8.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Analizë / Iniciativa e opozitës për refundimin e mjeteve të pacientëve të kuruar në spitalet private gjatë pandemisë, e mirëpritur

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shpërthimi i pandemisë Kovid-19 e kapi botën në befasi, aq e pa përgatitur ishte shoqëria jonë ndaj një pandemie të tillë saqë asnjë shtet nuk kishte një formulë dhe një strategji se si të vepronte me këtë armik të padukshëm.

Presionin më të madh në këtë pandemi e përjetoi sistemi shëndetësorë pasi rritja e vazhdueshme e të infektuarve dhe të shtruarve në spitale e solli gati sistemin drejt bllokimit total. Shumë vende të botës u përballën me mungesën e oksigjenit dhe mjeteve tjera bazike për pacientët e infektua. Shumë shtete u detyruan që të ndërtojnë spitale të reja pasi të gjitha vendet ishin mbushur nga të infektuarit e cila ishte një kosto shtesë që nuk ishte paraparë në strategjitë shëndetësore të shteteve.

Kjo pandemi e cila pos faktit se shkaktoi shumë humbje jete, kishte edhe një kosto shumë të lartë financiare për trajtimin e saj ku sistemi shëndetësorë u përball me mungesë të financave ku shumë sisteme shëndetësore të vendeve të botës i futi në kolaps financiar.

Duke u përballur edhe me tkurrjen ekonomike që u shkaktua nga pandemi sigurimi i financave të domosdoshme për sistemin shëndetësor u shndërruar në një sfidë shumë të madhe për shtetet. Kërkesa për mjetet bazike që përdoren për trajtimin e të infektuarve ishte aq e lartë sa ndikoi direkt në rritjen e çmimeve të këtyre produkteve duke e bërë edhe më të vështirë gjendjen financiare të shteteve.

Kostoja financiare e trajtimit të pacientëve më Kovid-19 nuk është askund i njejtë pasi ajo dallon nga shteti në shtet, ku në disa vende kushton më lirë ndërsa në vende të tjera ky trajtim është shumë më i kushtueshëm. Trajtimi ndaj Kovid-19 për 12 ditë në Gjermani kushton 3200 euro, Spanjë rreth 2200 euro, në Francë 2500 euro, në Angli rreth 3000 euro, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 1300 dollarë.

Në vendet e Europës harxhimet për trajtimin e virusit i mbulon shteti, me kusht që të jesh i siguruar, kurse në SHBA ato paguhen nga vet pacientët. Në rast se pacienti shkon në terapi intensive kjo shifër në SHBA shkon deri në 9000 dollarë.

Një element shtesë në koston financiare që ka shkaktuar Kovid-19 është edhe vaksina Anti-Kovid, e cila është prodhuar nga vende të ndryshme të botës dhe të cilat kanë kosto që dallojnë nga njëra-tjetra, për të cilët kanë nevojë të gjitha shtetet dhe janë në garë se cili do ti siguroj më parë. Vaksina Kineze SinoFarm ( Sinopharm) për një dozë të vetme kushton rreth 30 dollarë, vaksia Amerikane Moderna 18 dollarë, vaksina Amerikano-Gjermane Fajzer ( Pfizer/BioNTech) kushton 12 euro, vaksina Ruse Sputnik V kushton 10 dollarë, vaksina Suedezo-Britanike AstraZeneka kushton më së lirë prej rreth 2 euro, shkruan Zhurnal.mk.

Kostoja e trajtimit në Maqedoninë e Veriut

Duke qenë një pandemi globale, as Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i ka shpëtuar infektimeve dhe rasteve fatale që ka shkaktuar ky virus, e cila vendin tonë e gjeti shumë të pa përgatitur dhe pa një strategji të mirëfilltë se si do të përballej me të.

Për një periudhë shumë të shkurtër nga regjistrimi i rastit të parë kapacitetet tona spitalore u mbushën duke e vendosur vendin tonë një një pozitë shumë të vështirë për përballimin e situatës së krijuar nga Kovid-19 pasi kjo ishte një goditje shumë e fuqishëm për sistemin tonë shëndetësor. Kjo pandemi nuk goditi vetëm financat e shtetit, por edhe atë të qytetarëve, pasi numri i lartë i infektimeve dhe marrja e medikamenteve të nevojshme shkaktuan tronditje të buxhetit familjar.

