9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë/ A duhet në çdo komunë të ketë qendra rinore? Të rinjtë kanë nevojë për shoqërim

Shkup, 6 tetor – Qendrat rinore nga viti në vit po marrin rëndësi edhe më të madhe në të gjithë shtete e botës, e kjo gjë është më e theksuar në shtete e zhvilluara, por që edhe ato me pak të zhvilluara i kanë dhënë rëndësi, pasi ato kanë një ndikim shumë pozitiv në shoqëri, por që fatkeqësisht edhe në Maqedoninë e Veriut po premtohen të njejtat, por që nuk po bëhet asgjë në drejtim të realizimit të tyre.

Shoqëria njerëzore gjatë gjithë egzistimit të saj është përballur me sfida të ndryshme, e njëra nga këto është kriminaliteti dhe fenomenet tjera negative në një shoqëri, të cilat në vitete e fundit po shënojnë rritje, e kjo është e shprehur sidomos tek të rijtë. Duke qenë se rinia është e ardhmja e një shoqërie, rritja e këtyre fenoemeve është një sinjal i keq që tregon se në cilin drejtim po shkon pjesa më vitale e një kombi apo shteti. Të dhënat janë të frikshme sa i përket kriminalitetit të grupmoshave të reja, ku sipas të dhënave të OKB-së, në mbarë botën rreth 200 000 vrasje ndodhin vjeç çdo vit midis të rinjve 10-29, e që është 42% e numrit të përgjithshëm të vrasjeve në nivel global që ndodhin çdo vit, shkruan Zhurnal.

Duke u gjendur në këtë situatë, shumë shtete të botës kanë ndërmarrë inciativa me qëlllim krijimin e politikave të cilët do të ndihmonin të rinjtë që të largohen nga aspeketet negative si droga, alkoholi dhe në të njejtën kohë të krijijojnë një mjedisi ku të gjithë të ndjehen të barabartë dhe larg çdo diskriminimi që ata mund ta hasin në mjediset tjera.

Për të arritur një gjë të tillë shumë shtete kanë krijuar qendra rinore, të cilët kanë si qëllim mbledhjen e të rijve nga shteresa të ndryshme pavarsisht dallimeve etnike, fetare, kulturore apo gjuhësore, që këto kanë prodhuar rezultate shumë të mira, që kanë ndikuar që shoqëria të bëhet më e mirë, pasi ndjenjat e bulizmit diskriminimit dhe paragjykimit janë ulur e kjo ka mundësuar krijimin e një shoqërie më të barabart.

Këto qendra u japin të rinjve mundësinë për të marrë pjesë në aktivitete argëtuese dhe kulturore ku ato i ndihmojnë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre fizike, sociale, emocionale dhe njohëse dhe të përjetojnë kënaqësi, miqësi dhe njohje, duke rritur vetbesimin tek ata dhe duke ndikuar që të rijtë të largohen nga veprimtarit kriminale dhe fenomenet tjera negative.

Si është situata në Maqedoninë e Veriut?

Мaqedonia e Veriut është një shtet multietnik, që nënkupton se këtu jetojnë grupe të ndryshme etnike, fetare dhe gjuhësore, dhe si e tillë bashkëjetesa është një element vital për paqen dhe stabilitetin e brendshëm, pasi në të kundërtën ky shtet nuk do të gjente qetësi apo do të rrezikonte edhe vet egzistimin. E kaluara historike mes dy popujve më të mëdhej në vendin tonë nuk është karakterizuar nga harmonia dhe bashkëjetesa, pasi si në të kaluarën por edhe tani egzisojnë paragjykime dhe mos tolerancë mes tyre, e kjo në të shumtën e rasteve vie si pasojë e mos njohjes së njëri-tjetrit.

E gjendur në këto rrethana, vendi ynë ka nevojë emergjente për qendra rinore, pasi në këtë mënyrë ajo do të mund të bënte bashkë të rinjtë dhe në këtë mënyrë ata domtë shoqëroheshim me njëri-tjetri dhe do të njihëshin më shumë, shkruan Zhurnal.

Fatkeqësisht këto qendra në Maqedoninë e Veriut premtohen shumë, sidomos në kohë fushate, por që në praktik ato shumë rrallë mund ti hasim, dhe qendra të tilla kanë vetëm në disa nga komunat e vendin tonë, por që janë shumë pak që të mund të arrijnë një rezultat pozitiv.

Ndonëse është miratuar ligji për Rininë në vitin e kaluar, e që në bazë të saj, ajo obligon komunat që në 5 vitete e ardhëshme të krijojnë qendra, e që ato janë përgjegjës për financimin nga 50 deri në 70 përdind e aktiviteteve të tyre, por që ky si ligj është shumë i mir, ndërsa në praktim është shumë vështirë i zbatueshëm.

Që nuk i kushtohet rëndësi rinis në vendin tonë tregojnë edhe të dhënat sa i përket masave anti-Kovid që u ndërmorën gjatë pandemisë, ku nga 99 vetëm 8 kishin të bënin me këtë kategori, pra rreth 8 %, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut duhet ti jap rëndësi të madhe qendrave rinore, e këtë domosdoshmëri e përforcon edhe fakti se ne si shtete multietnik, kemi nevojë për bashkëveprim më të madh mes grupeve etnike, fetare dhe kulturore, pasi vetëm në këtë mënyrë do ta njohim njëri-tjetrin dhe do të largojmë çdo fomë urrejtje dhe mostolerance në shoqërinë tonë.///Zhurnal.mk

Related posts

Zgjedhjet Lokale 2021, AP dhe PP do të monitorojnë procesin zgjedhor

Admin

Qytetarët e Maqedonisë së pari do ta dezinfektojnë gishtin dhe më pas do të votojnë

Admin

Regjistrohen 395 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Admin

Vrasje në Shkup, i biri ther nënën e tij

Admin

Reagim ASH – AA: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Admin

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com