22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Cilat janë shkaqet që po çojnë në aksidentet rrugore në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 23 nëntor – Aksidentet e trafikut janë shëndrruar në një sfidë globale, me të cilën po përballen të gjitha shtetet e botës pa përjashtim, e numri i lartë i tyre dhe fatalitetet që po shkaktojnë ato kanë gritur alarmin në shumë vende, pasi ato janë shëndrruar në një kërcënim për sigurinë shoqërore, e kjo situatë ka përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, e cila edhe pse ka përmirsim në këtë aspekt vitete e fundit, por që numri i tyre dhe vdekejt që kanë shkaktuar ato vazhdojnë që të jenë një shqetësimi i madh në vendin tonë.

Aksidentete janë shëndrruar në një kërcënim të madh për sigurinë e jetës njerëzore, ku kjo pasqyrohet edhe në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të vitit 2018, ku si pasojë e saj kishin vdekur më shumë se 1.35 milion njerëz në tërë botën, e kjo është një shifër shumë e lartë që ka shkaktuar shqëtësim në nivel global. Sipas disa hulumtimeve që janë bërë në vitete e fundit, aksidentet në dekadën e fundit të shekillit XX përbënin shkakun e 9 për vdekjet në nivel global, kurse tani ato janë shkaku i tretë duke lënë pas fatalitete që skaktohen nga HIV-AID S dhe Tuberkuloza. Sipas po të njejtit raport të OKB-së, aksidentet rrugere janë vrasësit kryesorë të personave nga 5 deri në 29 vjeç, që është një e dhënë sa shqetësuese aq edhe alarmuse për sigurinë nacionale të shteteve.

Maqedonaie Veriut gjithashtu po përballet me këtë “pandemi” globale, ku në vitete e fundit janë amrrë pasa për të ulur numrine tyrre, por që fatkeqësisht edhe përkundër tyre, aksidentete vazhdojnë që të marrin jetën e shumë personave në vendin tonë, dhe të shkaktojnë shumë lëndime tek të përfshiirët në të, e kjo po i bënë ato një nga shkaktarët kryesor të fataliteteve dhe gjumtinevë, shkruan Zhurnal.

Numri i fataliteteve dhe të lënduarve në 5 vitet e fundit nga aksidentete rrugore në Maqedoninë e Veriut:

Vitet20162017201820192020
Perona të vdekur165155133132125
Persona të lenduar59716224586051645774

Kjo tabelë tregon se numri i fataliteteve në vendin tonë në 5 vitete e fundit është ulur ndjeshëm, por që përsëri ajo është i lartë në qoftë se krahasojmë me mesataren e Bashkimit Evropian, ku nëse marrim për bazë numrin prej 2 milnion banorë që ka Maqedonia e Veriut dhe përpjestojmë me numrin e fataliteteve do të shohim se në çdo 100.000 mijë banorë kemi 6.25 persona të vdekur nga aksidenti, ndërsa kjo shifër në Unionin Evropian është 5 persona të vdekur në çdo 100.000 mjë banorë.

Këto të dhëna janë inkurajuese, ku nëse marrim parasysh se në vitin 2002 numri i automjetëve në vendin tonë ka qenë rreth 250 mijë, kurse në vitin 2020 ato kanë arritur shifrën e mbi 550 mijë, që tregon se kemi dyfishin të automjeteve, ndërsa numri i fataliteteve në vitin 2002 ka qenë 176, ndërsa në vititn 2020 kemi 125, që tregon se siguria në komunikacion në vendin tonë po përmirsohet.

Egzisotojë një sërë shkaqes që po ndikojnë që Maqedonia e Veriut të ketë këtë numër të aksidenteve dhe fataliteteve si:

E para ka të bëjë me faktin se egzisotojnë shqetësime në lidhje me sigurinë teknike të automjeteve dhe homologimeve që kryhen në vendin tonë, ku ky proces nuk po kryhet në përputhje me standaret dhe rregullat ligjore, e kjo problematikë është paraqitur edhe në disa raporte vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare, e kjo neglizhencë apo pakujdesi po besohet se po mundëson që automjetet me defekte teknike të qarkullojë në rrugët e vendit, e si pasojë e kësaj po ndodhin kaq shumë aksidente dhe fatalitete nëpër rrugët e Maqedonisë së Veriurt.

E dyta lidhet me cilësinë e punimeve në infrastrukturën rrugore të vendit tonë, ku panifikimi jo i duhur, apo edhe korrupcioni gjatë tenderimit ka bërë që investimet të jënë të dobëta dhe larg standardeve të kërkuara, e kjo po besohet se është një nga shkaqet se pse po ndodhin kaq akisdente dhe kaq fatelitete në vendin tonë.

Një element tjetër që po besohet se po ndikon në aksidente, ka të bëjë me pa përgjegjshmërinë e autoriteteve shtetëroer për kontrrole më të detajuara dhe strikte ndaj pikave të homologimit, kontrollit dhe ndaj agjencive të trasnportit, të cilët po shfrytëzohen nga individ apo kompani për të shkellur standardet e sigurisë, e që ky mosveprim i tyre po kushton me jetë njerëzore.

Mundesa e ndëshkueshmërisë ndaj atyre që kanë thyer ligjin për siguri rrugore apo edhe zvarritja e proceseve gjygjësore, ndaja tyre që kanë shkaktuar tragjedi si ajo e “LLASKARCËS” po ndikon që mos ti jeptet shumë rëndësi parametrave teknike të automjeteve që lëvizin në rrugët e vendit tonë, pasi në rast se ndodhë diçka ata përsëri po e ndjejne veten të “aminstuar” nga e gjithë ajo, e kjo fatkeqësisht po na çon në tragjedi të reja, shkruan Zhurnal.

Maqedonai e Veriut në kohët e fundit është përballur me tragjedi të tilla komunikacioni që kanë lanë me dhjetra të vdekur, e kjo duhet që të jetë një këmbanë alarmi ndaj autoriteteve kompetente për të rritur sigurinë e komnikacionit, pasi në rast se kjo nuk bëhët, atëherë fatkeqësisht mund të gjendemi para një tragjedie tjetër të ardhëshme.///Zhurnal.mk

Related posts

Ambasadori Markovski për vizitë pune në Durrës

admin

Kushtetuta e RMV-së: Çështjen e besimit në Qeveri mund ta bëjnë së paku 20 deputetë

admin

Regjistrohen 601 raste me KOVID-19, janë shëruar 304, kanë vdekur 13 persona

admin