15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Analizë / Gazi natyror në Mesdheun Lindor, arenë e përplasjeve gjeopolitike !

Nëse hedhim një vështrim mbi hartën e botës do ta shohim se ai është disporoporcionalisht i ndarë pasi pjesa më e madhe e saj është e mbuluar me ujë dhe pjesa tjetër është tok e cila krijon një moziak të larmishëm të planetit tonë.

Kjo hapësirë e madhe është e ndarë në forma të ndryshme duke krijuar oqeane, dete, kontinente, gadishuj dhe ishuj të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën duke krijuar një tërësi. Këto lidhje i mundësojnë rrugëkalimet të cilat paraqiten si urëlidhëse mes këtyre pjesëve, që ka bëtë që ato të fitojnë një rëndësi shumë të madh gjeopolitike dhe të shndërrohen në një arenë të përplasjeve dhe konkurrencës mes fuqive se cila do të jetë forca që do ti zotërojë ato.

Zotërimi i këtyre nyjeve historikisht ka qenë i një rëndësie të veçantë pasi kush do ti  kontrollonte këto hapësira do ti jepte asaj përparsi të madhe strategjike pasi përmes saj ajo do të kontrolonte dhe ndikonte jo vetëm zhvillimet rajonale por edhe ato ndëkombëtare.

Mesdheu Lindor është një nga pikat më kyç strategjike, e cila fal pozitës së saj gjeografike shërben si urë-lidhëse mes tre kontinenteve, e cila që në të kaluarën por edhe tani vazhdon të jetë një rajon me rëndësi të veçantë për çdo shtet.

Gjeopolitika e Mesdheut Lindor

Mesdheu Lindor shtrihet në pjesën Lindore të Detit Mesdhe, ajo lidh tre kontinente Europën, Azinë dhe Afikën dhe një kufi imagjinarë se ku shtrihet kjo pjesë është vija prej Libanit deri në Turqi, pra një hapësirë e konsiderueshme e cila përfshin disa shtete si Libinë, Egjiptin, Izraelin, Palestinën, Jordanin, Libanin, Sirinë, Turqië, Greqinë dhe Qipron.

Mesdheu Lindor është porta hyrëse drejt rajonit të Lindjes së Mesme e cila është zona më e pasur në botë për burimet energjetike, pasi ky rajon zotëron rreth 65 % të tolalit të naftës botërore dhe rreth 45 % të totalit të gazit natyrore.

Në të njëjtën kohë Mesdheu Lindor paraqitet si një urë-lidhëse mes Gadishullit Ballkanik që është pjesa Europiane dhe Gadishullit të Anadollit që është në pjesën Aziatik, pra ajo lidh dy kontinente. Përmes Libisë ajo lidhet me vendet tjera Afrikane si Tunisin, Algjirin dhe Morakun si dhe me vendet tjera të Afrikës jugore.

Në këtë rajon është Deti Mesdhe i cili kufizohet me 23 shtete dhe 480 milion banorë e cila përballon rreth 20% të totalit të trafikut detar dhe përmes saj kalon rreth 30 % të totalit të naftës botërore duke e shëndrruar në një hapësir me rëndësi të madhe në ekonominë dhe politikën ndërkombëtare.

Në këtë pjesë gjenden kanali i Suezit i cili është një nga kanalet më të rëndësishme në botë, i cili u hap në vitin 1869 e që mundëson lidhjen e Detit Mesdhe me Detin e Kuq e përmes saj me Oqeanin Indian ndërsa në veri përmes Detit Mesdhe me Oqeanin Atlantik. Ky kanal ka një rëndësi shumë të madhe pasi ajo shkurton distancën e lundrimit mes Europës dhe Azis Juglindore me rreth 6500 kilometër duke lehtësuar shkëmbimet tregtare mes vendeve në të dy kontinentet.

Ky kanal mundëson lidhjen me Ngushticën e Hormuzit përmes së cilës kalojnë rreth 21 milion fuçi nafte në ditë që është ekujvalet me rreth 21 % të totalit të naftës botërore që transportohet në drejtim të tregjeve ndërkombëtare.

 Në Suez çdo vit kalojnë rreth 18.000 anije që është rreth 14 % të tregtisë botërore dhe mbi 3.4 milion fuçi nafte në ditë që është rreth 9 % e totalit të naftë dhe rreth 9 % të gazit natyror.

Ngushtica e Bosforit dhe Dardaneleve lidh Detin Mesdhe me Detin e Zi është një tjetër kanal shumë i rëndësishëm i cili në të njëjtën kohë luan edhe rolin e ndarësit dhe bashkuesit të kontinenti Europian dhe ati Aziatik. Në këto ngushtica çdo vit kalojnë rreth 45.000 anije dhe më shumë se 4 milion fuçi nafte në ditë. Kjo është rrugë-klaimi i vetëm për shtete e Detit të Zi si Rusia, Ukraina, Bullgaria, Rumania dhe Gjeorgjia për lidhje me Detin Mesdhe dhe pastaj me Oqeanet Indian dhe Atlantik dhe mundësia e vetme për transportin e mallrave për këto vende.

 Gazi natyror si element i ri i rëndësisë gjeopolitike

Gjeografia i ka dhënë rajonit një rëndësi shumë të madhe në politikën ndërkombëtare, por që pesha e këtij rajoni edhe më tej do të rritej me zbulimin e sasive të mëdha të burimeve energjetike që dispononte nëntoka e Mesdheut Lindor.

 Zbulimet e mëdha që bëri Izraeli në vitin 2010 dhe Qiproja në vitin 2011 faktoi parashikimet dhe hulumtimet se nëntoka e rajonit mban rreth 122 trilion metër kub gaz natyrorë dhe rreth 1.7 miliard fuçi nafte e cila vlerësohet me mbi 800 miliard dollarë. Kjo sasi ishte e nevojshme jo vetëm për plotësimin e nevojave të vendeve të rajonit, por edhe për të eksportuar drejt tregjeve europiane pasi sasia e zbuluar është ekuivalent i rreth 76 viteve konsum të Kontinentit Europian.

Ky rajon strategjik është vendkalim i shumë tubacioneve të gazit dhe të naftës duke pasur parasysh afërsinë me vendet e pasura me burime energjetike të Rusis, Azisë Qendrore dhe Lindjes së Mesme. Naftësjellësi SUMED me një gjatësi prej 320 kilometra dhe kapacitet prej 2.5 milion fuçi në ditë e cila e sjellë naftën nga vendet e Lindjes së Mesme në drejtim të Detit Mesdhe,  TurkishStream është një gazsjellës që synon sjelljen e gazit nga fushat Ruse në drejtim të tregjeve europiane me një gjatësi rreth 930 kilometra dhe kapacitet 30 miliard metër kub, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) që sjell gazin Azer në drejtim të Europës i cili ka një gjatësi rreth 878 kilometra dhe kapacitet rreth 20 miliard metër kub gaz , EstMed është një gazsjellës tjetër  me një gjatësi 1900 kilometra dhe kapacitet 20 miliard metër kub që synon sjelljen e gazit  Izraelit në drejtim të Europës.

Duke parë parë pozitën gjeografike dhe zbulimet e fundit të burimeve energjetike ky rajon do të vazhdojë që të jetë një arenë e përplasjeve gjeopolitike jo vetëm të aktorëve rajonal, por edhe të atyre global për ndikim në rajon.

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com