11.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Analizë – Covid19 / Masat e reja mund të rëndojnë edhe më shumë ekonominë dhe papunësinë në vend!

Shkup, 16 prill, Zhurnal.mk – Ne si shoqëri njerëzore jemi duke u përballuar me një nga pandemit më të mëdha dhe të rrezikshme që e ka përjetuar shoqëria jonë, e cila e ka futur botën në një amulli nga e cila do ti duhet kohe e gjatë që të rikuperohet.

Kjo pandemi ka sjellur efekte shumë negative në botë, pasi masat kufizuese që u ndërmorën për të penguar përhapjen e virusit patën një efekt shkatërrues për ekonominë botërore. Si rezultat i mbylljes së detyrueshme nga pandemia ekonomia globale pësoi stagnim e më pas u përball edhe më rritje negatie ekonomike, efektet e së cilës u ndjenë menjëherë duke shkaktuar pasoja të mëdha socio-ekonomike tek individët dhe familjet e tyre, shkruan Zhurnal.mk.

Stagnimi ekonomik nënkupton edhe uljen e prodhimtarisë e cila për pasojë solli uljen e numrit të orëve të punës si dhe humbjen e tërësishme të tyre e cila çoi në rritjen e papunësisë dhe varfërisë në nivel global, e cila në shumë shtete mund të pasohet me trazira sociale që përbën një rrezik potencial për paqen dhe stabilitetin botëror.

Shifrat e papunësisë në vitin 2020 ishin rreth 190 milion të pa punë më shumë në krahasim me vitin 2019, ku rreth 93 % të totalit të punëtorëve në botë janë prekur nga kufizimet e Covid-19, që si pasojë të ardhurat globale të punës gjatë pandemisë kanë rënë me rreth 8.3 % apo rreth 3.7 trilion dollarë rreth 4.4 të Prodhimit të Brendshëm Bruto Global (PBB). Ndërsa disa nuk u përjashtuan nga puna por përballën vetëm me shkurtim të orëve e cila në vitin 2020 ishte 8.8 % më e lartë në krahasim me vitin 2019 nëse orët e punës që janë shkurtuar llogaritet në vende pune do të ishte rreth 255 milion me pak vende pune, shkruan Zhurnal.mk

Këtij zhvillimi global të rënies ekonomike dhe rritjes së papunësisë nuk i shpëtoi as Republika e Maqedonisë së Veriut, i cili po përballet me të njëjta probleme që kishte edhe pjesa tjetër e botës, pra rënien ekonomike me saktë ne po përballemi me një recesion dhe me rritjen të lartë të papunësisë. Në vendin tonë`rreth 42 % e bizneseve u detyruan që ti mbyllnin aktivitete si pasojë e masave anti-kovid, rreth 81 % e bizneseve kanë deklaruar se kanë pasur rënie të të ardhurave, kurse 1/3 u shprehën se humbjet e kompanive të tyre gjatë kësaj periudhe arritën deri në 50 %, ndërsa deri në 21 % të bizneseve do të mbyllen aktivitetet si pasojë e pamundësisë për ta përballuar pandeminë.

Në periudhën para pandemisë numri i të papunëve në vendin tonë rregullisht ulej e cila ishte më shumë rezultat i emigrimit të popullatës së vendit tonë se sa realisht sukses i qeverisë. Numri i përgjithshëm i të papunëve sipas të dhënave të Entit të Statistikave për vitin 2020 është 155.949 ose 16.4 % ku si rezultat i masave numri i vendeve të punës është zvogëluar me rreth 2.7 %, për ne si vend pretendent për integrim në Bashkimin Europian kjo shifër është më shumë se dyfishi i mesatares se papunësisë prej 6.3 % që ka unioni.

Gjatë vitit 2019 numri i përgjithshëm i të papunëve në vend ishte 104.409 ndërsa gjatë pandemisë në periudhën janar- dhjetor 2020 numri i të papunëve shkoi në rreth 156.432 pra një rritje me shumë se 52 mijë të papunë, por duke pasur parasysh që një pjesë shumë e madhe e ekonomisë së vendit tonë është informale ky numër supozohet që të jetë shumë më i lartë se statistikat zyrtare që ne disponojmë.

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtete në zhvillim, me një nivel shumë të lartë të varfërisë ku sipas të dhënave çdo i pesti qytetarë është i varfër, rreth 455 mijë qytetarë apo rreth 22 % e numrit të përgjithshëm të popullatës janë në varfëri relative, kurse 110.000 qytetarë jetojnë në varfëri absolute me më pak se 40 denarë të ardhura në ditë, dhe gjatë periudhës së pandemisë kjo shifër pritet që të rritet nga 55 mijë deri në 130.000 që vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e humbjes së vendeve të punës apo edhe të ardhurave nga remitencat. Mesatarisht do të kemi rënie të të ardhurave nga 3 % deri në 12 % për familje në vendin tonë. Situata mund të rëndohet edhe më shumë me masat e reja që janë ndërmarrë për mbylljen e hoteleve dhe restoranteve ku rreth 30 mijë të tjerë do ti shtohen listës së të papunëve, dhe pasojat për buxhetin e shtetit do të janë të mëdha kur hoteleria dhe gastronomia kontribuojnë me rreth 15 % të BPV.

Masat ekonomike që ka marrë qeveria janë të pa mjaftueshme për rikuperimin e vendeve të punës apo edhe të ardhurave që kanë siguruar qytetarët nga puna e tyre, pasi punëtorët informal nuk do të përfitojnë asgje nga pakot ekonomike e cila po rezulton me rritjen alarmante të nivelit të varfërisë në vendin tonë. Këto shifra duhet të shërbejnë si këmbanë alarmi për qeverinë e vendit tonë e cila pos pakos ekonomike duhet të krijojë një strategji për ringjalljen e ekonomisë së brendshme.

Related posts

Arsovska nuk pranon debat me Shilegovin: Më degradon dhe mi mohon cilësitë e mia

Admin

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Admin

Taravari merr mbështetje edhe nga partia turke në Gostivar

Admin

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com