22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ A po përdoret Antikorrupcioni si instrument presioni?

Shkup, 19 nëntor – Maqedonia e Veriut për një kohë të gjatë po përballet me nivel të larta të korrupcionit, e që shteti i ka shpallur “luftë” kësaj dukurie por kjo në opinioni publik kjo po vlerohet si një mbulesë që po shfrytëzohet për qëllime politike, ku lufta kundër saj po shërben edhe si një instrument presioni i qeverisë ndaj subjekteve opozitare , e situatat e krijuar ditët e fundit po shtojnë dyshimet dhe pikpyetje rreth qëllimit të vërtet që po fshihet pas betejës me këtë fenomen.

Korrupcioni është një dukuri të cilën e hasim që nga parahistoria kur ka filluar që të shkruhet historia e shoqësirë njerëzore, ajo vazhdon që të jetë ende e pranishëm në mesin tonë, e që ende nuk është zbuluar një formul se si mund të shpëtohet nga ajo, kjo të bënë të mendosh se ky fenomen do të jetë prezent deri sa të jetë edhe qenja njerëzore në këtë planet, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut që nga pavarsia po përballet me këtë sfidë, ku në raportet ndërkombëtare klasifikimi i vendit tonë ka shënuar ndryshime, ku herë jemi rënditur me lartë e herë më poshtë, por që gjatë tërë kësaj përiudhe ne kemi qenë në një pozitë jo të mir përballë kësaj dukurie. Fatkeqësiht vitet e fundit kemi rritje enorme të korrupcionit, ku sipas të dhëna të Transparency International vendi ynë në vititn 2020 është renditur në vendin e 111 në botë, që ishte një rënie prej 5 vendeve në krahasim me një vit më parë, ndërsa një rënie prej 18 vendeve në krahasim me vitin 2018. Ndërsa në bazë të një raporti nga Global Risk Profile thekson se Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e 85 në botë nga 196 shtet që janë marrë për bazë, e kjo renditje tregon se brenda 1 vitit në kemi rënie me katër vende në krahasim me vitin 2020, që paraqet një të dhënë shqëtësuese ku ne po humbin terren në luftën ndaj këti fenomeni, shkruan Zhurnal.

E vetëdijshme për këtë problematikë, qeveria ZAEV2 në vitin 2020 krijoi postin e Zëvendëskryeministrit të parë për luftën kundër korrupcionit, e cila krijohej për herë të parë në vendin tonë, e që u shpresua se tani ekzekutivi do të përpiqej vërtet për ta ulur nivelin e korrupcionit që po gërryen shtyllat e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu egzison edhe Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit që ka një qëllim, luftën për ta çrrënjosur këtë dukuri nga shoqëria dhe institucionet shtetëroe dhe shoqqëia jonë.

Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe që kanë egzistoar këto dy institucione për tu marrë me çështjet e korrupcionit, vendi ynë ka shënuar rregres dhe jo progres në këtë çështje, e kjo të bënë të besosh se ata nuk e kanë kryer misionin e tyre për të cilin janë themeluar, e kjo nënkupton se ata kanë dështuar në këtë aspekt. Ky dështim nuk është ndonjë problematikë shumë e madhe e cila mund të ndikojë që ajo të pushoj së egzistuari apo edhe reformohet, pasi tani ajo po merr nje rol pak më ndryshe nga ajo për të cilin është krijuar, ku tani po ngjan se ajo po shfrytëzohet për qëllime politike.

Tani lufta kundër korrupcionit po cilësohet nga partitë opozitare por edhe nga një pjesë e opinionit publik si një formë e presionit politik që po e ushtron pushteti ndaj subjekteve opozitare apo edhe individëve të cilët mendojnë apo veprojnë kundër qëllimeve dhe interesave të pushtetit, e që disa ngjarje që u zhvilluan ditët e fundit, po e bëjnë kedhe më të besueshëm këtë hipotezë apo dyshim që po qarkullojn, shkruan Zhurnal.

Mocioni i votmbesimit ndaj qeverisë krijoi një situatë shumë të komplikuar, ku edhe përkundër faktit se ajo i shpëtoi kësaj përpjekje të opozitës, ajo tani është me vetëm 60 deputet, e si pasojë e saj partitë në ekzekutiv janë në kërkim të deputetëve nga opozita për të krijuar një shumicë më stabile, e si synim ishte afrimi i Alternativës me katër deputetët e saj, por që e njejta refuzonte që të bëhej pjesë e ekzekutivit aktual.

Në periudhën që po zhvilloheshin këto ngjarje politike, “zgjohet” komisioni i anti korrupciont dhe kërkon ngritjen e padisë penale nda ish ministrit të Kulturës në periudhën nga 27 qershori i vitit 2019 deri më 30 gusht të vitit 2020 për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, i cili vinte nga rradhët e Alternativës, numrat e së cilës ishin jetike për ta mbajtur gjallë ekzekutivin aktual. Është më se e nevojshme që të ketë një luftë të pakompromis ndaj çdo keqperdorimi të poitës zyrtare apo korrupcionit, por të kërkohet hetim ndaj një personi që ka udhëhequr një ministri pak më shumë se një vit, dhe në një monet të tilël kur ekzekutivi ka nevojë për mbështetjën e këti subjekti, ndërsa në të njejtën kohë të “harrohen” ata që drejtojnë poste të larta për shumë vitë në kohën kurr vendi ynë po zhytet në korrupcion, të bënë të mendosh se e gjihë kjo ka vetëm një qëllim për të bërë presion ndaj atij subjekti për tu bërë pjesë e ekzekutivit edhe përkundër dëshirës së saj.

Ndoshta e para mund të jetë edhe një “koiçidencë”, por rasti i sotëm i ndërhyrjes së Policisë Financiare në komunën e Tetovës, ka shaktuar edhe reagime të shumta në opinion dhe ka përforcuar dyshimet se jo çdo gjë në këtë mes është e rastësishme. Tetova është një nga komunat e cila në zgjedhjet lokale u fitua nga Lëvizja BESA, e cila ishte në qeveri gjatë asaj kohe, por që pas tyre, ajo u largua nga ekzekutivi. Ndonsë policia financiare deklaruan se kishin ardhur të bënin një hetim për paraardhësin e ktyeati aktual, por koha dhe momenti që ishin bërë krijojnë dushime dhe shqetësime për qëllimin e vërtet të këti veprimi. Kjo ka shkaktuar reagimin e ashpër të Bilall Kasamit që është kryetari i aspozgjedhur dhe në të njejtën kohë edhe lider i Lëvizjes BESA e cila tani është pjesë e opozitës e që i njejti këtë e ka cilësuar këtë veprim si presion i hapur politik që po i bëhet atij dhe subjektit që ai përfaqëson, shkruan Zhurnal.

Këto dy situata që janë krijuar ditët e fundit pashmangshmërisht do të ndikojnë në rritjen e skepticizit dhë në uljen e besueshmërin në luftën kundër korrupcionit, pasi kjo nga oponioni publik po vlersohet se ajo po përdorur nga ekzekutivi më shumë për ti luftuar oponentët e tyre poltik dhe jo problematikën që po shkatërron institucionet shtetërore, pra korrupcionin.///Zhunal.mk

Related posts

Zaevi shprehu ngushëllime për viktimat në aksidentin, niset për në Bullgari t’i vizitojë të mbijetuarit

admin

Kriza politike, Selmani: Perspektiva e vendit mbi interesin partiak

admin

Në Kozle nga Covid-19 po mjekohen dy foshnje një muajshe binjakë

admin