15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Analizë / Hartë e re për Ballkanin, Maqedonia do të shndërrohej në teatrin më të përgjakshëm të tragjedisë së re të njohur si “ZGJIDHJA”!

Analizë / Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 19 prill – Historia e gjatë e Gadishullit Ballkanik, në pjesën më të madhe të saj është karakterizuar nga konfliktet dhe tensionet e vazhdueshme etnike dhe fetare të cilët kanë bërë që kjo pjesë e botës të mos gjejë asnjëherë një qetësi dhe stabilitet të gjatë.

Një territor relativisht i vogël, por gjatë pjesës me të madhe të kohës ka arritur të shndërrohet në një problem madhor për Europën, duke u shndërruar nga një problem i thjesht mes popujve të saj dhe Perandorisë Osmane, në një garë mes fuqive të mëdha të kontinentit në fundin e shekullit XIX dhe fillimit të ati XX.

Kjo garë mes fuqive të mëdha arriti deri në atë pikë, sa Ballkani do të shndërrohej në fitilin i cili do të ndizte Luftën e Parë Botërore, e cila la miliona të vdekur, dhe dëme të pa llogaritshme materiale. Problemet moderne të Ballkanit datojnë që nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878, në të cilën fuqitë e mëdha menduan se me rregullimet territoriale që bënë në këtë pjesë, zgjidhën problemin, por në të vërtetë ato vetëm sa komplikuan edhe më shumë dhe e shndërruan atë në një arenën të përgjakshme në itet që do të pasonin.

Organizimi i shumë konferencave të tjera për Ballkanin si ajo e Londrës 1913, Bukureshtit 1913, Parisit 1919, Dejtonit 1995 dhe Rambujesë 1999, Ohrit 201 nuk artiën të krijonin një rend të qëndrueshëm politik në një rajon kaq të ndarë, e që të gjitha marrëveshjet e deritanishme për zgjidhjen e kontesteve nuk kan prodhuar rezultat, pasi ato kanë krijuar shtete të fragmentarizuara me pakica të shumta etnike të cilat nuk identifikohen me shtetin në të cilën jetojnë, e që ka bërë që bashkëjetesa në një “çati” të jetë shumë e vështirë. Popujt e Ballkanit nuk ndjehen të kënaqur me kufitë egzistues, pasi ata i cilësojnë si të dëmshme dhe padrejtësi e madhe që i’u është bërë atyre, dhe në një të ardhme ata shpresojnë që ti rirregullojnë ata sipas asaj që e konsiderojnë të drejtë.

Lufta e Dytë Ballkanike e vitit 1913 dhe luftërat e ish-Jugosllavisë, janë dëshmitë se çdo herë që është synuar ndryshimi i territoreve në Ballkan qoftë nga shtetet e rajonit apo edhe fuqitë e mëdha ajo është shoqëruar me luftëra të përgjakshme. Edhe në kohën e tanishme vazhdojnë të ekzistojnë dhe dita-ditës të gjejnë terren idetë e ndryshimeve dhe rregullimeve të territoreve në Gadishullin Ballkanik, ku më i fundit ishte “non-paper” Slloven i cili parashihte modifikime të kufijve në rajon, shkruan Zhurnal.mk.

Ideja e rrezikshme për ndryshim

Idetë për lëvizje të territoreve në Ballkan nuk kanë munguar asnjëherë dhe në vitet e fundit kemi dy ide të cilët shqetësuan jo pak opinion ballkanas dhe atë europian, shkëmbimi i territoreve Kosovë–Serbi u mendua si një model për të gjetur zgjidhje përfundimtare mes dy shteteve dhe popujve, e cila rrezikonte hapjen e “Kutisë së Pandorës” dhe me një efekt të fuqishëm jo vetëm në rajon por edhe në tërë Europën. Ende pa u shpërndarë mjegulla e kësaj ideje shfaqet në opinion një dokument tjetër edhe më i rrezikshëm për ribërjen e kufijve e cila tani përfshinte më shumë shtete dhe më shumë aktorë, e cila arenën politike të Ballkanik po e komplikon edhe më shumë.