Niveli i çmimeve të trajtimit të pacientëve në vendin tonë ndahen në tre kategori 5 ditët e para të trajtimit kushtojnë 55.000 denarë, ndërsa trajtimet për dy kategoritë e tjera prej 6 deri në 10 ditë dhe nga 11 deri në 12 ditë kushtojnë nga 30.000 denarë, ndërsa një person me respiratorë për katër ditë do të kushtojë 350.750 denarë apo rreth 5.700 euro, kurse mesatarja e trajtimit në vendin tonë është 2628 euro.

Në spitalet private kemi tarifa të tjera të cilët janë shumë më të larta në krahasim me privatin dhe për një shërbim të nejtë për Kovid-19 do të paguaj 500 euro në ditë e cila është një shifër e papërballueshme për qytetarët e vendit tonë. Me anë të një marrëveshje mes Fondit Shëndetësorë dhe Spitaleve private shteti do të paguaj nga 6.000 denarë këtyre spitaleve për trajtimet bazë anti-kovid.

Shërbimet në spitalet private në Maqedoni janë shumë të larta, të cilat jo në pak raste kanë shkaktuar polemika në opinion publik dhe është bërë kërkesë që qeveria të reagojë. Inspektoriati shtetërorë thekson se ne si institucion nuk kemi të drejtë që të ndërhyjmë në çmimet që vendosin spitalet private për shërbimet e tyre.

Në kohën e pandemisë personat që kanë shkuar në spitalet private për të marrë shërbime ndaj Kovid-19 kanë paguar me mijëra euro e cila ka detyruar shumë familje që ti shesin patundshmëritë për të përballuar pagesën.

Me qëllim vendosjen e një kufizimi rreth çmimeve qeveria me anë të një vendimi përcaktoi se shumë maksimale që një pacient duhet të paguaj për trajtim nga Kovid-19 në spitalet private është 5000 euro, e cila përsëri në krahasim me atë publik është shumë më i lartë, vetëm vitin e kaluar 5 spitalet me të mëdha të vendit kanë gjeneruar 80 milion euro dhe kanë realizuar fitim prej rreth 10 milion euro.

Çmimet e larta të shërbimit tek spitalet private nuk kufizohen vetëm të shërbimet anti-kovid, por edhe te të gjithë shërbimet tjera të cila kanë bërë që milion euro nga buxhetet familjare të kalojnë tek privati.

Me qëllim ku reduktimin e çmimeve të larta partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka paraqitur një projektligj që kërkon rimbursimin e parave për pacientët të cilët janë trajtuar në klinikat private. Qytetarët me sëmundje kronike që kanë pritur për operacion për më shumë se 60 ditë mund ta marrin atë privatisht me të njëjtin çmim. Kjo është një iniciativë shumë e mirë e cila duhet të mbështetet nga të gjitha partitë, pasi në këtë mënyrë shumë familje do të kursenin milion euro të cilët mund ti përdorin për shpenzimet e tyre bazë.

Duke para shifrat e larta me Kovid-19 dhe mungesës së aftësisë së spitaleve publike për të ofruar ndihmën dhe shërbimet e nevojshme për qytetarinë, qeveria duket të ju gjendet pranë duke rimbursuar shpenzimet e tyre, pasi kujdesi bazë shëndetësorë është detyrë e shtetit ta sigurojë për popullatën e saj.

Related posts

Ganiu: Që nga 2005 e këtej në Çair është investuar 5 milionë euro në infrastrukturë nëntokësore

Admin

Blerim Bexheti: Jo vetëm Shkupi, po as Qeveria nuk bëhet pa shqiptarët

Admin

Shkupi dhe Kumanova me më shumë raste aktive me coronavirus

Admin

Filipçe: Të rinjtë janë pasuria jonë më e madhe

Admin

Boçvarski dhe Nuredini premtojnë përkrahje të projekteve nga program ii Bejtës

Admin

Shilegov: Këto katër vite në Shkup nuk ka patur rrahje nëpër shkolla dhe autobusë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com