2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Analizë/ Edhe vota e fundit do të jetë përcaktuese për kryetarin e ri të Strugës

Strugë, 12 prill – Zhurnal.mk – Komuna e Strugës shtrihet në pjesën perëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka një sipërfaqe prej 483 kilometra katror, e që fal liqenit të saj është shëndrruar në një destinacion mjaft tërheqës turistik, shkruan Zhurnal. Sipas regjistimit të vitit 2002 kjo komunë ka gjithësej 63.376 banorë, etnia më e madhe në Strugë janë shqiptarët me 36.029 banorë apo 56.8 %, në vendin e dytë renditen maqedonasit me 20.336 banorë apo 32 %, turqit zënë vendin e tretë me 3.628 banorë apo 5.7 % si dhe egzistojnë pakica të tjera, por me shifra më të ulëta.

Në këtë komunë numri i përgjithshëm i votuesve është 60.850, ka gjithësej 101 qendra votimi, dalja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në korrik 2020 ishte 42.92 %, në këto zgjedhje fitues doli BDI me 7.228 të votave apo 28.21 %, i dyti u rradhit koalicioni ASH/AAA i cila mori 6318 vota apo 24.66 %, koalicioni LSDM-BESA e treta me 5457 të votave apo 21.30 %, VMRO si e katërta kishte marrë 5413 të votave apo 21.13 %.

Zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në tetorin e vitit 2017 raundin e parë e fitoi kandidati i ASH Ziadin Sela i cili mori 9.289 të votave apo 30.24 %, në vendin e dytë u rendit Ramiz Merko kandidat i BDI-së i cili mori 7.916 vota, në vendin e tretë ishte kandidati Vasil Ashtallovski i LSDM-së i cili mori 7.140 vota apo 23.24 %, vendin e katërt e mori kandidati i VMRO-së Sejad Solakovski që kishte 4.149 vota apo 13.50%, BESA me kandidatin e saj Lavdim Elmazi mori 1060 vota apo 3.45 %.
Në raundin e dytë u arrit një koalicion mes BDI-LSDM, ku kjo e fundit do të mbështeste Merkon, ndërsa ASH e zyrtarizoi bashkpunimin me BESËN, VMRO nuk kishte një koalicion zyrtarë. Në raundin e dytë të zgjedhje ndryshoi edhe rendija, ku Ramiz Merko i BDI-së doli i pari me 13.945 vota apo 49.53%, në vendin e dytë u rendint kandidati i ASH Ziadin Sela i cili mori 13.157 vota apo 46.73 %, shkruan Zhurnal.

Shifrtat që na jep regjistrimi për përbërjen etnike të Strugës, janë shqiptarët ata që do ta udhëheqin komunën, por partit maqedonase do ta përcaktojnë se cili subjekt politik do të qeverisë me të. BDI në zgjedhjet lokale të 2017 kishte 25.77 % kurse në ato parlamentare 2020 kishte 28.21 % që në bazë të këtyre numrave shihet që ajo ka rritje prej 2.44 %, ASH në zgjedhjet lokale kishte 30.24 % ndërsa në ato parlamentare në koalicion me Alternativën kishin 24.66 % që na tregon se kemi rënie prej 5.58 %.

Partia maqedonase LSDM në zgjedhjet e 2017 kishte 23.24 % ndërsa në ato të 2020 së bashku me partinë e koalicionit BESA kishte 21.30 % që flet për një rënie të mbështetjes për këtë parti prej 1.94 %, VMRO në zgjedhjet e 2017 kishte 13.50 % ndërsa në ato të 2020 kishte 21.30 % që flet për një rritje të mbështetjes në Strugë prej 7.8 %, ku në bazë të shifrave kemi një rezultat thuajse të barabartë mes këtyre dy partive.

Kalkulimet për koalicione të mundshme në këtë komunë për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në fundin e tetorit të këti viti, do të jenë interesante duke parë edhe shifrat që na tregojnë se dallimi mes të katër partive më të mëdha në vend është shumë i ngusht, dhe asnjë nga koalicionet që mund të krijohen mes partive kryesore nuk ka një përparësi apo avantazh me koalicionin tjetër. Kjo e shëndrro Strugën në një nga komunat që fituesi i saj do të mësohet vetëm pas numërimit edhe të votës së fundit.//Zhurnal.mk

Related posts

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene

Admin

Ahmeti: Më 31 tetor duke votuar për Nevzat Bejtën hapim një kapitull të ri suksesi

Admin

Ndërmerren masa kundër mësimdhënësit i cili ushtroi dhunë në një shkollë në Butell të Shkupit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com