën duke e bërë të paqartë të ardhmen e vendit, e që kjo do të kishte ndikim të fuqishëm në të ardhmene negociatave dhe zgjidhes së kontestit mes dy vendeve.

Ndikimi që do të sjellë kriza politike në dy vendet për zgjidhjen e kontestit?

Duke qenë se dy vendet po përballen me krizë të fuqishme politke, kjo ka ndikim direkt në procesin e negociatave për arritjen e një zgjidhje për kontestin mes dy vendeve, e kjo para se gjithash më shumë dëmton vendin tonë, pasi ajo ka mbetur para portave të BE-së, ku i duhet leja e Sofies për të hyrë në të.

Deri sa vendi ynë dështoi që të marrë dritën jeshile për fillimin e negociatave në saminin e qershorit, u shpresua shumë se me formimin e qeverisë së re në Bullgari, negociatat do të përparonin dhe do të gjendej një zgjidhje e favorshme, e që në këtë mënyrë vendi ynë do të mund të merrte ftesën për fillimin e bisedimeve në samitine dhejtorit, e që kjo ishte edhe një ngushllim dhe në të njëjtën kohë edhe shpresë për Shkupin, shkruan Zhurnal.

Duke parë se negociatat për formimine qeverisë së re në Bullgari në dy herat e kaluara kanë zgjatur më shumë se një muaj, e që po të njejtat kanë dështuar, kjo ngrit shqetësimin se vendi ynë përsëri do ta humb mundësin për marrjen e ftesës në samitin e dhjetorit, pasi mungesa e një qeverie politike në Sofie e bënë të pamundur zgjidhjen e kontestit.

Një pengesë tjetër që mund të paraqitet është fakti se partia fituese që ka një qëndrim më të moderuar në krahasim me subjektet tjera, por që e njeta e ka të nevojshme për krijimin e një koalicioni për të formuar ekzekutivin e ri, e duke marrë parasysh se pjesë e saj mund të jetë subjekti “Ka një kombt të tillë” do të jetë e vështirë artitja e një kompromisi, duke marrë parasysh qëndrimet që ajo ka pasur rreth kontestit me Maqedoninë e Veriut.

Një pengesë tjetër në anën bullgare mund të jetë edhe presidenti aktual Rumen Radev i cili me shumë gjasë do të jetë në këtë pozit edhe për 5 vitete e ardhëshme, mund ta komplikojë situatën duke marrë prasysh qëndrimet e tij që ka për kontestin me Maqedoninë e Veriut, e kjo mund ta penalizoj vendin tionë që përsëri të dështoj marrjen e ftesës në dhejtor.

Ndëra për dallim nga dy herat e kaluara, tani një problem paraqitet edhe në Maqedoninë e Veriut, e cila ka hyrë në një krizë të fuqishme politike, e që e gjithë kjo i dobëson pozitat e saj negociuese, apo e bënë atë të pa aftë për të arritur një kompromis me Sofien i cili do ti jepte fund kontestit disa vjeçar dhe do të sillte hapjen e rugës drejt Unionit, shkruan Zhurnal.

Rrethanat politike që po kalojnë dy vendet po vështirson dhe po komplikon edhe më shumë zgjidhjen e kontestit me dy vendet, e kjo të bënë të besoj se Shkupi do të dështojë përsëri që të marr një datë për fillimet e negociatave me BE-në, e kjo do të ketë ndikim të fuqishëm negativ në Mqedoninë e Veriut, pasi mund të sjellë pasiguri dhe destabilitet.///Zhurnal.mk

Related posts

Opozita zyrtarisht dorëzoi në Kuvend iniciativën për rrëzimin e Qeverisë

admin

Pendarovski e priti presidentin polak Duda në Vila Vodno

admin

Shahpaska: Ligji i ri për marrëdhënie pune ofron zgjidhje moderne në interes të punëtorëve

admin