1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Analizë / Kontrolli i mediave nga shteti po bëhet gjithnjë e më prezent

Analizë nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 3 maj – Liria e Mediave është një nga elementet bazë të demokracisë, pasi në mungesë të saj nuk mund të pretendohet se kemi një shtet të lirë, pasi në mungesë të lirisë së informimit njerëzit nuk do të jënë plotësisht të vetëdijshëm rreth zhvillimeve që ndodhin në vendin e tyre dhe si pasjojë ata nuk ddo të kenë mundësi që të marrin pjesë në ushtrimin e demokracisë.

Me qëllim dhënien e një rëndësi të veçantë dhe peshë sa më të madhe Lirisë së Medias, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993 datën 3 maj e shpalli si Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Liria e Shtypit është e sanksionuar në shumë dokumente ndërkombëtare si dhe në legjislacionet vendore në të cilat shtetet obligohen dhe zotohen që ti respektojnë dhe mbrojnë këto të drejta të cilat janë të shenjta për demokracinë dhe paqen në botë.

Liria e shprehjes është një e drejtë bazike e njeriut e cila është e sanksionar në nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, E drejta për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias mbrohet nga neni 10 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Një media e lirë nënkupton se ato janë të lira për të raportuar të gjitha zhvillimet që ndodhin në një vend dhe janë të mbrojtura dhe janë të pavarura nga çdo lloj ndërhyrje e shtetit apo edhe e aktorëve të tjerë të cilët synojnë pengimin, devijimin apo edhe censurimin e informacionit.

Roli i mediave është shumë i rëndësishëm në shoqëri pasi ato mundësojnë informimin e qytetarëve rreth zhvillimeve në vend, luan rolin e “vëzhguesit” ndaj qeverisë, ndërmjetësuesit mes popullit dhe pushteti, zbulimin e abuzimeve të ndryshme që mund të ndodhin në vend, forcimin e demokracisë.

Shtypi i lirë është çdo ditë e më shumë po kërcënohet pasi shtetet përmes mekanizmave të ndryshme si ligji kundër shpifjeve, ligji për mbrojtjen e sekreteve shtetërorë, ndjekjen dhe arrestimin e gazetarëve po synohet që ta kufizojnë sa më shumë të mundem këtë të drejtë, edhe pandemia e Kovid-19 është një faktor tjetër i cili ndikoi fuqishëm në kufizimin e lirisë së mediave në botë ku ajo është përdorur si arsyetim nga ana e shteteve për të bllokuar punën e gazetarëve.

Në raportin e vitit 2021 të organizatës “Reporterët Pa Kufij” shprehet shqetësimi se niveli i lirisë së mediave në botë po përkeqësohet çdo ditë e më shumë duke shënuar në shumë vende ngecje dhe kthim pas duke e bërë gjithnjë e më të vështirë punën e gazetarëve në raportimin e lajmeve. Duke marrë parasysh edhe raportin e “Fredon House” demokracia gjenjë e më shumë po humbët terren dhe bota po bëhet gjithnjë e më autokratike, gjë që po pasqyrohet edhe në raportin e “Reporterëve Pa Kufij” pasi kontrolli i mediave nga shteti po bëhet gjithnjë e më prezent.

Liria e Mediave sipas raportit të fundit është bllokuar plotësisht ose është penguar rëndë në 73 vende dhe është kufizuar në 59 vende të tjera të cilët përfaqësojnë rreth 73 % të 180 vendeve të hulumtuara nga organizata, ku këto vende klasifikon si shumë të këqia, të këqia dhe problematike sa i përket lirisë së mediave.

Shqetësues është fakti se rreth 59 % e të anketuarve në 28 shtete thonë se gazetarët në mënyrë të qëllimshme përpiqen që të mashtrojnë publikun duke raportuar informacione të cilat janë të pavërteta. Në vitin 2021, vetëm 12 nga 180 vendet e indeksit (7%) mund të pretendojnë të ofrojnë një mjedis të favorshëm për gazetarinë, në krahasim me 13 vende (8%) që ishin në vitin e kaluar. Rënien më të madhe e shënon Malajzia nga vendi i 18 në atë të 119 që erdhi si pasojë e një një dekret të kohëve të fundit kundër lajmeve të rreme që lejon qeverinë të imponojë versionin e saj të së vërtetës, Gjermania nga vendi i 2 dytë që kishte më herët ka kaluar në vendin e 13.

