5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Analizë / Kina synon të rrisë influencën dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor !

Analizë, nga Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 31 mars – Reformat ekonomike të filluara nga presidenti kinez Deng Xiaoping në vitin 1978 që është i njohur edhe si arkitekti i madh i dhanë shtysë të fortë zhvillimit të Kinës. Nën të ashtuquajturën “Ekonomia e tregut socialist me Karakteristikat Kineze” ai arriti ta shndërroj Kinën në fuqinë e dytë ekonomike menjëherë pas shteteve të bashkuara të Amerikës, e që sipas shumë analizave deri në vitin 2030 do të dal si ekonomia e parë e globit. Zhvillimi ekonomik rrit edhe ambiciet gjeopolitike të një vendi, gjë që as Kina në të nuk përbën përjashtim paralajmëroji për një zhvillim i cili do të përfshi shumë shtete, kultura, dhe civilizime.

Në shtator të vitit 2013 presidenti Kinez Xi Jiping gjatë një vizite në Kazakistan dhe në tetor të të njëjtit vit vizitoi vendet e Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) duke theksuar se Kina dhe vendet e Azis Qendrore duhet të bashkoheshin që të krijonin Rrugën e Re të Mëndafshit. Kështu përmes saj Kina shpalli krijimin e strategjisë më ambicioze politike dhe ekonomike e njohur si “Një Brez, Një Rrug”. Ky projekt me një vlerë rreth 1 trilion dollarë ngjason me Planin Marshall i cili shtihet në rreth 71 shtete dhe tre kontinente duke përfshirë gjysmën e popullsis së botës dhe rreth ¼ e Bruto Prodhimit Botëror.

Një Brez,Një Rrug” nga shumë studiues cilësohet si një strategji gjeopolitike Kineze e cila synon që ta rrisë influencën dhe ndikimi e saj në botë duke e vendosur atë si një fuqi determinuese globale. Duke qenë një ndërmarrje globale edhe rajoni i Ballkanik është i përfshirë në këtë Iniciativë, ku investimet dhe prezenca Kineze vërehet çdo dit e më shumë në shtete e rajonit, shkruan Zhurnal.mk.

Interesi Kinez ndaj Ballkanit Perëndimor

Largësia gjeografike nuk e ka penguar që Kina të krijojë një strategji drejtuar Gadishullit Ballkanik në kuadër të inciativës se saj strategjike “Një Rrug, Një Brez” ku kjo pjesë është një nyje për politikën e saj në drejtim të realizimit të ambicieve gjeostrategjike, ku pozita gjeopolitike e Ballkanit është shumë e rëndësishme që ka ndikuar në krijimin e një strategjie afatgjate e cila është në interesin e saj politiko-ekonomik. Duke shërbyer si një urë-lidhëse mes lindjes dhe perëndimit pra mes kontinentit Europian dhe ati Aziatik si dhe dalja e saj në Detin Mesdhe që përmes saj mundëson lidhjen me Oqeanet e Mëdha që i mundëson zgjerim të hapësirës se veprimit.

Ballkani Perëndimor është porta hyrëse drejt tregut të madh të BE-së me rreth 450 milion banorë që është shumë e lakmueshme për ekonomin dhe politikën Kinezë që në të njejtën kohë është edhe qëllimi kryesor i të gjithë investimeve që po zhvillohen në rajon nga gjiganti Aziatik. Prezenca e Kinës në Ballkanin Perëndimor nuk është e re dhe ajo daton që në mesin e shekullit XX kur krijoi marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe Jugosllavinë. Shekulli XXI solli ndryshme të mëdha në rajon dhe për ti avancuar interesat e saj duke krijuar të ashtuquajturën “Bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore” 17+1 në të cilën bëjnë pjesë 6 shtete të Ballkanit Perëndimor. Ngurrimi i BE-së për të financuar projektet infrastrukturore të shteteve të rajonit hapi shtigje që Kina ta shfrytëzonte atë për të pasur qasje në një rajon aq të lakmuar për të si dhe investimet në të njëtën kohë përkthehen si afirmitet i saj me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe forcon ekonomin dhe prestigjin e saj në arenën ndërkombëtare.

Duke krijuar një afirmitet ndaj vendeve të rajonit që shumica prej tyre janë në procesin e negociatave e disa të tjera presin fillimin e tyre, synohet që Kina në të ardhmen të këtë një zë në Bashkimin Europian e pse jo edhe të përmes këtyre vendeve të ketë një ndikim në procesin e politikbërrjes Europiane. Investimet Kineze në rajon janë përqendruar kryesisht në infrastrukturë, energjetik dhe transport të cilët përfshin një vlerë më rreth 8 miliard dollarë mes viteve 2012 dhe 2020 që është një vlerë e konsiderueshme me një impakt të fuqishëm në të gjithë vendet e rajonit. Iniciativa “Një Rrug, Një Brez”

Investimet Kineze në Serbi

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të hershme dhe datojnë që në mesin e shekullit XX kur të dy vendet udhëhiqeshin nga partitë komuniste , por raportet e tyre janë karakterizuar nga ulje-ngritje. Kriza financiare e vitit 2008 e cila përfshiu tëre Europën ndikoi në uljen e investime të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Serbinë, por në të njëjtën kohë Kina po arrinte zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik duke paraqit një alternativ për të gjetur burime shumë të nevojshme financiare.

