9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ Boris Georgievski rrugën për në Straçincë e di vetëm për zgjedhje ndërsa fshati nuk ka as ujë të pijshëm

Shkup, 7 tetor – Premtimet e pa realizuara të kryetarit të Gazi Babës nuk kanë të ndalur, pasi ai gjatë fushatës ka premtuar shumë, por që pas 4 viteve në krye të kësaj komune nuk ka realizuar pothuajse asgjë, e nga zotimet e pa mbajtura janë furnizimi i pa ndërprerë me uj të pijshëm për fshatin Straçincë dhe ndërimi i qendrës tregtare në lagjen Maxhari.

Të premtosh çdo gjë gjatë fushatave zgjedhore ka qenë trend në Maqedoninë e Veriut për një kohë të gjatë, por që pas përfundimit të zgjedhjeve dhe marrjes së votave që ka qenë edhe qëllimi kryesor i zotimeve, të njejtat i merr era duke mos gjetur zbatim në praktik, shkruan Zhurnal.

Politikani që është është ndoshta simboli më perfekt i premtimeve të mëdha dhe i realizimeve të vogla është kryetari aktual dhe kandidati për një madat të dytë në krye të Gazi Babës Borçe Georgievski, e që rikandidimi tregon se ai nuk është shqetësuar apo brengosur askpak se ka dështuar të implementoj ato për të cilët është zotuar.

Është shqetësuese edhe fakti se, pos realizimit shumë të dobët të investimeve kapitale gjatë mandatit të tij të parë, ajo që bie në sy është fakti se ato pak projekte janë realizuar në baza entike, që nënkupton se në lagjet apo fshatrat ku shqiptarët janë shumicë, ai nuk ka investuar asgjë, ndërsa në lagjet ku maqedonasit janë shumicë janë përfituesit kryesor të tyre.

Fshati Straçincë është një nga fshatrat e Gazi Babës, e cila është e banuar me shumicë apsolute shqiptare, e që banorët e saj për një kohë të gjatë i ka preokupuar mungesa e ujit të pijshëm, e që kjo sa e turpshme është edhe qesharake pasi që lagjet e kryeqendrës së vendit vazhdojnë që të vuajnë edhe për kushtet më elementare për jetë siç është uji, shkruan Zhurnal.

Në programin e tij ” Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë! në faqe 18 Borçe Georgievski premtoi zgjdhjen e problemit të ujit për të gjithë qytetarët e Straçincës e cila përfshinte ndërtimin e një tubacioni të ri të furnizimit, në gjatësi 8 km dhe dy stacione pompimi që do të sigurojnë furnizim të pandërprerë për banorët e saj. Ky projekt në bazë të progamit të Georgievskit kishte edhe afatin se kur do të duhet që të konkretizohej që ishte viti 2020, pra ajo duhej bërë brenda mandatit të tij të parë. Banorët e fshatit Straçincë vazhdojnë që të kenë mungesë të ujit edhe pse ka kaluar 1 vit nga afati kur ky projekt është dashur që të përfundojë, por që i njejti as që ka filluar, e që edhe Georgievskit është në përfundim të mandatit të tij të parë, e ndoshta ai përsëri do të vi në fshat për të kërkuar votat me premtimin se do t’ua sjellë ujin.

Si është e mundur që ky kryetarë nuk ka realizuar asnjë premtim në zonat shqiptare? A është thjeshtë koiçidencë apo është diçka më shumë?!

Një premtim tjetër që ka bërë Borçe Georgievski gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2017 ishte edhe ndërtimi i një qendre të re tregtare, por që si shumë zotime të tjera edhe kjo nuk u realizu edhe përkundër faktit se ai është në fund të mandatit.

Në programin e tij ” Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë! në faqe 23 thuhet se: “Pjesa e kinemasë ekzistuese do të rregullohet dhe do të ndërtohet një qendër e re tregtare. Ndërtimi i një qendre të re tregtare do të mundësojë tregtinë e organizuar të të gjithë biznesmenëve që kryejnë aktivitetin e tyre në vendbanimin “Maxhari” dhe ajo do të tërheq biznesmenë të rinj dhe do të krijojë vende të reja pune. Si pjesë e qendrës tregtare, do të ketë një parking, i cili do ta bëjë trafikun të sigurt”. Afati për ndërtimin e saj ka qenë viti 2020, por që edhe pse jemi një vit me vonesë nga koha kur ky projekt është dashur që të përfundojë, por që fatkeqësisht ai as që ka filluar, shkruan Zhurnal.

Të kërkosh përsëri votën e qytetarëve të Gazi Babës, edhe përkundër faktit se ke dështuar në realizimin e shumicës së projekteve për të cilat je zotuar, e për me keq që gjatë kësaj kohe edhe pak ato investime kapitalele që janë bërë janë bërë në baza etnik, e kjo nuk është tjetër pos një HIPOKRIZI që ndodhë vetëm në Maqedoninë e Veriut.///Zhurnal.mk

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com