Vendet që renditen më mirë në raport janë vendin e parë Noervegjia, të dytin Finlanda, të tretin Suedia, më keq renditen Kina në vendin e 177, Turkmenistani në vendin e 178, Korea e Veriut 179 dhe Eritrea 180. Lira e Medias ka shënuar rënie me 0.3 % në krahasim me vitin 2020, kurse në krahasim me vitin 2013 liria ka shënuar rënie me 12 %, shkruan Zhurnal.mk.

Liria e shtypit në Maqedoninë e Veriut

Liria e Medias në Maqedoninë e Veriut ka shënuar ulje dhe ngritje, që tregon se ne si vend në tranzicion ende nuk kemi krijuar një demokraci të mirëfilltë për një vend që aspiron për integrim në Bashkimin Europian dhe ti përkas botës së lirë.

Në vitin 2009 Maqedonia e Veriut renditej e 34 nga 180 vendet që tregonte se vendi ynë kishte Liri të Mediave, por me kalimin e viteve vendi ynë shënoi rënie të konsiderueshme ku vitit më i keq i renditjes ishte 2016 ku në ishim në vendin e 118 nga 180 shtete të botës. Në vitin 2020 renditeshim vendin i 92 me 31.28 pikë, kurse në vitin 2021 kemi përmirësim me dy vende dhe tani renditemi në vendin e 90 me 31.67 pikë.

Raporti thekson se zyrtarë e lartë të qeverisë vazhduan të kërcënojnë dhe fyejnë median, ndërsa ngacmimi kibernetikë dhe sulmet verbale kundër gazetarëve u rritën në mediat sociale.

Sipas shoqatës së gazetarëve në Maqedoni në vitin 2020 kanë ndodhur 16 sulme ndaj gazetarëve dhe i bëhet thirrje policisë të bëjë hetimet e nevojshme dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Mungesa e ndëshkimeve ka bërë që profesioni i gazetarit në vendin tonë të jetë një punë e rrezikshme dhe të ndikojë në “motivimin” e kërcënimet dhe ofendimet ndaj gazetarëve.

Sa i përket vendeve të rajonit Greqia në raportin e fundit renditet në vendin e 70, Kosova renditet në vendin e 78, Shqipëria në vendin e 83, Serbia në vendin e 93 kurse Bullgaria renditet më keq nga fqinjët tanë duke marrë vendin e 112.

Në bazë të këtij raporti shohim se Liria e Medias në botë po përkeqësohet dhe në të njëjtën kohë tregon se bota po bëhet gjithnjë e më shumë autokratike dhe më pak demokratike që është një alarm se çfarë drejtimi ka marrë shoqëria jonë.

Sa i përket Maqedonisë së Verut në kemi përmasimin të renditjes për Lirinë e Medias në vitet e fundit, por ne jemi ende shumë larg rangimit më të mirë që kemi pasur atë të vitit 2009 i cili do të ndikonte shumë pozitivisht në imazhin e vendit tonë, ndërsa qeveria duhet të angazhohet fuqishëm në përmirësimin e problematikave e cila to të na mundësonte përmasimin të renditjes së vendit tonë.

Related posts

Menduh Thaç: Fitorja e Qytetit të Shkupit varet nga BDI-ja në Shkup, ndërsa sonte i uroj fitore BDI-së në Tetovë

Admin

A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët

Admin

Pranohet ankesa e ASH-AAA-së, në Dibër do të ketë rivotim në një vendvotim

Admin

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takime me qytetarët e Peshtanit, Raçës, Elshanit

Admin

Forumi i gruas dhe ai rinor i BDi- Çair, organizuan marshin e blertë (FOTO)

Admin

Presidenti Pendarovski u ndau certifikata pjesëmarrësve të Shkollës së parë për politika

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com