Në këtë dokument parashihet ndarja e Bosne-Hercegovinës ku një pjesë do ti jepej Kroacisë dhe tjetra Serbisë, dhe bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës, por një proces i tillë a do të mund të kufizohet vetëm në shtetet është një pyetje e cila thuajse është e pamundur të ketë një përgjigje konkrete duket marrë parasysh të kaluarën historike që ka kjo pjesë, e në rast të realizimit të këti plani, efekti do të jetë shumë i fuqishme në rajon.

Hungaria pas Luftës së Parë Botërore me marrëveshjen e Tirinonit 1920 e cila nga 282.870 kilometra katrorë mbeti 92. 963, Rumania morri 103.093 kilometra katrorë kurse Jugosllavia e sapokrijuar morri 20.551 që sot gjendet brenda territorit Serb e njohur si Vojvodina pra dy shtete ballkanike që kanë marrë një pjesë shumë të madhe të territorit të shtetit fqinjë. Me një lëvizje të kufijve Hungari do ti kërkojë rikthimin e kufijve të saj “historik” e cila do të çoj pashmangshmërisht në një luftë të përgjakshme në Ballkan dhe Europën Qendrore e cila mund të përshkallëzohet edhe drejt një luftë më të madhe në kontinent.

Ekzistimi i një pakice të konsiderueshme serbësh në Mal të Zi, poashtu edhe shqiptarësh do të përbënte një problem serioz për integritetin territorial të këtij shteti, pasi me lëvizjen e kufijve edhe këto dy popuj do të kërkonin bashkimin me trungun e tyre kombëtarë, pra Serbinë dhe Shqipërinë.

Novi Pazari e cila është e banuar me boshnjak, dhe jugu i Serbisë që banohet me shqipëtar në rast të një skenari të tillë do të kërkonin shkëputjen nga sovraniteti i tanishëm drejt bashkimit me shtetin amë apo në rastin e boshnjakëve bashkimin me Bosnën apo krijimin e një shteti të pavarur në Ballkan.

Lëvizja e kufijve në Ballkan do ta motivonte Greqinë të kërkonte zgjerimin e kufijve të saj detar në Detin Egje me 12 milje, e cila nga 35 % do ta zgjeronte detin në 63.9 % e që do ta shndërronte Egjeun në një det të brendshëm grek, por e cila kundërshtohet fuqishëm nga Turqia, që pashmangshmërisht do të çonte në luftë në mes dy shteteve e cila do ta destabilizonte të gjithë Mesdheun Lindorë, me pasoja të pa imagjinueshme. Si dhe mund të kemi një lëvizje në drejtim të bashkimit të Qipros me Greqinë e cila do ti komplikonte edhe më shumë gjërat në Mesdhe.

Ku qëndron Maqedonia e Veriut?

Edhe pse në dokument nuk përfshihet territori i Maqedonisë, ajo indirekt dhe në mënyrë të fuqishme prek atë, duke pasur parasysh përbërjen etnike dhe të kaluarën e saj historike. E kaluar na tregon se Lufta e Dytë Ballkanike e vitit 1913 u zhvillua për territorin e Maqedonisë dhe kufijve të saj, dhe në rastin e lëvizjes së tyre tani në shekullin e ri, do të kemi një rikthim të fuqishëm të rivalitetit mes fqinjëve të vendit tonë për përfitime sa më të mëdha territoriale.

Ndërsa nuk është e largët konflikti i 2001 mes maqedonasve dhe shqiptarëve e cila pothuajse çoi shtetin drejt shkatërrimit dhe ndarjes. Një ide e re për territore do të bënte që populli i dytë më i madh i Maqedonisë që janë shqiptarët të kërkonte bashkimin e saj me shtetin e saj amë Shqipërinë, kurse serbët që jetojnë këtu do të kërkonin bashkimin me Serbinë. Pra me këtë ide merr fund ekzistimi i Maqedonisë si shtet i pavarur në Gadishullin Ballkanik

Me këtë ide territori i Maqedonia do të shndërrohej në teatrin më të përgjakshëm të tragjedisë së re të njohur si “ZGJIDHJA”.

“Zgjidhja” duket si një moszgjidhje të kontesteve të shteteve dhe popujve të Ballkanit, e cila vetëm nga emërtimi duket i mirë, por në realitet ajo ndoshta do ta rikthente Ballkanin në një arenë edhe më të përgjakshme nga ajo që ka regjistruar historia për këtë pjesë të botës që spo gjen dot paqe dhe qetësi.//Zhurnal.mk

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com