Serbia falë pozitës së fuqishme gjeopolitike duke u gjendur në një pozitë qendror në rajon dhe njëkohësisht si shteti më i madh në aspektin gjeografik dhe demografik, si dhe kufizimi i saj me katër shtete të Bashkimin Europian e ka shndërruar atë një një hapësirë me interes të veçantë për strategjinë globale Kineze. Në vitin 2009 dy shtetet i avancuan marrëdhëniet e tyre kur në gusht të vitit 2009 ata nënshkruan marrëveshjen e partneritetit strategjik e cila përmbante dhjetë pika që përfshinin respektimin e ndërsjellët të integritetit territorial, zhvillimin e tregtisë.

Kina është shndërruar në një mbështetëse shumë të fuqishme të Serbisë në Këshillin e Sigurimit rreth çështjes së Kosovës , ndërsa Serbia jep mbështetje në çështjet kontestuese rreth Hong Kong-ut dhe Tajvanit. Beogradi ka tërhequr më shumë investime në kuadër të Iniciativës “Një Rrug, Një Brez” nga të gjithë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor duke i lënë vendet tjera shumë pas me një shifër prej rreth 10 miliard euro apo rreth 58% të totalit të investimeve në projekte infrastrukturore. Projekti më i madh Kinez në Serbia është ai i hekurudhës së shpejtë me vlerë rreth 3 miliard euro e cila do ta lidhë Beogradin me Budapestin me gjatësi prej 350 kilometra ku 184 gjenden brenda territorit Serb, ky projekt ka një rëndësi të posaçme për Kinën e cila synon që përmes portit të Pireut (Greqi) të transportoj mallrat e saj në drejtim të Europës.

Në vitin 2018, Zijin Mining Group Ltd. i Kinës bleu Kombinatin e Minierave dhe Shkrirjes Bor për rreth 1.5 miliard dollarë, investimin në një parku industrial në Beograd me një vlerë rreth 272 milion dollarë e cila pritet që të punësoj rreth 15.000 punëtor e shumë projekte të tjera në këtë fush që tregojë impaktin ekonomik që ka sot Kina në tregun Serb.

Fillimi i pandemisë Covid-19 shfaqi në mënyrë më të përsosur afërsinë që këto dy vende kishin krijuar kur në kohën që Kina akuzohej nga Bota si shkaktare e saj Serbia i’u gjend afër duke treguar mbështetje dhe solidaritet që e konkretizoi edhe me dërgimin e një grupi mjekësh në mbështetje të përballjes me infektimeve në Kinë, ndërsa në gjeopolitikën e vaksinave Serbia mori një orientim të fuqishëm drejt vaksinave Sinofarm duke u shndërruan në vendin e parë Eurpopian që filloi vaksinimin masiv dhe mendohet që kompania farmaceutike Kinezë të hap një fabrikë prodhimi për vaksinën anti-kovid.

Huavei konfirmua që është një nga partnerët kryesorë të Republikës së Serbisë në ndërtimin e rrjetit 5G dhe se është një partner i rëndësishëm i Serbisë në fushën e telekomunikacionit, por është gjithashtu i pranishëm edhe në fushën e sigurisë, edhe përkundër paralajmërimeve dhe kundërshtimeve që erdhën nga BE-ja dhe SHBA-atë për rrezikshmërinë e saj si një instrument i mundshëm ndikimi dhe përgjimi. Serbia dhe Kina kanë avancuar edhe bashkëpunimin policor, ku ata në vitin 2019 zhvilluan një trajnim të përbashkët si dhe po të njëjtin vit filloi patrullimi i përbashkët në Beograd, si dhe u dakordësuan për blerjen e pajisjeve ushtarake. Bashkëpunimi mes dy vendeve është shtrirë edhe në aspektin ushtarak ku Serbia është vendi i parë Europian i cili cili ka blerë rreth 15 dornë UVA nga Kina, është parashikuar stërvitja e përbashkët e trupave speciale mes dy vendeve si dhe Kina është zotuar në dhënien e ndihmës ushtarake Serbis. Një lëvizje e tillë është mjaftë shqetësuese pasi armatosja e një vendi shpie drejt armatosjes së vendeve tjera e cila në një rajon kaq të destabilizuar mund të shpie drejt përplasjeve të mundshme. // Zhurnal.mk

Related posts

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Admin

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Admin

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

Admin

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Admin

Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Admin

Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com